Adrian Paci me ekspozitë në Athinë

0
125

ppaciGjatë ekspozitës do të shfaqet edhe filmi me titullin “The Guardians”, si një reflektim poetik në raportin mes fëmijërisë dhe vdekjes. Tregimi i filmit ndodh në qytetin e lindjes së artistit, Shkodër, në një varrezë. Në vitin 1990, këtë varrezë nisin ta pastrojnë disa të rinj, duke e larguar pluhurin prej varrezave dhe emrave të të vdekurve.

Do të jetë kësisoj ekspozita e tij e parë në Athinë. Më datë 5 shkurt, artisti i njohur Adrian Paci hap “The Guardians”, ekspozitën me punë të reja enkas për këtë prezantim artistik në kryeqytetin grek. Instalacioni kryesor i ekspozitës i quajtur “Names”, konsiston në numrin e madh të imigrantëve në Greqi të cilët i kanë ndërruar emrat e tyre për ti kthyer ata në emra grekë. Puna synon të merret me qëndrimin neutral krahas këtij fenomeni. Siç thotë vetë Paci, qëllimi kryesor i tij është ta transformojë “Kalfayan Galleries”, vendin ku do ta hapë ekspozitën, në një agjenci ku njerëzit që e kanë ndërruar emrin mund ta shkruajnë në fakt emrin e tyre të vërtetë.

“Në këtë mënyrë, imigrantët që e konsideruan emrin e tyre të vërtetë problematik për integrimin e tyre në Greqi, janë të ftuar që ta shkruajnë atë në një copë të vogël letre”, – thotë Paci.

Gjatë ekspozitës do të shfaqet edhe filmi me titullin “The Guardians”, si një reflektim poetik në raportin mes fëmijërisë dhe vdekjes. Tregimi i filmit ndodh në qytetin e lindjes së artistit, Shkodër, në një varrezë. Në vitin 199, këtë varrezë nisin ta pastrojnë disa të rinj, duke e larguar pluhurin prej varrezave dhe emrave të të vdekurve. “Imazhi i këtyre të rinjve që lajnë këto varre po sillet në kokën time tash e disa kohë”, – pohon Paci.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency