Standard.al

Regjistrimi i shtëpive dhe tokave, tarifat për të gjitha procedurat

toka-bujqesoreKamatvonesat që aplikohen për çdo shërbim.

Regjistrimi i kontratave dhe regjistrimi i ndërtimeve të reja

 Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka miratuar tarifat e plota për të gjitha regjistrimet që do të kryhen nga individët apo bizneset. Në tabelën e ZRPP-s, janë të renditura procedurat, tarifat dhe afati për të mbylllur procedurën. Gjithashtu Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka parashikuar dhe kamatvonesa për secilin nga shërbimet.

 

Regjistrimisipas ZRPP

“Ligji i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është hartuar për të trajtuar konceptet bazë të një parcele të bazuar në Sistemin e Regjistrimit të të drejtave të pronësisë dhe në të njejtën kohë për të përmbushur nevojat e një sistemi administrativ të tokës. Si ndërtim Sistemi, veçojmë se, cdo volum Regjistrimesh mban nga nje regjister (Kartelde) per çdo parcelë të  Pasurive të Paluajtshme, që zotërohet në mënyrë private dhe parcelat dhe kufijtë (e tyre) e bëjnë regjistruesin përgjegjës për të mbajtur Hartën Treguese të Regjistrimit për Siperfaqen e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në një Zyrë Regjistrimi. Nga konceptet e këtij sistemi duhet të kuptohet katërceperisht se, kufijtë që tregohen në HTR janë tregues të vendndodhjes faktike të kufijve të pasurisë dhe jo të ndonjë kufiri imagjinar të shprehur analitikisht në aktin e dhënies se tokës në pronësi nga ana e komisionit të ndarjes së tokës. Gjithashtu duhet kuptuar se, në sensin ligjor një kufi është një siperfaqje e mbyllur e cila përcakton se ku mbaron pasuria e një pronari dhe ku fillon pasuria e një tjetri. Në qoftë se ka një konflikt lidhur me kufijtë dhe palet e zgjidhin vetë konfliktin, regjistruesi do të regjistrojë marrëveshjen e firmosur nga të dypalet. Në qoftë se palët nuk mund të zgjidhin mosmarrëveshjen regjistruesi do t’iu dhezojë ato ta çojnë çështjen në gjykatën përkatëse”, – përmend ZRPP.Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme dhe veçanërisht faza e afishimit publik 90 ditor në një vend të dukshëm për ekzaminimin publik, brënda një zonë kadastrale ku ndodhet pasuria, eviton në maksimum konfliktet.

Comments are closed.