Standard.al

PROTESTA/Fiken makinat 5 minuta, Basha: Qeveria të reflektojë, protestat tona nuk do ndalen

makina ne trafikNë orën 11:00 dhjetra makina në sheshin ‘Skënderbej’ dhe disa rrugë të tjera kryesore të Tiranës u fikën për rreth 5 minuta. Në përgjigje të thirrjes së opozitës për protestën mbi çmimin e naftës, u bllokua dhe autostrada Tiranë-Durrës në të dy kahet. Thirrjes iu përgjigjen dhe qyteratë në Mat, Lushnje, Gjirokastër etj.

Ndërsa mjetet u ndalën për 5 minuta në shenjë proteste për çmimin e naftës, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kjo e sotmja ishte vetëm fillimi i protestave masive ndaj qeverisjes Rama-Meta. Basha u shpreh se do ketë protesta derisa qeveria të reagojë dhe ulë çmimin e naftës, energjisë e taksave ashtu siç ka premtuar në fushatë.

“Dua të përgëzoj qytetarët anembanë vendit në akset kombëtare që iu përgjigjën thirrjes së PD duke protestuar ndaj qeverisë Rama-Meta që ia ka dalë ta kthejë Shqipërinë në vend lider për shtrenjtësinë e naftës. Taksa e naftës iu merr shqiptarëve 2 herë më shumë të ardhura se sa qytetarëve në vendet e Europës, kjo është taksa Rama e papërgjegjshmërisë, taksa që prek bukën e shqiptarëve shkatërron çdo ide daljen nga kriza. Sot është dita e parë e pranverës së protestave. Shqiptarët nuk pranojnë më të trajtohen si skllevër, nga një qeveri që iu fut duart thellë e më thënë në xhepat e tyre, tha ai.

Basha shtoi se, “Sot është një ditë historike për të drejtat e pakontestueshme për qeveri të ndershme. Ky është hapi i parë për taksën e karburanteve, por është vetëm nisja për thurjen e premtimit të kësaj qeverie, është fillimi i protestave popullore masive për kërbaçin që po ju drejtohet qytetarëve për padrejtësitë e mëdha që iu bëhen çdo ditë. Vetëm përmes forcës së bashkimit të zërit tonë ne do ia dalim ta ndalim të keqen”.

Basha më tej i bëri thirrje thirrje qeverisë të reflektojë duke ulur taksat,çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e naftës, përndryshe do ketë protesta deri në rrëzimin e qeverisë.

 

 

Comments are closed.