Në ministri dhe drejtori/ Ja si ndahen 923 vendet e përkohshme të punës, kush përfiton

0
130

Driçim Çaka

vendet e perkohshme te punesNumri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2015 është më i lartë se një vit më parë

Këshilli i ministrave ka miratuar 923 vende për punonjësit me kontratë të përkohshme për vitin 2015. Më shumë punonjës do të punësohen pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, 324 të ndarë nëpër drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t. “Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2015, në njësitë e qeverisjes qendrore është 923 veta. Përjashtimisht, për Qendrat e Transferimit të Teknologjisë (QTTB), në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës. Përjashtimisht, punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikës, punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, instruktorët e Qendrave të Formimit Profesional, si dhe mësuesit në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional, nuk përfshihen në këtë vendim. Miratimi i numrit të këtyre punonjësve, afatet kohore dhe të tjera specifikime, për kontraktimin me kohë të pjesshme të tyre, bëhen sipas udhëzimit të përbashkët të institucionit qendror përgjegjës dhe Ministrisë së Financave”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Sipas qeverisë, efektet financiare për punonjësit e kontraktuar të përballohen nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2015, të njësive të qeverisjes qendrore. “Përjashtimisht, efektet financiare për punonjësit e kontraktuar për QTTB-të, Shtëpinë e Pushimit Durrës (të MPB-së), Shtëpinë e Pushimit të SHISH-it dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, të përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit, ndërsa, për punonjësit e kontraktuar për ALUIZNI-n dhe qendrat e formimit profesional, të përballohen pjesërisht nga të ardhurat dhe pjesërisht nga fondet buxhetore, të miratuara për vitin 2015. Për punonjësit, që përfshihen në procesin zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të përballohen nga fondi i miratuar për zgjedhjet e pushtetit vendor”, – përcakton vendimi. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2015 është më i lartë se një vit më parë ku nëpër institucione u punësuan rreth 800 punonjës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency