Pikat ku do të merret karta/ Pensionistët dhe të punësuarit, ja çfarë përfitojnë me kartën e shëndetit

0
316

“Një pensionist, i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës, duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit”

karte shendeti Në vend të librezës shëndetësore të gjithë të punësuarit, pensionistët dhe një sërë kategorish të tjera do të pajisen me kartën e shëndetit. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka paraqitur ditën e djeshme kartën, e cila pritet lehtësojë vizitat te mjekët dhe marrjen e ilaçeve. Kush përfiton nga karta e shëndetit? Përfitojnë të gjithë të siguruarit: pensionistët, veteranët, invalidët, të punësuarit, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit etj.

 

Si përfitohet karta?

Një pensionist, i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës – duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit dhe të ketë me vete librezën e vjetër dhe kartën e identitetit. “Ju jeni një i punësuar që keni një librezë shëndetësore së cilës i ka skaduar afati, duhet të shkoni në të njëjtën pikë ku keni marrë librezën e shëndetit për t’u pajisur me kartën e re. Operatori ynë me të dhënat që i ka në sistemi, ju printon në vend kartën e re. Për shembull, kur jeni i punësuar dhe keni paguar rregullisht kontributet, por nuk keni pasur asnjëherë librezë shëndetësore, mund të pajiseni me kartë shëndeti në këtë rast. Nëse nuk jeni i regjistruar pranë mjekut të familjes, duhet të zgjidhni një mjek në qendrën shëndetësore të zonës ku ju banoni. Mjeku që ju përzgjodhët, ju regjistron në regjistrin elektronik të pacientëve të tij. Pas kësaj, ju shkoni në pikën e shpërndarjes së kartës së shëndetit, duke pasur me vete kartën e identitetit dhe librezën e kontributeve”, – përmend në një njoftim Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

 

Katër avantazhet

-Karta e shëndetit lehtëson pacientët, sidomos pensionistët apo veteranët të cilët nuk kanë nevojë të rinovojnë periodikisht kartën, sikurse ndodh sot me konsumimin e fletëve të librezës së shëndetit. Më konkretisht, një pensionist i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës – duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit dhe të ketë me vete librezën e vjetër dhe kartën e identitetit. Punonjësi ynë në pikën e shpërndarjes i printon në vend kartën e re, të cilën e ka përgjithmonë, pra nuk ka nevojë ta rinovojë.

-Falë kartës së shëndetit, shkurtohet edhe koha e pritjes së pacientëve sa herë vizitohen pranë mjekut të familjes, pasi mjekët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar.

-Pacienti do të marrë më shpejt shërbimin në farmaci për recetat e rimbursueshme, pasi evitohet koha e pritjes për regjistrimin e fletëve të librezës.

-Një tjetër avantazh i kartës së shëndetit është se ajo është e printuar, ndërsa libreza shëndetësore plotësohet me dorë.

-Gjithashtu karta realizon lidhjen e ID kombëtare me personin përfitues, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e të dhënave me institucione të tjera në sistem.

 

Fondi

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, është shprehur gjatë konferencës ku u prezantua karta e shëndetit se tashmë janë shpërndarë rreth 12 mijë kartat e para. Drejtori i Fondit garantoi të siguruarit dhe pensionistët se libreza shëndetësore që ata kanë aktualisht nuk do të hiqet nga qarkullimi derisa të merret karta e shëndetit. “Karta e shëndetit është e lidhur dhe me ID kombëtare, çka lejon njohjen dhe bashkërendimin e të dhënave në sisteme të ndryshme. Diçka tjetër që do theksoja është se, pavarësisht se një simbolike, por nëse paguanin diçka për librezën shëndetësore, tashmë karta do t’u shpërndahet falas shtetasve shqiptarë që e përfitojnë nga FSDKSH”, – tha Beci. Për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, karta e shëndetit është një risi, e cila pritet të ndihmojë të gjitha shtresat.

 

Afati i kartës së shëndetit sipas kategorive

 

Kategoria përfituese Dokumenti  vërtetues Afati i përfitimit
I punësuar Libreza e kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe Shëndetësor.

Do të konsiderohen edhe shënimet e bëra nga punëdhënësi, për raportet mjekësore, që paguhen nga ISSH.

6-muaj nga data e lëshimit
I vetëpunësuar Libreza e kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe Shëndetësor 3-muaj nga data e lëshimit
Sigurim vullnetar Kontrata me FDSKSH.

Dokumenti që vërteton derdhjen e kontributit vullnetar pranë drejtorisë rajonale/degës

Sipas kontratës me FDSKSH
Fëmijë 0-12 muaj Certifikatë lindje Nga data e lëshimit deri në moshën 12 muaj
Femijë 1-18 vjeç Certifikate lindje Nga data e lëshimit deri në moshën 18 vjeç
Student 18-25 vjeç Karta e identitetit.

Vërtetim nga universiteti përkatës, brenda ose jashtë vendit (i përkthyer dhe noterizuar për universitetet jashtë vendit)

1 -vjecar nga data e leshimit deri ne moshen 25 vjeç
Kujdestar për invalidët

para/tetra-plegjikë

Libreza  kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe Shëndetësor Pa afat
Invalid i plotë Vërtetim invaliditeti nga Sigurimet Shoqërore/ Libreza invaliditetit Pa afat
Invalid i pjesshëm Vertetim invaliditeti nga Sigurimet Shoqërore/ Libreza invaliditetit Nga data e lëshimit të kartës, deri në afatin e vërtetimit
Invalid  lufte Vertetimi invaliditeti nga sigurimet shoqerore/ Libreza invaliditetit Pa afat
Veteran Statusi i veteranit/ Libreza veteranit Pa afat
Pensionist Libreza pensionit sipas kategorive të Sigurimeve Shoqërore Pa afat
Pension i parakohshëm, i pjesshëm, i reduktuar Libreza pensionit sipas kategorive të Sigurimeve Shoqerore Pa afat
Person pa pension pleqërie Karta e identitetit ose certifikata e gjendjes civile që vërteton moshën mbi 65 vjet për burrat dhe mbi 60 vjet për femrat Pa afat
I verbër Libreza përkatëse e lëshuar nga drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ose

Vendim i Komisionit të Verbërisë

Me afat sipas librezës/vendimit të komisonit
Jetim Libreza përkatese e lëshuar nga drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Sipas afatit të librezës, por jo përtej moshës 25 vjeçare
Përfituese e lejes së lindjes Sipas shënimit të punëdhënësit në librezën e kontributeve                                             Me afat sipas librezës
Grua shtatzënë Vërtetim i konsultorit mjeku/fëmija për periudhën e shtatzanisë Me afat sipas vërtetimit
Person me aftësi të kufizuar Vendimi i KMCAP Me afat sipas vendimit të KMCAP
Person që trajtohet me ndihmë ekonomike Vërtetim nga njësia e pushtetit vendor për personat e familjes që përfiton ndihmën ekonomike 3-mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
I papunë punëkërkues Kartela personale e punëkërkuesit të papunë, lëshuar nga zyra rajonale e Shërbimit Kombëtar  të Punësimit 3-mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
I sëmurë me Ca Përgjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozën Një vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
I sëmurë me TBC Pergjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozën Një vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
Azilkërkues Leje qëndrimi për të huajt,  nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin. Nga data e lëshimit deri në afatin e qëndrimit sipas percaktimit në lejen e qëndrimit
Person në IEVP Sipas dokumentit të lëshuar nga Drejtoria e IEVP Sipas periudhës së përcaktuar në dokument
Viktima të trafikimit Vërtetim nga strukturat e MB Një vjecar nga data e lëshimit të vërtetimit
Raste të vecanta (skleroza multiple,thalasemia major, deficit i hormonit të  rritjes, gjendjet post-transplantit renal, St.post aplazia medulare) Pergjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozën Një vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit

 

Pikat ku do të merret karta e shëndetit

 

Pika e shpërndarjes Vendndodhja Qendrat Shëndetësore (QSH) që mbulojnë
Berat Drejtoria Rajonale e FSDKSH Berat QSH të rrethit Berat
Bulqizë Agjencia e FSDKSH Bulqizë QSH të rrethit Bulqizë
Devoll Agjencia e FSDKSH Devoll QSH të rrethit Devoll
Dibër Drejtoria Rajonale e FSDKSH Dibër QSH të rrethit Dibër
Durrës Drejtoria Rajonale e FSDKSH Durrës QSH të rrethit Durrës
Elbasan Drejtoria Rajonale e FSDKSH Elbasan QSH të rrethit Elbasan
Fier Drejtoria Rajonale e FSDKSH Fier QSH të rrethit Fier
Gjirokastër Drejtoria Rajonale e FSDKSH Gjirokastër QSH të rrethit Gjirokastër
Gramsh Agjencia e FSDKSH Gramsh QSH të rrethit Gramsh
Has Agjencia e FSDKSH Has QSH të rrethit Has
Kavajë Agjencia e FSDKSH Kavajë QSH të rrethit Kavajë
Kolonjë Agjencia e FSDKSH Kolonjë QSH të rrethit Kolonjë
Korçë Drejtoria Rajonale e FSDKSH Korçë QSH të rrethit Korçë
Krujë Agjencia e FSDKSH Krujë QSH të rrethit Krujë
Kuçovë Agjencia e FSDKSH Kuçovë QSH të rrethit Kuçovë
Kukës Drejtoria Rajonale e FSDKSH Kukës QSH të rrethit Kukës
Laç Agjencia e FSDKSH Laç QSH të rrethit Laç
Lezhë Drejtoria Rajonale e FSDKSH Lezhë QSH të rrethit Lezhë
Librazhd Agjencia e FSDKSH Librazhd QSH të rrethit Librazhd
Lushnje Agjencia e FSDKSH Lushnje QSH të rrethit Lushnje
Mallakastër Agjencia e FSDKSH Mallakastër QSH të rrethit Mallakastër
Mat Agjencia e FSDKSH Mat QSH të rrethit Mat
Mirditë Agjencia e FSDKSH Mirditë QSH të rrethit Mirditë
Peqin Agjencia e FSDKSH Peqin QSH të rrethit Peqin
Përmet Agjencia e FSDKSH Përmet QSH të rrethit Përmet
Pogradec Agjencia e FSDKSH Pogradec QSH të rrethit Pogradec
Pukë Agjencia e FSDKSH Pukë QSH të rrethit Pukë
Sarandë Dega e FSDKSH Sarandë QSH të rrethit Sarandë dhe Delvinë
Shkodër Drejtoria Rajonale e FSDKSH Shkodër QSH të rrethit Shkodër dhe Malësi e Madhe
Skrapar Agjencia e FSDKSH Skrapar QSH të rrethit Skrapar
Tepelenë Agjencia e FSDKSH Tepelenë QSH të rrethit Tepelenë

 

 

Tiranë Pika 1 QSH 1, Rr. Elbasanit QSH1,Sauk,Petrelë,Farkë,

Q.Studenti,Bërzhitë,Kërrabë,Baldushk

Tiranë Pika 2 Iraniani QSH 2, Shkozë
Tiranë Pika 3 Dispanceria QSH 3, QSH 4, ½ Paskuqan
Tiranë Pika 4 QSH 9, Rr. Kavajës QSH 5, QSH 9
Tiranë Pika 5 QSH Kombinat QSH 6, Ndroq,Vaqarr, Pezë, ½ Kashar
Tiranë Pika 6 QSH Laprakë QSH 7, Bathore, Bregu i lumit, ½ Paskuqan
Tiranë Pika 7 QSH 8, Rr. Sami Frashëri QSH 8, Selitë
Tiranë Pika 8 QSH 10, Tek Oxhaku QSH 10, Zallbastar, Shëngjergj, Dajt
Tiranë Pika 9 QSH Kamëz Kamez, Zallherr, Koder Kamëz
Tiranë Pika 10 QSH Vorë Vorë, Prezë, Bërxullë,  ½ Kashar
Tropojë Dega e FSDKSH Tropojë QSH të rrethit Tropojë
Vlorë Agjencia e FSDKSH Vlorë QSH të rrethit Vlorë

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency