Standard.al

Shtresat në nevojë/ Vendimi i plotë, si do të bëhet kompensimi i energjisë elektrike

Shtresat në nevojë para“Përfituesi i kompensimit, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet, përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike”

Kompensimi i diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 kwh në muaj, do të bëhet për familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Për kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Për kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Për familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar dhe shtresës së të verbërve. Për personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

 

Kompensimi

Kompensimi për familjet që do të kompensohen bëhet vetëm për 1 kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike. Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 kwh, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Përfituesi i kompensimit, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet, përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike. “Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 648 lekë në muaj dhe efekti financiar do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për ndihmën ekonomike. Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, – përcakton vendimi i qeverisë.

 

Të qëndrosh i qetë gjatë intervistës së punës

Shkoni të përgatitur: Kryeni detyrat e shtëpisë përpara intervistës dhe bëni kërkime rreth përgjegjësive të punës, kompanisë dhe kulturës së saj. Shkoni atje duke e ditur se pse ju e doni aq shumë punën dhe se çfarë mund të ofroni. Bëni një intervistë paraprake me një mik apo me veten përpara pasqyrës dhe mbuloni temat e mundshme të intervistës. Gjithashtu, hartoni një listë pyetjesh për t’ia drejtuar intervistuesit. Planifikoni përpara: Printoni kopje të CV-së disa ditë më parë. Mos prisni deri ditën e intervistës. Përgatisni veshjen dhe sigurohuni të jenë të hekurosura. Flini të paktën tetë orë gjumë një natë më parë. Planifikoni rrugën e udhëtimit deri në vendndodhjen e intervistës dhe përpiquni të arrini atje 15-20 minuta më parë. Mos u vononi kurrë në një intervistë. Dëgjoni: Bëhuni një dëgjues aktiv dhe përgjigjuni në pyetjeve. Mos u përgjigjni thjesht sa për të kaluar radhën, apo të flisni për diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që iu është pyetur. Mos e ndërprisni intervistuesin ndërsa ai është duke folur. Mos harroni se një intervistë është një bisedë me dy persona dhe nuk është një hetim. Prandaj, merrni pak pushim dhe përdorni kohë për të dëgjuar intervistuesin. Mendoni pozitivisht: Mendo pozitivisht dhe mos u përpiqni të aludoni se çfarë po mendon intervistuesi në lidhje me ju. Mendimi pozitiv do ju ndihmojë të relaksoheni. Si rezultat i kësaj, ju mund të përqendroheni në aftësitë dhe arritjet tuaja më me lehtësi. Tregoni pikat tuaja të forta dhe reflektoni mbi pikat kyçe rreth vetes për të deklaruar se pse jeni një përshtatje e mirë për këtë për punë.

 

Comments are closed.