Juventusi ngec ndaj Udinezes, Interi humbet dhe ndaj Sasuolos

0
128

Juventusi UdinezeBardhezinjtë nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim ndaj Udinezes ndërsa Napoli ka përfituar për të ngushtuar diferencën me Romën

Inter i Shaqirit ka zhgënjyer edhe ndaj Sasuolos pasi është mundur me rezultatin 3-1 duke zhgënjyer dhe njëherë tifozët zikaltër

Kampionaiti ka dhuruar spektakël në fundjavë.Juventus nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i Romës për t’u shkëputur akoma më shumë në krye, ndërsa Napoli nis arratinë e parë për vendin e 3-të në Serie A duke ngushtuar ndjeshëm dhe diferencën me verdhekuqtë. Në “Bentegodi” të Veronës, dy autogola dhe një finalizim i Gabiadinit i japin fitore jugorëve të Benitezit, që triumfojë 2-1. Një autogol i Cesar i dha epërsinë formacionit të Napolit në pjesën e parë, por Britos  mendoi të barazonte “dhuratat” në fushë duke shënuar dhe ai në portën e tij. Presioni i Napolit u konkretizua në pjesën e dytë të lojës, me Gabbiadinin që shënoi golin e 3 pikëve për të tijtë.Juventus nga ana tjetër u frenua në një barazim pa gola 0-0 përballë Udineses. Ekipi i Allegrit krijoi shumë në këtë 90 minutësh por nuk arriti të konkretizojë duke ruajtur të njëjtën diferencë pikësh me ndjekësit verdhekuq, prej shtatë pikë. Humbje surprizuese pësoi Lazio në Cesena, me bardhëkaltërit që u mundën 2-1.Të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë.Defrel shënoi në minutën e 60-të, ndërsa Cataldi me një autogol i dha epërsinë e dyfishtë Cesenas në mintuën e 77-të.Goli i Kloses ndërkohë pati thjesht vlera statistikore.Në Torino shpërtheu Quagliarella me një tregolësh në fitoren 5-1 ndaj Sampdorias, ndërsa në pjesën e dytë debutoi dhe Samuel Eto’o.

 

Interi zhgënjen përsëri

Pas disfates me Torinon, Inter peson nje tjeter humbje ne kampionat dhe kete here ndaj skuadres qe fazen e pare e shkaterroi me rezultatin 7-0. Sasuolo iu kunderpergjigj skuadres zikalter me nje fitore 3-1 qe e ngjit ne klasifikim duke e larguar nga zona e ftohte, duke parakaluar madje edhe Interin në klasifikimin e pergjithshem. Zikaltërit që u prezantuan ne Reggio Emilia me Shaqirin dhe Palacion ne majen e sulmit, e nisen ndeshjen me dy aksione te rrezikshme qe nuk u finalizuan nga Donkor dhe Vidic, por me pas skuadra e Di Francescos fitoi terren per te dhënë shkëndijëat e para në portën e miqve. Zaza me koke ne minuten e 14 dha sinjalin e pare, por nuk kaluan shume minuta dhe sulmuesi I kombetares leshoi nje te majte qe shtangu Handanovic. Interi pesoi nje shok dhe kete e reflektoi ne fushen e blerte sepse Sassuolo nuk gjeti qetesi duke kerkuar rrjeten e dyte qe e sigloi me Sansonen ne minuten e 29-te. Mesfushori i skuadres vendase realizoi nje supergol pasi beri gjithcka vete duke u nisur nga e majta e sulmit. 2-0 dhe ndeshja u kthye ne malore per Interin qe nuk gjeti zgjidhje per te care mbrojtjen e ndertuar nga Di Francesco. Guarin shperdoroi edhe pasimet me elementare ne mesfushe, ndersa Shaqiri I vetem u perplas me murin e Sasuolos. Në pjesën e dytë, Interi ndryshoi fytyrë me Shaqirin që udhëhoqi fazën sulmuese dhe ishte poikërisht lojtari I lindur ne Gjilan qe goditi shtyllën në minutën e 64, ndërsa 3 minuta më pas tentoi te shtangte Consiglin me një parabël. Në finalizim zikalterit u duken te paqartë dhe kjo u reflektua edhe ne minuten e 75 kur Dodo nuk arriti te shfrytezonte paasimin e debutuesit Brozovic. Icardi ishte ai që ngushtoi diferencën 8 minuta nga fundi por koha e mbetur nuk rezultoi e mjaftueshme qe Interi te dilte te pakten me nje pike nga transferta e Sasuolos qe shenoi edhe golin e trete me Berardin Ne kete menyre, ekipi i Mancinit zbret në vendin e 12 të klasifikimit me 26 pikë, 2 më pak se ekipi I Di Francescos.

 

Mançini: Skuadra luajti mirë

roberto Mancini është shprehur se Interi nuk meritoi t’i humbte dy ndeshjet e fundit në Serie A, sepse po luan mirë në këtë periudhë. Pas humbjes në shtëpi nga Torino (0-1), ziklatërit pësuan edhe në udhëtim te Sassuolo (3-1) dhe tashmë renditen në vend të 13-të në tabelë. “Nuk mendoj se patëm qasje të gabuar ndaj ndeshjes. Luajtëm mirë në gjysmën e parë, por pranuam gol nga shansi i parë i Sasuolos”. “Bëmë gabime në disa situata dhe ua mundësuam golin e dytë, por në 20 minutat e para të ndeshje dhe në pjesën e dytë, ne luajtëm mirë”.“Po e përmirësojmë posedimin e topit, por na duhet të luajmë më mirë në fazën ofensive”.“Jam i zhgënjyer për djemtë. Ata absolutisht nuk merituan t’i humbin këto dy ndeshjet e fundit”, ka deklaruar Mançini.

 

Ikardi dhe Guarin debatojnë me tifozët

Tifozët e Interit ishin të pranishëm në numër të madh në Sasuolo për të përcjellë ndeshjen në udhëtim.Por, pas disfatës ata duket se nuk e kanë kaluar mirë rezultatin.Humbja ka bërë që tifozët të dëshpërohen dhe të vërshëllejnë e të fyejnë ekipin e tyre.Kjo bëri që Ikardi sipas La Gazzetta dello Sport të shkonte në drejtim të tifozëve për t’i sharë ata dhe për të nxitur edhe më shumë polemika pas problemit me Osvaldon.Edhe Guarin bëri një gjest të ngjashëm duke rrahur zemrën dhe duke kërkuar përkrahjen e tifozëve.Interi gjendet 11 pikë larg vendit të tretë që e dërgon në Ligën e Kampionëve dhe nëse Napoli e mposht Kievon do të bëhen 14 pikë me 17 ndeshje të mbetura.

 

Roma arrin marrveshje me Ibarbo

Skuadra nga kryeqyteti italian, Roma, ka arritur marrëveshje për transferimin edhe të një sulmuesi tjetër në Olimpiko. Emri më i ri i cili do të zbarkojë në Romë, është sulmuesi kolumbian Victor Ibarbo, i cili është pjesë e Kaljarit nga viti 2011. Sipas medieve italiane më saktësisht ekspertit të merkatos, Xhanluka Di Marzio, Roma dhe Kljari kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit me të drejt blerje. ‘Giallorosët’, do të paguajnë dy milionë euro për huazimin e lojtarit dhe tetë të tjera në verë për blerjen komplete të tij. 24-vjeçari gjatë ditës së sotme pritet t’i kryej vizitat me Romën.

 

Drogba: Nuk tërhiqem, vazhdoj te Chelsea

Sulmuesi veteran, Didier Drogba, është zotuar se do të luajë edhe në edicionin e ardhshëm me Chelsean. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, por ka paralajmëruar se nuk do të pensionohet dhe shpreson në rinovimin e kontratës. “Në sezonin tjetër, sërish do të jem lojtar i Chelseat”, ka thënë 36-vjeçari për Telefoot. Drogba kaloi vitet e arta të karrierës së tij në Stamford Bridge (2004-2012), para se të transferohej te Shanghai Shenhua (2012) dhe pastaj te Galatasaray (2013-2014). Ai u kthye sërish në Londër në fillim të këtij sezoni dhe po i shërben Hoze Mourinjos në rrugën për të fituar tituj të tjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency