Shkarkimi i kreut të KLSH-së/ “Ekonomia” rrëzon dekretin, opozita: Rastet shtesë, presion për të minimizuar pavarësinë

0
103

Erneta Shevroja

ekonomia komisioni iDebatet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për rastet kur shkarkohet kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Shtimi i disa rasteve të reja mbi bazën e të cilave mund të arsyetohet shkarkimi i parakohshëm i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, u shoqërua nga debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa deputetët e mazhorancës arsyetuan se ligji për shkarkimin e parakohshëm ka nevojë për kritere shtesë që parashikojnë shkarkimin e kreut të KLSH-së, përfaqësuesi i opozitës, Ridvan Bode, tha se ky është nja hap për të minimizuar kompetencat që ka Këshilli, që si funksion parësor ka kontrollimin e organeve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. E megjithatë, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se është i nevojshëm përcaktimi i qartë i rasteve se kur të shkarkohet kryetari i institucionit kontrollues. Projektligji i ri i qeverisë parashikon njësimin e kritereve të shkarkimit të kreut të KLSH-së me ato të shkarkimit të një anëtari të Gjykatës së Lartë: për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore dhe fizike dhe për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e një gjyqtari. Vetëm në këto raste, Presidenti, sipas propozimit të ri të qeverisë, mund të shkarkojë kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë, institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është në dakordësi të plotë me propozimet e qeverisë, duke kundërshtuar në këtë mënyrë dekretin e Presidentit, që këto propozime i cilëson antikushtetuese. Sipas ligjit, Presidenti ka të drejtën vetëm një herë që të kthejë një ligj, çka do të thotë se ky projektligj tani do të kalojë për diskutim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, për herë të parë pas 5 vitesh, KLSH do të kontrollojë si janë zbatuar procedurat në administratën tatimore, pasi deri më sot nuk lejohej të kontrollonte. Një tjetër kompetencë që merr organi kontrollues i shtetit është edhe verifikimi se si kompanitë private që kanë marrë koncesione për t’u ofruar qytetarëve shërbime shtetërore i kanë zbatuar ato në të mirë të publikut.

 

Debati Braçe-Bode

 Bode: Presidenti ka respektuar Kushtetutën, prandaj duhet që mazhoranca të respektojë ligjin. Dhe mos ta shkelë atë si bëri me ligjin për Gjykatën e Lartë. Kushtetuta e tregon qartë dhe e ka të përcaktuar. Çdo shtesë kërkon ta kërcënojë pavarësinë e KLSH-së. Gjersa Kushtetuta nuk e ka parashikuar shkarkimin si kryetari i Gjykatës së Lartë do të thotë që është lënë vetë ashtu. S’kemi pse bëjmë shtesa. Çdo përpjekje për të rritur papërcaktueshmërinë e rasteve për shkarkimin e kryetarit të KLSH-së, gjë që do të shtonte presionin për të minimizuar pavarësinë e këtij institucioni, i cili dihet që ka për mision kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj organeve të qeverisjes qendrore dhe vendore. Arsyetimi i Presidentit është i saktë dhe kërkon që të vëmë një shenjë të respektimit të Kushtetutës. Ka shumë raste që kjo mazhorancë ka nëpërkëmbur përcaktimet kushtetuese, siç ishte rasti i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe raste të tjera.

Braçe: Kuvendi shkarkon kryetarin e KLSH-së vetëm me një rast: me propozim të Presidentit të Republikës. Nuk është atribut i kësaj mazhorance shkarkimi i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por i Presidentit të Republikës që i propozon Kuvendit për të shkarkuar kreun e KLSH-së. Pra, këtë atribut të Presidentit të Republikës nuk e cenon askush. Është ai që e ka në dorë propozimin për shkarkimin e kreut të KLSH së dyti, funksioni i kreut të KLSH në Kushtetutë është i njësuar me funksionin e kryetarit të Gjykatës së Lartë. Unë e kuptoj shqetësimin për disa terma të papërcaktuar, por nuk janë shpikja jonë, janë të shkruara në Kushtetutë. Në të cilën kur bëhet fjalë për kryetarin e Gjykatës së Lartë apo për gjyqtarët e kësaj Gjykate thuhet qartë në nenin 140: gjyqtari i Gjykatës së Lartë. Shkarkohet nga Kuvendi nga dy e treta e deputetëve të Kuvendit për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi për paaftësi mendore dhe fizike dhe për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij. Nëse Presidenti kërkon ta shkarkojë kreun e KLSH-së për çdo gjë, ne nuk mendojmë kështu. Ne mendojmë se Presidenti mund të shkarkojë kreun e KLSH-së vetëm për ato raste që mund të shkarkohet edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, për asnjë tjetër.

Bode: Ligji aktual ka 5 raste dhe janë të mbyllura, ndërsa këtu zgjerohet, ne po flasim me ligjin që kemi aktualisht, a zgjerohet. Zgjerohet.

 

PR: Duka kandidat për Durrësin, Mediu: Do të kërkojmë mbështetjen e PD-së

Agron Duka do të jetë një kandidat, i cili në zgjedhjet lokale do të garojë për të marrë Bashkinë e Durrësit. Agron Duka ka vlerësuar besimin që kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ka dhënë atij, duke e propozuar si kandidat për Bashkinë e Durrësit, ndërsa pritet që kjo kandidatura të marrë mbështetjen e Partisë Demokratike. “Dua t’i përgjigjem interesimit të madh të bashkëqytetarëve të mi, miqve e dashamirësve, njerëzve të mediave në lidhje me deklaratën e kryetarit të Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu, ku tha se “kandidatura e z. Agron Duka për Bashkinë e Durrësit është një kandidaturë që përfaqëson vlerat më të mira qytetare të Durrësit dhe pa dyshim zgjedhja e tij si kryetar do ta orientonte Durrësin drejt vlerave evropiane dhe një raporti të drejtë me çdo qytetar, qofshin këta të djathtë, të majtë apo pa parti. Ky propozim i PR-së në çdo rast do të diskutohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike”, – tha Duka, referuar fjalës së Fatmir Mediut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency