Standard.al

Kujt i thotë Arta Bajrami “Provo Bitch”

artaKëngëtarja Arta Bajrami ka postuar një foto në “Instagram” me një legjendë interesante poshtë saj. Arta Bajrami, e cila është nënë e një fëmije, ka postuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram” poshtë së cilës ka shkruar “Provo Bitch”. Fotoja e Artës është mjaft seksi, ndërsa nuk dihet me kujt i është drejtuar Arta me këto fjalë.

 

Elvana Gjata së shpejti me albumin e tretë

elvana Elvana Gjata ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta publikojë albumin e saj të tretë në karrierë. Këngëtarja e famshme shqiptare së fundmi ka shijuar sukseset me këngët “Puthe”, “Disco Disco” dhe tani ka thënë se është në përgatitje të albumit më të ri, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Pasi ka arritur shifrën e 200 mijë ndjekësve në rrjetin “Instagram”, Elvana ka gjetur kohën që të falënderojë të gjithë për përkrahjen që ia kanë dhënë fansat e saj gjatë tërë këtyre viteve. Në një postim ajo ka falënderuar të gjithë dhe krejt në fund ka shkruar se albumi i tretë do të publikohet shumë shpejt.

 

Tashmë edhe Agnesa me pamje të re

agnesaAgnesa Vuthaj gjithmonë është shquar për sharmin dhe elegancën, e ndërsa këtë herë ajo ka bërë një ndryshim në pamjen e saj. Ish-missi ka postuar disa foto në “Instagram”, duke na sjellë në vëmendje flokët e saj, për të cilën duket se ajo ndjehet mjaft mirë. Bukuroshja kosovare ka postuar një sërë fotosh në “Instagram”, duke na përcjellë në të njëjtën kohë trendet më të fundit.

 

Tuna, simpatizante e Erzës

erzaNë Francë po mbahet edicioni radhës i spektaklit “Frances Got Talent”, një format televiziv ku prezantohen njerëz me talente dhe aftësi të veçanta. Në këtë show televiziv është shfaqur në cilësinë e garueses edhe Erëza, një vogëlushe tetë vjeçare kosovare që bashkë me familjen jeton në Francë. Erëza e ka entuziazmuar jurinë dhe publikun, duke bërë që ajo të kaloj menjëherë në fazat e ardhshme. Erza, që këndon dhe njëkohësisht luan në piano, e ka emocionuar edhe Tunën, yllin e skenës muzikore shqiptare. Tuna këto ditë disa herë ka shkruar në “Instagram” për Erzën, duke treguar gjithë simpatinë e saj për të.

 

Argjentina e quan veten “Torta e Dugit”

torta-e-kujt-euml-sht-euml-argjentina-ramosaj-foto_hd Tani e tutje po vazhdon pushimet sikur burrë dhe grua, pasi këngëtarja Argjentina Ramosaj pranoi të martohej me të dashurin Dukagjin Fetahi, i cili i bëri një propozim të mahnitshëm. Aventura e tyre në Ishujt e Tajlandës po vazhdon duke përjetuar një eksperiencë të pa harruar që të dy. Urime të shumta në rrjetet sociale kanë marrë si nga familjarët, miqtë ashtu edhe nga fansat e tyre. Në fotot e fundit që Argjentina ka postuar në “Instagram”, e ka cilësuar veten si torta e Dugit. Çifti ka disa muaj që është në lidhje dhe asnjëherë nuk kanë hezituar të shprehin dashurinë e tyre. Se kur do të vendoset për dasmën dhe të gjitha planet tjera, këto do ti marrim vesh më vonë.

 

Çiljeta e zjarrtë, bëhet flokëkuqe

ciliJemi mësuar që ta shohim gjithë me pamje të ndryshme. Edhe kësaj here këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndërruar ngjyrën e saj të flokëve. Ajo tashmë është bërë një flokëkuqe shumë e bukur dhe me këtë dukje Çili po e tregon anën e saj të zjarrtë që e ka përbrenda. Me këtë pamje ajo do të paraqitet edhe në klipin e saj të ri të këngës “Gangsta Love”, të cilën e ka në bashkëpunim me reperin Noizyn.

Comments are closed.