Backstreet Boys me një dokumentar

0
127

dokumentar backstreet boysNjë rikthim i fuqishëm është menduar për Backstreet Boys, të cilët nuk do të vijnë me një projekt të ri, por me një dokumentar. Më konkretisht, Backstreet Boys kanë vendosur të rikthehen me një dokumentar për jetën e tyre. Të titulluar “Backstreet Boys: Show ‘Em What You’re Made Of”, ata do të rrëfejnë jetën e tyre në këtë grup, që mori famë kudo në botë. Dokumentari në fjalë do të shfaqet për publikun në 30 janar të këtij viti.

 

Shakira sjell në jetë fëmijën e dytë

shakira1-300x215Këngëtarja 37-vjeçare Shakira ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë në një spital në Barcelonë. Pas disa ditësh e shtruar në spital Shakira ka lindur një djalë të shëndetshëm. Babai i djalit, futbollisti Gerard Pique 24 orë para lindjes së djalit festoi dhe fitoren e Barcelonës ndaj Atletiko Madridit. Mediat shkruajnë se ende nuk është bërë i ditur emri që Shakira ka zgjedhur për djalin e saj të dytë.

 

Amanda Holden nuk vesh asgjë poshtë palltos

amanda-300x171Amanda Holden u shfaq mjaft në formë në audicionin e “Britan’s Got Talent”. Aktorja tregoi shumë më tepër kur zbriti shkallët dhe u dallua se poshtë palltos nuk kishte veshur asgjë. 43-vjeçarja pozoi për fansat e saj, të cilët nuk hezituan të qeshnin dhe të shikonin Holdenin. Sipas tabloidit anglez “Mirror”, Amanda ishte e vetëdijshme për performancën e saj dhe nuk hezitoi të fshihte se poshtë nuk palltos nuk mbante te veshur asgjë.

 

Miley Cyrus e largon Kimin nga kopertina e revistës “Love”

miley-cyrus-690x885Kopertina e revistës “Love” që ka qarkulluar që në fillim të kësaj jave në rrjetet sociale, me Kim Kardashian dhe Cara Delevingne, ka pësuar një ndryshim. Miley Cyrus ka fshirë foton e Kim Kardashian nga kopertina e revistës për të vendosur të sajën. Në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, Miley ka publikuar këtë foto për të treguar se Cara është mikja e saj dhe se mes tyre ka dashuri të pafundme.

 

 

 

Barrymore: Ja ç’kam hequr në fëmijëri

drew-barrymore-690x518Aktorja Drew Barrymore ka rrëfyer detaje për fëmijërinë e saj duke thënë se ka ndjerë mungesën e prindërve. “Në të vërtetë unë nuk kam pasur prindër”, – ka theksuar aktorja. Sipas saj, gjatë fëmijërisë së saj prindërit nuk i kanë qëndruar pranë dhe ajo shpesh ka ndier mungesën e tyre. Ajo thekson se ky fakt e ka mësuar të mos e neglizhojë familjen e saj dhe të mundohet të jetë gjithmonë e pranishme për dy fëmijët e saj, Olive 2 vjeç dhe Frankie 9 muaj, si dhe bashkëshortit Will.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency