Padi ministrit/ Bashkia: Veliaj, ndërtim pa leje në Ministri. MMS: Po rikonstruktojmë

0
125

fotooooBozdo: Ministria e Mirëqenies Sociale ndërton pa leje, Policia e Shtetit merr në mbrojtje paligjshmërinë

Në mjediset e Ministrisë së Mirëqenies Sociale po bëhet ndërtim pa leje. Ka qenë Inspektorati Ndërtimor Urbanistik, i cili ka tentuar disa herë të bllokojë punimet pranë Ministrisë, po ndërhyrja e Policisë së Shtetit nuk ka lejuar ndërhyrjen e INU. “Qeveria vazhdon të përdorë standarde të dyfishta. Nga njëra anë burgos dhe shkatërron ndërtime të qytetarëve në pamundësi dhe nga ana tjetër merr në mbrojtje ndërtime pa leje të ministrave dhe familjarëve të drejtuesve të lartë të qeverisë. Një rast flagrant është dhe ai i punimeve pa asnjë leje që po kryen Ministria e Mirëqenies Sociale, vetëm pak metra larg sheshit “Skënderbej”. Në mënyrë të përsëritur u është refuzuar informacioni punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, të cilët kanë bërë disa herë bllokimin e punimeve dhe marrë masat përkatës, siç parashikohen me ligj. Sot, në një akt të paprecedentë, punimet pa leje janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Policia ka penguar punonjësit e INUV-it të kryejnë punën e tyre, duke krijuar mbrojtjen e nevojshme për vazhdimin e punimeve pa leje në objektin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale”, – thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës.

 

Denoncimi

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka parë nga afër situatën si dhe ka denoncuar mbrojtjen që qeveria dhe policia po i bëjnë paligjshmërisë për ndërtimin te Ministria e Mirëqenies Sociale. “Punimet që kryhen në këtë objekt në mes të ditës, në mbrojtjen e plotë të Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë lloj leje ndërtimore. Ministria e z. Veliaj që ka marrë përsipër të ndërtojë në këtë objekt nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj aplikimi sipas ligjit përkatës në Bashkinë e Tiranës, për t’u pajisur me leje zhvillimore. Të ndodhur në këto kushte, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ardhur dhe ka bërë të gjitha konstatimet përkatëse, duke vendosur edhe gjobën dhe duke nxjerrë edhe urdhrin përkatës për ta rikthyer objektin, në mungesë të një leje zhvillimore, në gjendjen e tij të mëparshme. Në zhvillim të këtyre procedurave, sot(dje) jemi ndodhur përballë një akti të paprecedentë, aktin kur Policia e Shtetit keqpërdoret, vendoset midis Inspektoratit, në kundërshtim të plotë me ligjin, në kundërshtim të plotë me shtetin ligjor dhe mbron kompaninë dhe ministrinë përkatëse e cila në mes të Tiranës, në mes të ditës bën ndërtime pa leje”, – tha Bozdo.

 

Policia

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, policia ka ndaluar punonjësit e INU pa asnjë argument. “Argumenti është që “unë jam i forti, unë kam qeverinë unë burgos ata që dua të burgos” dhe klientët e qeverisë, ministritë përkatëse që janë të parët që duhet të respektojnë ligjin, “unë i lë të bëjnë çfarë të duan”. Ky është absurdi dhe standardi i dyfishtë që na ofrohet sot nga qeveria Rama. Jam këtu për të denoncuar publikisht këtë gjë. Bashkia e Tiranës nuk është në asnjë mënyrë kundër pajisjes me leje zhvillimore të këtij objekti dhe të objekteve të tjera të qeverisë por nëse u kërkohet të gjithë qytetarëve të Tiranës, të Shqipërisë të zbatojnë ligjin dhe nëse kemi çdo ditë raste të abuzimit me këtë kërkesë, qytetarë të cilët lëvizin diçka të vogël përfundojnë burgjeve, atëherë si është e mundur që ndërtohet në mes të Tiranës dhe kur kjo gjë konstatohet, ndërtohet pa leje, policia vihet në mbrojtje të atyre që shkelin ligjin dhe për këtë, jam sot për ta denoncuar para jush”- u shpreh nënkryetari i Bashkisë”, – theksoi Bozdo. Lidhur me këtë çështje, Bashkia e Tiranës po përgatit kallëzim penal për ministrin e Mirëqenies Sociale për “Ndërtim pa leje” dhe për komisariatin numër 3 të policisë për shpërdorim detyre.

 

MMS: Po kryhen rikonstruktime për të rinjtë

Ministria e Mirëqenies Sociale ka pranuar se pranë ndërtesës së saj po kryhen punime, por ato po bëhen për aktivitete për të rinjtë. Sipas MMS-së nuk po kryhet ndërtim i paligjshëm, por vetëm rikonstruktim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency