Calvin Harris dhe Newman shkruajnë këngë për Rihannën

0

newmanArtisti Jonhn Newman ka zbuluar se do të bashkëpunojë me DJ Calvin Harris për të shkruar këngët për albumin e ri të këngëtares Rihanna. Dyshja kanë bashkëpunuar për këngën hit “Blame” dhe Newman ndihet shumë i emocionuar për këtë bashkëpunim të radhës. “Është sikur bashkëpunimi Mark Ronson/Bruno Mars, kur punon me dikë për një kohë të gjatë dhe ke plot suksese. Unë kam pasur mjaft kohë për të menduar për këtë dhe për ta bërë gati këngën. Shpresoj shumë që do ndihet prezenca ime në Amerikë më tepër”, – ka thënë britaniku Newman. Harris dhe Rihanna kanë bashkëpunuar më herët për këngët e suksesshme si “We found love” dhe “Where have you been”, ndërsa këngëtarja ende nuk e ka caktuar datën se kur do ta lançojë albumin e saj të tetë.

Loading...

 

Adele bashkëpunim me Lady Gaga???

adele gaga Pas një shkëputje të gjatë nga tregu muzikor, Adele ka menduar që të kthehet fuqishëm. Pak kohë më parë u raportua se ajo po punonte për të sjellë një album me këngë cilësore dhe duket se kjo kohë ka qenë mjaft impenjative për të. Një foto që tashmë qarkullon në rrjetet sociale dëshmon se së shpejti ajo do të vijë me një bashkëpunim. Thuhet se ajo do të vijë me një projekt të ri me këngëtaren Lady Gaga. Këngëtarja amerikane ka postuar në “Instagram” një foto me këngëtaren britanike me mbishkrimin: “Asgjë si një e mërkurë me mikeshën time të bukur Adele”. Fotoja mendohet se është shkrepur në banesën e Lady Gaga-s në Los Anxheles.

 

Trainor rrëzon nga froni bukuroshen Swift

trainorAlbumi “Title”, debutues nga Meghan Trainor ka arritur që të heqë nga kryesimi albumin shumë të suksesshëm “1989” nga Taylor Swift në Amerikë. “Title” kryeson këtë javë me shitje, duke arritur të shesë 195 mijë kopje, duke u bërë albumi më i suksesshëm debutues ndër femra për pesë vitet e fundit. Trainor ka thënë se shpreson që fansat do të arrijnë të kuptojnë konceptin e këngëve të albumit, pasi janë këngë shumë reale dhe personale. Ky sukses pason atë të këngës “All about that bass” që e ka mbajtur Trainor për javë me radhë në vend të parë të Billboardit amerikan.

 

Ja transformimi i Cyrus

cyrysMiley Cyrus kohët e fundit ka shkaktuar shumë debate në lidhje me zhveshjen e saj, përdorimin e drogës dhe alkoolit, por ndodh që ajo herë pas here të bëhet edhe nostalgjike. Ylli i Disney-t që u transformua brenda një kohe të shkurtër në njërën prej këngëtareve më provokuese në videoklipe dhe skena koncertesh, ka shokuar me një foto. Mesa duket, ky transformim drastik ka habitur edhe vetë protagonisten e tij, Miley Cyrus. Këngëtarja u shndërrua në nostalgjike dhe postoi në rrjetet sociale një foto të hershme të saj me mbishkrimin: “Kush dreqin…? Çfarë dreqin…?” Fotoja ishte e arkivës së 2011, kur ishte ende një “Hannah Montana”.

 

JLo: Mashkulli ideal duhet të ketë karakterin dhe jo pamjen

lopez8JLo herë pas here të surprizon me deklaratat e saj, ku një ditë më parë tha se ajo dëshiron një familje të madhe, tashmë ajo është ndalur tek partneri i saj ideal. Për të, tek një burrë nuk ka rëndësi pamja e jashtme, por karakteri. Kështu ka deklaruar këngëtarja dhe aktorja 45-vjeçare në programin “Watch What Happens Live”, ku ishte e ftuar mbrëmjen e së enjtes, kur u pyet nga moderatori Andy Cohen për mashkullin e saj ideal.

Loading...