Shoqata e Konsujve të Nderit rikonfirmon ekipin drejtues për një mandat 3-vjeçar

0
155

takim konsujve te nderit (4)Shoqata e Konsujve të Nderit, 1 vit pas themelimit, mblodhi për herë të tretë Asamblenë e Përgjithshme për të bërë një bilanc të përfaqësimit të saj, por edhe për të zgjedhur trupën e re drejtuese. 20 Konsuj Nderi diskutuan për veprimtarinë dhe aktivitetet e Shoqatës gjatë vitit që lamë pas, që kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi, do t’i përmblidhte kështu: “Kemi synuar të forcojmë pozicionet tona si Konsuj të Nderit në Shqipëri dhe të forcojmë marrëdhëniet si me institucionet shqiptare ashtu dhe me komunitetin dhe të ngremë imazhin e Konsujve të Nderit në Shqipëri. Kemi bërë një prezantim të denjë të Shoqatës dhe Konsujve të Nderit në Shqipëri”.

Ky fillimviti, sipas statutit, detyronte Konsujt të zgjidhin ekipin e ri drejtues, të cilin 20 Konsujt e patën të lehtë ta vendosnin, falë punës së dukshme që ata ia vlerësuan drejtuesit aktual.

Me unanimitet të plotë, Shoqata e Konsujve e rikonfirmoi Konsullin e Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi, në krye të Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, në një mandat 3-vjeçar. “I siguroj që do të bëj të pamundurën si gjithmonë që Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë të jetë në nivelet perëndimore dhe të gëzojmë një imunitet të plotë dhe të jemi gjithmonë në krye të vëmendjes për çka përfaqësojmë ne këtu në Shqipëri si Konsuj Nderi”.

Vlerësime të njëjta shkuan edhe për Konsullin e Nderit të Austrisë në Tiranë, Gjergj Liqezja, i cili mori edhe një tjetër mandat, si dekan i Shoqatës së Konsujve.

Nevoja për një zgjerim të strukturave drejtuese, çoi në zgjedhjen e nënkryetares së Shoqatës që i shkoi të vetmes Konsulle, asaj të Mongolisë, Belma Çela. Në pak kohë, Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë, ka arritur të anëtarësohet në dy Federatat më të mëdha të Konsujve në nivel Evropian dhe Botëror. Tregues i vlerësimit dhe besimit ndaj kësaj Shoqate, është vendimi i Shoqatës Evropiane të Konsujve për të mbajtur takimin e radhës, në kryeqytetin shqiptar. Shoqata e Konsujve të Nderit rikonfirmon ekipin drejtues për një mandat 3-vjeçar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency