Era e re gjeologjike Tokës lidhet me Bombën Atomike

0
195

the new earthNëse për shume studiues, “Fillesa e Gjithçkaje” lidhet me revolucionin industrial, ose më parë akoma, me fillimet e agrikulturës, për studiuesit e Australian National University dhe botimit të tyre në revistën Anthropocene Revieë, këto fillime kanë pikën e tyre të nisjes shumë me afër në kohë. Këtë moment, ata e lidhin madje edhe me një date të caktuar, 16 korrik të vitit 1945. Pikërisht në këtë date, sipas tyre, Toka ka hyrë në një erë të re gjeologjike, të cilën e kanë quajtur “Antropocene”. Data e mësipërme lidhet me një moment të shënuar në historinë botërore, hedhjen e një bombe atomike në Neë Mexico për qëllime testimi. Që nga ky moment dhe në vazhdim, sipas shkencëtarëve të këtij studimi, Toka ka pësuar modifikime kaq të mëdha dhe të thella, të cilat e ndryshuan atë thellësisht, duke mos qenë me ajo e dikurshmja. Pjesëzat e çliruara nga shpërthimi, mbuluan sipërfaqen e Tokës, qe nga polet në Ekuador, duke lënë gjurmë të pashlyera. Autoret e studimit e kanë quajtur këtë, me fjalë të tjera, tërësinë shpikjeve teknologjike, transformimet ambientale dhe rritjen e popullsisë, me termin “Grande Accelerazione”, që e ka ndryshuar planetin tonë radikalisht. Vetëm në harkun e një gjenerate, njerëzimi është bërë një forcë modifikuese me përmasa planetare. Termi “Antropocene”, i detyrohet studiuesit Paul Crutzen, fitues i Çmimit Nobel, i cili në vitin 2000 tregoi se impakti i njeriut mbi Tokën ishte shumë më i madh në dhjetëvjeçaret fundit se sa në gjithë pjesën e tjetër të periudhës paraardhëse. Kjo erë e re, ndan në këtë mënyrë epokën e sotme, nga Oloclene, në të cilën Toka ka jetuar për rreth 12 mijë vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency