Qytetërimi në Mars

0
132

Qytetërimi në MarsVetëdija se në galaktikën tonë, përveç Tokës, ka shumë botë të tjera të banuara nga qenie të gjalla sot është pasuruar nga një seri elementësh shkencorë të fituar nga kërkimi modern. Megjithatë, edhe pse mund të duket e habitshme, një vetëdije e tillë nuk buron nga vëzhgimi i trupave qiellorë të afërt me Tokën, domethënë të planeteve të sistemit diellor, por nga vëzhgimi i planeteve jashtëdiellore. Tentativa për të studiuar planetet diellore u bë në kohën e saj (dhe me shumë bonsens) nga disa astronomë të shekullit të kaluar, por ajo e kërkimit sot duket sa ka marrë dënimin nga ana më pak e “kulturuar” e shkencës së sotme. Në pozicione goxha të ndryshëm vendoseshin dy shkencëtarët e mëdhenj, studiues të Marsit, Slovskij e Sagan, sovjetik i pari dhe amerikan i dyti, në veprën (e shkruar sëbashku) “Jeta inteligjente e universit”: “Idea se nuk jemi të vetmit, ka rezultuar një prej më pjellorëve të shkencës moderne. Atomet e pranishëm në Tokë janë identikë me ata ekzistues në një galaktikë që gjendet në 3 apo 10 miliard vite drite larg. Njëlloj ndodhin të njëjtat ndërveprime, të njëjtat ligje të natyrës i qeverisin lëvizjet. Formula që shpreh tërheqjen, dhe sfera prej plumbi me masë të madhe në një laborator tokësor mund të përdoret edhe për të parashikuar me saktësi lëvizjet e yjeve binare apo orbitën e Hënës. Një prej midis intelektualëve revolucionarë kryesorë të Rilindjes, për të cilën luftuan Koperniku e Galileo dhe për të cilën Giordano Bruno humbi jetën, qe ideja se Toka nuk ishte gjë tjetër veçse një prej planetëve të shumtë në sistemin tonë diellor e më tej”. Doktor Ludwig Mirzoyan (1973), astronom pranë observatorit Byurakan (Armeni), ka pohuar se, “ekzistojnë 100 miliard yje ose diej vetëm në galaktikën tonë, disa prej këtyre natyrisht që posedon sigurisht planetë si i joni. Në një rreze prej 100 vitesh drite, mund të ekzistojnë të paktën 10 Toka si kjo e jona”. Pavarësisht kësaj, shumë midis shkencëtarëve që e konsiderojnë të mundur dhe shumë probabël praninë e jetës inteligjente në univers, e konsiderojnë megjithatë joprobabël që mund të ndodhë ose që tashmë ka ndodhur një kontakt me Tokën. Ashtu si në shumë raste të tjera, “njeriu i shkencës”, duke kundërshtuar premisat galileane, të cilave logjika shkencore duhet t’i referohet, për të justifikuar një paragjykim të sajin, gjendet e shtrënguar në afirmime falas që ngatërrohen prej paqartësisë së formulimit dhe prej varfërisë së përmbajtjes. Kështu, aspektin e një teksti divulgues, lexojmë: “Për sa i përket mundësisë së një kontakti pakashumë të drejtpërdrejt midis nesh dhe të jashtëtokësorëve eventuale pengesa kryesore, edhe në këtë rast, përbëhet nga distanca e madhe që e ndan Tokën dhe pjesën tjetër të sistemit diellor nga yjet e tjera të pajisur me planetë në gjendje që të presë dhe zhvillojë jetën (…) kështu që mund të pohohet me arsye se asnjë jashtëtokësor nuk ka ardhur ndonjëherë të na gjejë (…) në çdo rast, edhe pse nuk kemi marrë asnjëherë vizita nga ana e jashtëtokësorëve, kjo nuk do të thotë se nuk është interesante të kërkoheshin”. Pa asnjë justifikim, planetet e sistemit diellor, fqinjët tanë të shtëpisë, janë përjashtuar në mënyrë sistematike dhe e gjitha kjo konfiguron një operacion që do të presupozonte të paktën elementë të qëndrueshëm në favor të këtij referimi i pabesueshëm. Dhe, në fakt, kërkimi i jetës fillon pikërisht nga Marsi.

 

Kërkimi

Kërkimi i jetës fillon nga Marsi Njeriu tokësor e ka vëzhguar kozmosin qysh nga kohërat më të lashta. Fillimisht ishte i kufizuar vetëm në përdorimin e syve, nga shekulli i XVII-të e më pas ka përdorur instrumenta dora-dorës gjithnjë e më të përsosura. Akoma në shekullin e XVII-të, instrumenti i vetëm në dispozicion të njeriut për vëzhgimin e qiellit ishte dylbia dhe, në disa raste, teleskopi. Në atë kohë, njeriu ishte i vetëdijshëm për faktin se, dritarja e vetme nga e cila mund të shikonte kozmosin përfaqësohej nga instrumentat, lidhur me të cilët, nga ana tjetër, ishte absolutisht i bindur se ndodhej përballë mjetesh shumë të kufizuara. Mjafton të konstatosh pakënaqësinë e shprehur nga Schiaparelli, kur profetizonte se të gjithë misteret e Marsit do të mund të zgjidheshin vetëm kur të ishte e mundur të merreshin masa të sakta lidhur me imazhet fotografike të Planetit të Kuq. Duket e pabesueshme, por Schiaparelli u referohej fotografive të afërta të ardhshme, megjithëse akoma nuk ishte në gjendje të bëhej fjalë për imazhe që do të mund të kryheshin nga instrumenta afër me planetin. Praktikisht, deri në atë moment, astronomët kishin kërkuar të afronin Marsin me Tokën, duke qëndruar në këtë të fundit. Ishte si të hidhej një litar dhe të lidhej Planeti i Kuq, për të kërkuar që të vëzhgohej më mirë. Kjo ishte bërë me teleskopët dhe gjëja arrinte në mënyrë shumë të përafërt, pasi Marsi mbetet gjithsesi një planet mjaft i vogël dhe distanca megjithëse minimale nga Toka nuk është asnjëherë më e vogël se 55 milion kilometra. Megjithatë, e gjitha kjo mbetet një pengesë e madhe për atë që do të donte të përdorte instrumentat optike për një studim sistematik (më mirë për një “vëzhgim pa pretendime”) i asaj pike ngjyrë të kuqe të vendosur në qiell! Kështu që duhet pranuar se, puna e kryer nga astronomët e shekujve të kaluar ishte një punë e madhe, një impenjim i madh i kryer me përdorimin maksimal të të gjitha mjeteve në dispozicion të shkencës dhe, jo për faj të tyre, ata pionierë të astronomisë deskriptive (planetologji) sigurua rezultate të ndryshme dhe, shpesh kontradiktore. Kështu qenë zbuluar tashmë kallotat polare të Marsit, domethënë prania e akullit (jo domosdoshmërisht i përbërë nga uji), ishte vëzhguar ai që më pas do të quhej “Mali Olympus”, mali më i lartë i Marsit dhe ndoshta i të gjithë sistemit diellor (që Schiaparelli e pagëzoi “Nix Olimpica”, duke i ngatërruar retë me akull, duke qenë se ky vullkan i shuar ngrihej në një lartësi prej rreth 27 kilometrash nga niveli mesatar i Marsit), qenë vërejtur të ashtuquajturit kanale, të gjykuar nga disa me natyrë artificiale, më pas, në një kohë të dytë, të konsideruar joekzistentë, megjithatë më pas të rezultuar, pjesërisht, konsistues në rrugë me origjinë lumore apo në vargmale të mëdha. Ndodheshim kështu përballë të dhënash që provokonin debate dhe konfuzione, tronditje të mëdha dhe reagime të palidhura kryesisht të markës konservatore, ku vetëm disa kuptonin se ishte e drejtë të qëndrohej në pritje kontrollesh të mëtejshme. Kemi theksuar zbulimin e mëparshëm (të ndodhur në shekullin tonë) e natyrës lumore të disa midis kanaleve të vëzhguara në shekujt e kaluar. Në mënyrë korrekt, pas formulimit të hipotezave të para lidhur me kanalet, është proceduar më pas me zbulimin e shumë strukturave lumore, në meritë të së cilës ekzistenca, në epokën e vëzhgimeve të para, nuk kish qenë e mundur të formulohej asnjë lloj hipoteze. Si ishte arritur në këto zbulime të reja? Ishte tani në posedim teleskopësh të rinj dhe më të fuqishëm? Aspak. Mjafton të mendosh se sot teleskopi tokësor më i madh, “Hubble”, që operon jashtë nga Toka (duke qenë i vendosur në orbitë rreth planetit tonë), nëqoftëse vendoset në drejtim të Marsit, arrin mezi që të dallojë disa prej formacioneve më të mëdha malore e asgjë tjetër, kuptohet me asgjë tjetër të detajuar. Një e dhënë duhet nxjerrë në pah: në zbulimin e natyrës lumore të disa kanaleve, pse jo dhe në zbulimin e të tjerëve, gjithmonë me origjinë lumore, krejtësisht të panjohur nga vëzhgimet e astronomëve të shekujve të kaluar, nuk është arritur nëpërmjet vëzhgimeve astronomike nga Toka (astronomi pozicioni). Është e mundur kështu të kryhet menjëherë një diferencim i parë: rezultatet e para të referuara studimit të Marsit u siguruan në shekullin e XIX-të prej meritës së disa astronomëve të mëdhenj, pionierë të vërtetë të shkencës moderne dhe pionierë të vërtetë të studimit të planetit Mars. Momenti i dytë operativ u bë i mundur në fakt nga vëzhgimet e kryera nga instrumenta të vendosur në orbitë rreth Planetit të Kuq. Kështu, fluturimet hapësinore i kanë hequr astronomisë klasike dhe astronomisë deskriptive (që nuk dispononte foto satelitare) monopolin e vëzhgimit të Marsit, megjithëse nuk duhet harruar se, misionet hapësinore u bënë të mundur pikërisht nga përpunimi i masës së madhe të të dhënave të grumbulluara më parë nga astronomët. Do të dukej e natyrshme të imagjinohej një vijueshmëri metodologjike midis studimeve të kryera (midis fundit të shekullit të XIX-të dhe fillimeve të atij të XX-të) nga kërkuesit nëpërmjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency