Standard.al

NASA: Sonda “Kepler” zbulon sistem planetar katërdiellor

Sonda KeplerDy amatorë pas analizës së të dhënave nga sonda “Kepler” kanë zbuluar një planet në sistem katërdiellor, i pari në llojin e tij i njohur deri më tani, pohojnë astronomët.

Planeti i largët orbiton rreth dy diejsh, ndërsa dy diej të tjerë orbitojnë rreth tyre, thuhet në njoftimin për shtyp. Sipas astronomëve planeti mendohet të jetë “gjigant i gaztë”, pak më i madh se Neptuni dhe gjashtë herë sa Toka.

Verifikimi i këtij zbulimi u bë me teleskopët “Kek” të vendosur në Havaj. Me bazë paradigmën e derimësotme astronomët shprehen të çuditur se si planeti nuk shpërbëhet nga forca gravitacionale e katër diejve. “Katër diej që e tërheqin krijojnë një mjedis tepër të ndërlikuar”, – thotë Kris Lintoti nga Universiteti i Oksfordit, për lajmet e BBC-së. – “E megjithatë ja ku është në orbitën e vet të qëndrueshme.” – vijon ai. “Kjo është e pashpjegueshme për momentin dhe pikërisht çka e bën dhe zbulimin kaq tërheqës. Nuk është aspak çfarë prisnim të shikonim.” përfundon Lintoti. Planeti i emërtuar PH1, ka 6,2 herë gjerësinë e Tokës, orbiton dy diej, të cilët orbitohen nga dy të tjerë. Një prej diejve kryesorë është i ndriçimit të shkallës së lartë, me 1,7 herë ndriçimin e Diellit tonë. Ndërsa tjetri është më i zbehtë dhe vetëm sa 41% e gjerësisë së Diellit. Planeti PH1 sillet rreth tyre në largësi afro 2/3 e largësisë Tokë-Diell. Ndërsa dy diejt e tjerë janë shumë më larg, rreth 30 herë sa largësia Neptun-Diell. Në një shkallë të tillë, diejt do të dukeshin thjesht si dy pika të shndritshme në qiell. Por gjithsesi, astronomët pohojnë se duhet të jetë i vështirë dallimi i cilitdo diell në sipërfaqen e planetit PH1, pasi atmosfera e tij e veshur me re të dendura, pengon përçimin e dritës. Por, vijojnë ata, edhe sikur të mos kishte re, dy diejt e largët sërish do të pengoheshin nga ndriçimi i lartë i diellit më të shndritshëm. Në lidhje me faktin që sistemi u zbulua më parë nga amatorët, astronomët pohuan se kjo është një nga të mirat e zhvillimeve të fundit nga NASA, ku pjesëmarrja e qytetarëve të thjeshtë në shkencë ndihmon në përpunimin e të dhënave të mbledhura nga sondat hapësinore, të cilat më parë ishte e vështirë të analizoheshin, pasi kërkonin staf më të madh dhe kohë më të gjata.

 

Parashikimet për të ardhmen

 

Johan Frid (1204- 1257)

Kur koha e madhe të vijë, kur njerëzimi do të përballet me gjyqin e vështirë dhe të fundit, kjo do të shfaqet përmes ndryshimeve goditëse në natyrë. Alternimi midis të ftohtit dhe të nxehtit do të bëhet më intensiv dhe detet do të përmbyten në shumë toka të ulëta. Jo e gjitha do të jetë prej shkaqeve natyrale, por njerëzimi do të penetrojë në skutat e tokës dhe do të arrijë deri tek retë, duke luajtur bixhoz me vetë ekzistencën e tij. Para se forcat e shkatërrimit të arrijnë në formën e tyre, universi do të zhytet në çrregullim dhe epoka e hekurit do të kthehet në një hiç. Kur netët të mbushen me të ftohtë më të madh dhe ditët me nxehtësi, një jetë e re do të nisë në natyrë. Nxehtësia do të thotë rrezatim nga toka, i ftohti është pasojë e dritës së pakësuar të diellit. Vetëm disa vite do kalojnë dhe ju do të kuptoni se drita e diellit është dobësuar në mënyrë të dukshme. Atëherë kur edhe drita juaj artificiale do të mbarojë së shërbyeri, ngjarja e madhe në qiell do të jetë e afërt.

 

Shën Francisi i Asizit (1226)

“Do të zgjidhet një Papë në mënyrë jo të rregullt, gjë që do të shkaktojë përçarje. Do të ketë predikohen mendime të ndryshme, që do të sjellin shumë dyshime apo edhe miratime të ideve të heretikëve dhe kjo do të shkaktojë një ndarje të Urdhrit. Më pas do të krijohen mosmarrëveshje universale dhe persekutime, që nëse ato ditë nuk do të ishin shkurtuar, edhe përzgjedhja do të humbiste”. Disa mendojnë se kjo profeci i referohet kontradiktave në zgjedhjen e Papa Gjonit XXIII dhe Kardinalit Siri. Por gjithashtu, mund t’i referohet Papës së ardhshëm dhe të fundit (Pjetri Romak). Papa i fundit mund të përçajë unitetin tek katolikët dhe të shkaktojë ndarje dhe paqartësi të mëdha.

 

Ekstatiku i Tureve (shek.19)

Para se lufta të shpërthejë sërish, ushqimi do të jetë i pakët dhe i shtrenjtë. Do të ketë pak punë për punëtorët dhe prindërit do dëgjojnë fëmijët e tyre të qajnë nga uria. Do të ndodhin tërmete dhe do ketë shenja në diell. Drejt fundit, errësira do të mbulojë Tokën. Kur gjithkush të besojë se paqja është siguruar, kur çdonjeri e pret më pak, do të ndodhë ngjarja e madhe. Revolucioni do shpërthejë në Itali, pothuajse në të njëjtën kohë edhe në Francë. Për disa kohë, Kisha nuk do të ketë Papë.

 

Koha dhe zgjerimi i universit

Në universin që ne njohim egzistojnë shumë mistere, një ndër to padyshim duhet të jetë koha. Deri në vitin 1879, kur Toka u vizitua nga gjeniu më i madh i mekanikës kuantike, koha mendohej si iluzion, si diçka e pandryshueshme e absolute. Ishte Ajnshtajni ai që hodhi posht çdo lloj kompromisi për kohën, e në vepren e tij “Teoria e përgjithshme e relativitetit” ai tregon se koha është dimension relativ, që ndryshon në bazë të masës dhe shpejtësis të cilës i referohemi. Ajnshtajni u shqua edhe për zbulimin e bombës atomike, me të cilën terhoqi vëmendjen e shumë shkencëtarëve e njëkohësisht u shënua rënie rreth komenteve mbi 0mekaniken kuantike. Me vdekjen e Ajnshtajnit, në kuadër të kësaj fushe studimesh u inkuadrua kozmonologu Stephen Hawking, i cili mbështeti teorin që universi mund të jetë krijuar si fryt i Big Bangu‐ut, e që prej atij eksplodimi superior, universi po zgjerohet. Koha, Entropia dhe zgjerimi i universit janë tri gjëra që hecin paralel me njëra‐tjetren, e nëse ndodh që njëra prej tyre të ndryshon kahun, atëherë universi do të fillonte tkurrjen si pasojë e gravitetit të q’ekuilibruar. Pikërisht këtu qëndron përgjigjja e pyetjes, “Pse e kujtojmë të shkuarën e jo të ardhmen”? Nuk di sa kuptuan? Shpesh na ndodh të shohim gjethet e pemëve duke rënë në tokë, a ju ka shkuar ndërmend se çka do të ndodhte sikur ti shihnit gjethet duke u ngritur nga toka e pastaj të vëndosennë pemë. Kur universi të filloj tkurrjen atëherë edhe shigjeta e kohës do të leviz në të kundërten, e ne do jetojmë pak kohë në të kaluarën dhe do vdesim. Nuk më mundon fakti se kur do filloj kjo tkurrje, por më tremb fakti se kur do e zbulojmë arsyen e egzistencës njerzore. Andaj pse mos të mblidhemi bashkë, njerëz të thjeshtë, shkencëtar e filozof, “Në një diskutim të problemit: Pse ne dhe gjithësia egziston? Në qoftë se e gjejmë përgjigjen e kësaj pyetjeje, ky do jetë triumfi përfundimtar i arsyes njerëzore: atëherë ne do të kuptojmë se çfarë mendon perëndia”.

Comments are closed.