Standard.al

Bombardime në Mariupol të Ukrainës, mbeten 10 të vrarë

ukraine-tvklan-300x16810 persona kanë vdekur nga një seri bombardimesh në qytetin jugor ukrainas të Mariupolit. Njoftimin e bëri në profilin e tij në Facebook Shefi i policisë lokale. Ai akuzoi separatistët filorusë për këtë krim. Mariupoli ndodhet në rajonin e Donjeckut, por nën kontrollin e qeverisë së Kievit. Luftime të ashpra kanë vijuar edhe pranë aeroportit të Donjeckut, pavarësisht njoftimeve për një armëpushim të përkohshëm dhe tentativës për bisedime.

Që prej nisjes së konfliktit në lindje në prill të vitit 2014 më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën dhe rreth 11 mijë të tjerë janë plagosur.

Comments are closed.