Albani e shpreh dashurinë vetëm me një fjalë

0
158

alban2Alban Skënderaj ndonjëherë mjaftohet të përshkruajë dashurinë që ndien për Miriam Canin vetëm me një fjalë. Në një foto që ka postuar në “Instagram” ai ka shkruar “Përgjithmonë…” Kjo foto ka ngjallur shumë reagime tek fansat, të cilët i kanë komplimentuar për dashurinë e pastër. Çifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj vijojnë të jenë një prej më të preferuarve të publikut shqiptar, lidhja e të cilëve komentohet gjerësisht në media.

 

Ja cila është e fejuara e Sinan Hoxhës

sinan hoxhaSinan Hoxha i ka dhënë fund beqarisë e ndërsa më në fund ka zbuluar partneren e tij, e cila jeton në Gjermani. Pas një lidhjeje 2-vjeçare, për të cilën Sinani nuk ka dhënë asnjë hollësi për median rozë, ai ka hedhur një hap përpara sa i takon kësaj romance. Sinani i ka dhuruar asaj unazën në mjediset luksoze të lokalit “20 up” në Hamburg, ku dhe kanë festuar në një mbrëmje romantike. Burime pranë këngëtarit thanë se e fejuara e tij është 22 vjeçe dhe jeton në Gjermani.

 

Gena “mbytet” mes femrave seksi

genaKëngëtari i njohur i muzikës pop-folk, Gena, ka treguar se është i apasionuar pas femrave. Gena në Tajlandë jo vetëm që po kalon pushime me të dashurën e tij, por ai edhe ka shfrytëzuar rastin për të takuar femra të tjera. Ai shihet duke u kënaqur në mes të balerinave braziliane që janë pothuajse të zhveshura. Gena pra, ky njeri që u këndon vuajtjeve të dashurisë, duke u kënaqur krahas feminitetit. E mrekullueshme…

 

 

 

Emina Çunmulaj: Dua tre fëmijë

eminaEmina Çunmulaj planifikon të ketë të paktën tre fëmijë dhe dëshiron të jetë “nënë e përkryer” siç ka qenë nëna e saj. Supermodelja e njohur shqiptare, e cila e zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë të fundit dhënë të përditshmes malazeze “Dnevne Novine”, ku ka folur edhe për jetën private. “Do doja që në jetën time të bëhem të paktën nënë e tre fëmijëve”, – ka thënë modelja. “Dua që të jem nënë e përkryer, ashtu siç ka qenë nëna ime. Gjinia e fëmijëve nuk ka shumë rëndësi, kryesorja është që të jenë shëndoshë e mirë e të tjerat vijnë më pas”, – ka shtuar ajo.

 

Blero lançon “N.U.N”, remiks nga Prygo

bleroprygo-e1422610154527 Blero ka lançuar versionin ritmik të hitit të tij të fundit “N.U.N”, një remiks i realizuar nga producenti Prygo.

Këngëtari kosovar paralajmëroi lansimin e versionit remiks të këngës, pasi kaloi shifrën e 5 milionë klikimeve në YouTube. Versioni remiks i hitit, i lansuar mbrëmë, është i realizuar në bashkëpunim me SoulKid dhe është shoqëruar me një video të realizuar me sekuenca të marra nga klipi i këngës origjinale. “Out now – This one is 4 DJ’s : ) 1love @prygomusic @ukithesoulkid @imaginefilms@vlorijanhalili”, – ka shkruar Blero përmes “Instagramit” të tij.

 

Eliza në botën e librave

elizas-e1422540849319Këngëtarja shqiptare e dashur për shumë fansa si duket nuk po mund t’u ndahet librave. Eliza Hoxha përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale të “Instagramit”, na bën të ditur se gjendet në Austri, por arsyeja e qëndrimit në këtë shtet nuk dihet. Këngëtarja e hitit “Me ritëm do vallëzoj” si duket nuk ka edhe shumë kohë që të argëtohet, pasi që në foto shihet në një ambient me plotë libra. “Nëpër biblioteka. Austria. Eli Krasniqi i ka fajet”, – ka shkruar ndër të tjera Eliza në “Instagram”, ku shihet duke lexuar në një bibliotekë. Kujtojmë se për veprimtarin e saj në profesionin si arkitekte, më 2 prill 2010, nga ana e Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës u nderua me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës”. Ndërsa deri më tani ka botuar gjatë albume dhe disa videokëngë, të cilat janë bërë hite dhe të pëlqyeshme nga publiku shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency