Fik makinën 5 minuta/ Basha: Pranvera e protestave nis sot, s’ lejojmë dyshen Rama-Meta të sundojnë sipas trilleve

0
143

Erneta Shevroja

 LULAIm BaSHA proteste“Nafta është energjia e zhvillimit ekonomik. Ulja e çmimit të naftës, ul çmimin e transportit, ul koston e shërbimeve dhe të jetesës. Qeveritë në mbarë botën luftojnë ta ulin çmimin e naftës ndërsa këtu rritet artificialisht”

Sot makinat do të ndalen për 5 minuta në shenjë proteste ndaj çmimit të lartë të naftës në vendin tonë. Partia Demokratike ftonë gjithë qyetarët që ditën e sotme në orën 11:00 të ndalin makinat e tyre për vetëm 5 minuta kundër çmimit të lartë të naftës.  Kjo ishte dhe thirrja e djeshme  e kreut të opozitës Lulzim Basha. Sipas  Bashës, ky aksion do të jetë “hapja e një pranvere protestash të pandalshme, masive dhe popullore që s’kanë për ta lënë dyshen Rama-Meta të livadhisë sipas qejfit”. Qeveritë në gjithë botën po luftojnë për të mbajtur çmimine ulët për naftën, ndërsa në vendin tonë çmimi mbahët i lartë në mënyrë artificiale, sipas Bashës. “Kjo është një politik që i sheh njerëzit si skllevër të qeverisë pasi qytetarët nuk punojnë për familjet e tyre por për taksat”-, tha Basha.

 

Thirrja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e sotme me fikjen e makinave kundër çmimit të karburantit, do të jetë vetëm nisja e një vale protestash pranverore kundër politikave qeverisëse të kryeministrit, Edi Rama.  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri dje thirrjen e fundit për protestën simbolike që do të bëhet sot në orën 11:00 duke i ndalur makinat për  5 minuta. “Nesër (sot) më 26 Janar i gjithë vendi do të protestojë për çmimin e lartë të naftës – më i shtrenjti në të gjithë Europën. Nesër (sot) në orën 11.00, do të ndalojmë për 5 minuta makinat kudo ku jemi, në shenjë protestë për çmimin e karburanteve, por edhe për energjinë, për taksat dhe çmimet e larta që po rrënojnë ekonominë individuale, familjare dhe kombëtare. Nesër (sot) në orën 11.00, do të mbajmë protestën e parë masive dhe demokratike për të drejtat ekonomike dhe sociale. Shqiptarët do protestojnë jo për pushtetin e dikujt por për veten e tyre, për fëmijët dhe prindërit e tyre, për një jetë dinjitoze që e meritojnë”,- apeloi Basha. “Nga rrugët, sheshet dhe autostradat e këtij vendi do t’i dërgojmë një mesazh të qartë Qeverisë se pushteti është një e mirë publike, jo një mjet represiv në duar të papërgjegjshme. Se ky vend ka nevojë për një qeveri të ndjeshme që përkujdeset për fatet e qytetarëve jo për një qeveri që zhvat paratë, shton ankthin dhe pasigurinë e tyre”,- vijoi kryedemokrati.

 

Çmimi i karburantit

Rritja e taksave sipas demokratëve janë faktori që mban e mban çmimin të lartë në vendin tone, krahasuar me tregjet e rajonit dhe të Europës. Sipas kryedemokratiti kjo ndodh për arsyje se vendi qeveriset nga interesa personale dhe etja për pushtet absolut të kryeministrit Rama. “Çdo ditë njoftohet se çmimi i naftës po ulet kudo në botë. Vetëm në Shqipëri, qytetarët nuk përfitojnë nga uljet e tregut ndërkombëtar. Pse ndodh kjo? Sepse ky vend qeveriset nga një arrogant, cinik dhe rritës i pandalshëm taksash, që ka braktisur me kohë popullin dhe interesat e tij. Ky njeri ka vetëm axhendën e pushtetit personal e klikës së tij, axhenden e interesave të oligarkëve dhe botës kriminale që e rrethon”- tha Basha dje nga selia blu. Ai u shpreh se kreu i qeverisë nuk ka marrë parasysh trendet e tregjeve ndërkombëtare në harimin e politikave e politikave ekonomike. “Ndryshe nga i gjithë globi, kryeministri rriti taksat duke shkuar thellë e më thellë në xhepat e shqiptarëve për të marrë edhe qindarkën e fundit. Etja e tij për pushtet absolut, politik dhe ekonomik është kundër çdo logjike zhvillimi dhe mirëqënie dhe po godet rëndë mbijetesën e njerëzve. Po si mundet që Shqipëria të jetë jashtë çdo trendi botëror, e izoluar si në kohën e regjimit totalitar, e pandjeshme me çfarë ndodh në vendet fqinje, në rajon, në Europë dhe në mbarë botën. Si mundet që një kryeministër të bëjë krejt të kundërtën e asaj ç’ka duhet, lypset dhe kërkohet?!”- u shpreh kreu i PD-së.  Politikat qeverisëse, sipas Bashës, janë formuluara në mënyrë të tillë që i sheh njerëzit si skllevër të qeverisë që nuk duhet të punojnë për familjet e tyre por për taksat. “Kjo është mendësia që i sheh njerëzit si skllevër të qeverisë që nuk punojnë për veten e tyre, për familjet e tyre por për taksat e pushtetit. Produktet bazë të jetës shtrenjtohen jo nga tregu por nga taksimi i pandershëm i qeverisë. Rast unik në Europë – godet kriza por godet pa mëshirë edhe regjimi Rama-Meta”- theksoi Basha. “Në vend që t’u vijë në ndihmë qytetarëve, bëhet makthi i tyre i përditshëm, bëhet këmisha e forcës që po u merr çdo ditë frymën dhe oksigjenin. Nafta është energjia e zhvillimit ekonomik. Ulja e çmimit të naftës, ul çmimin e transportit, ul koston e shërbimeve dhe të jetesës. Qeveritë në mbarë botën luftojnë ta ulin çmimin e naftës ndërsa këtu rritet artificialisht”- tha Basha.

Rritjen dy herë të taksës së qarkullimin, Basha e sheh si një krim që duhet të ndalet.  Sipas tij shqiptarët nuk mund të paguajnë çmim të lartë për karburantet, kur krahasur me vendet e tjera, kanë pagat shumë më të ulta se mesatarja europiane. “Dy herë, në dy vitet e fundit, qeveria rriti taksën e qarkullimit. Mbi 60% e çmimit të naftës që paguajmë sot shkon në xhepat e qeverisë. Detyrohemi të paguajmë 1008 lekë taksat Rama në çdo litër karburant që blejmë. Kjo gijotinë në qafën e shqiptarëve me të ardhura 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane, është një krim që duhet ndalur”- theksoi lideri i demokratëve.

 

Valë protestash

 Sipas kreut të opozitës, kjo e sotmja nuk do të jetë e vetmja protestë e pritshme në këto muaj. Kryedemokrati paralajmëron një “pranverë protestash” që do ta kenë nisjen sot dhe zhvillimin në ditët në vijim. Sipas tij pakënaqësia e njerëzve ndaj politikave të drejtuesve të qeverisë janë shumë të mëdha. “Protesta e nesërme (sotme) në orën 11.00 është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme, masive dhe popullore që s’kanë për ta lënë dyshen Rama-Meta të livadhisë sipas qejfit. Nuk do t’i lejojmë të sundojnë sipas trilleve, me bandat e tyre kriminale e me stoqet e një korrupsioni të frikshëm që është instaluar në çdo zyrë publike”- tha Basha dje. Këto protesta do të kenë në fokus politikat anti-popullore të qeverisë. “Nuk do të jetë Shqipëria atdheu i padrejtësive ku i pamunduri vret veten në qeli se është lënë si kriminel vetëm për një debi energjie 35 mijë lekëshe, teksa debitoret 205 milionësh krekosen në parlament të mbrojtur nga dyshja Rama-Meta”- theksoi lideri i demokratëve. “Nuk do jetë Shqipëria vendi ku qytetarëve të ndershëm u tregohen dhëmbët shtazarakë të pushtetit, ndërsa kriminelët e trafikantët e partisë ndajnë zonat e influencës dhe postet, ndajnë fitimet me dyshen Rama-Meta”-nënvizoi kreu i opozitës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency