Shkodër/ Ushtron dhunë ndaj nxënësit, procedohet penalisht mësuesja

0
152

Ushtron dhunë ndaj nxënësitPublikimi i një videoje, ku një mësuese e shkollës 9-vjeçare në Malësi të Madhe shfaqet duke rrahur një nxënës, ka tronditur mbarë opinionin. Kur kishin kaluar vetëm pak orë nga dalja e këtij video-skandali, erdhi dhe reagimi i Policisë së Shtetit. Burime të Policisë së Shtetit bënë me dije pasditen e djeshme se pas verifikimit paraprak, nisën menjëherë procedimin penal në gjendje të lirë për mësuesen e lëndës Matematikë në shkollën 9-vjeçare “Prek Gjoni”, Suela Piranaj, 35 vjeçe, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Në video mësuesja duket qartë se i qëllon disa herë në kokë nxënësit, i cili ngre dorën për t’u mbrojtur. Ndërkohë, po kaq qartë duket edhe heshtja e nxënësve të tjerë të klasës, të cilët shohin me sytë e tyre veprimin e mësueses. Video-skandali me këtë mësuese është filmuar nga shokët e tjerë të klasës, ndërkohë që deri në orët e mbrëmjes Drejtoria Arsimore Shkodër nuk dha asnjë deklaratë. Sakaq, sipas policisë, rasti në fjalë i është referuar edhe Ministrisë së Arsimit për marrjen e masave ndaj mësueses 35-vjeçare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency