Iku kitara “e egër” e Gentit, të “Djemve të Detit”

0
136

demaliajEkstravagant, fantazi, me muzikë rebele përplot ndjeshmëri: shpirt e forcë. Ky ka qenë gjithë kohën Gentian Demaliaj, qëkurse nisi në skenë “furtunën” e rock-ut shqiptar, duke u shndërruar në një legjendë të zbritur nga gegët.

Pas një sëmundjeje të rëndë, të pashërueshme, ky zë ndërpritet. Por muzika e tij ka gjurmë të fortë, si brezni e viteve ‘90 që e ndjeu si ndër të rrallët, lirinë e plotë.

Gentian Demaliaj, dje, u nda nga jeta. Gjithnjë i njëjtë përballë publikut: i veshur me të zeza, me kryqin e besimit të palëshuar, me flokë të gjatë, me kitarën e egër që tingëlloi qiellore në një kohë kur zymtësia ende mbante peshën e kohës, në fillim të viteve ‘90, pa e lëshuar asnjëherë sharmin artistik.

Kjo memorie do ta bëjë të veçantë. Ndërsa në rrjetin e tij social me qindra mesazhe ngushëllimi janë hedhur nga miqtë e tij, kolegë e të afërm të shoqëruar me foto të rralla nga koncertet, deri në të parat.

“Ishte 17 vjeç, kur vendosi të ikte në Itali të blinte veglat muzikore për atë që do të ishte djepi i ëndrrave të tij, grupi i tij “Djemtë e Detit”… Genti iku sot. Deti asnjëherë… as djemtë e tij…”, – është dedikimi e kujtimi njëkohshëm, që lë poeti Alban Bala,

Gent Demaliaj u mirëprit nga publiku jo vetëm si këngëtar, por edhe si anëtar jurie në festivalet e RTVSH-së, gjithashtu edhe në muzikale si ai me Elsa Lilën. Ai ishte i martuar dhe ka një vajzë, Edean. Këngëtari i mirënjohur Gentian Demaliaj, që njihet ndryshe si figura kryesore e grupit “Djemtë e Detit”, ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Për kurimin e tij, qeveria shqiptare kishte vendosur të jepte një fond me të cilin të mbështeste një pjesë të shpenzimeve spitalore.

“Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj” janë vetëm disa prej hiteve të këtij grupi.

 

Mimoza Selimi: Kujtoj Gentin, 15 vjeç, të dehur nga era e lirisë

Këngëtarja e njohur nga Lezha, Mimoza Selimi, që prej kohësh jeton jashtë vendit, i kushton një dedikim këngëtarit Demaliaj, shkruar në rrjetin e tij social, në “Facebook”, duke shënuar e kujtuar si nisën provat për koncertin e parë, kur sapo kishte mbërritur “era e lirisë”:

“Kete foto e gjeta kur isha kete Vit te Ri ne Lezhe Gent.. Na mungon Çimi ketu.. Ishe vetem 15 vjeç, kur Çimi u magjeps nga zeri e talenti yt. Filluam provat per te parin koncert me muzike te huaj te dehur nga era e lirise. Ishim ne ethe per t’u ngjitur ne skene, por ti kerkoje shume me teper.. Endrrat e tua fluturonin pertej detit, dhe ne Eksodin e madh te ’91 ti more rrezikove jeten duke ikur me anije nga Shengjini drejte Italise. Perveç prinderve te tu, ishim ne, qe kishim nevoje per ty. Koncerti nuk mund te jepej pa ty, ti ishe Zeri i Lirise, qe do sillje “Kenget e ndaluara”.

Mes loteve e deshperimit te Nenes tende te mrekullueshme Teta Ilirjanes, ishin dhe lutjet tona qe ti te ktheheshe. Dhe u ktheve, per ne.. Dhe grupi e mori emrin “Djemte e detit” pikerisht nga kjo histori..

Asnjehere nuk kam per ta harruar koncertin e pare ne Pallatin e Kultures. Ate drite te rilindur ne syte e lodhur te njerezve qe shijonin “Mollen e ndaluar”.

Isha e lumtur te isha mes jush, te ndaja me ju emocionet e koncerteve qe shtoheshin.

Dhe emri i grupit “Djemte e Detit” u be i njohur dhe i dashur. Zeri yt, kenget e tua i degjoje tek kendoheshin e fishkelleheshin rrugeve.. U rrite Gent, ne gjithcka. Sa keq qe nuk ti thashe perpara se te ikje keto fjale, por nuk e mendoja, nuk doja ta besoja qe do ikje kaq shpejt, edhe pse e dija qe kishe probleme me shendetin..

Sa me dhemb ikja jote! Jam prane Teta Ilirianes, Rudit e vajzes tende, prane gjithe familjes tende ne kete dhimbje te pangushellueshme..

Qofsh i Parajses Gent! Mes engjejve eshte nje me shume sot!

Nuk di ç’te te them…

Ndoshta fola shume..

Ndoshta nuk thashe asgje nga ato qe doja te te thosha..”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency