Ankimi/ Prokuroria e Durrësit dërgon në Apel pafajësinë për ish-kryeinspektorin e Mjedisit

0
299

 Alma Çuka

gjykata durres E cilëson alogjik dhe të pambështetur në fakte vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit që i dha pafajësi. Akuza argumenton bashkëpunimin me inspektorin dhe ndarjen e parave

Kryeinspektori i Mjedisit në Durrës, Genci Balla, para pak ditësh mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së parë e këtij qyteti për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Vendimi i dhënë nga shkalla e parë e gjykimit është kundërshtuar nga akuza e cila ka renditur edhe argumentet përkatëse. Prokuroria shprehet se vendimi është i padrejtë duke nisur që me faktin se arrestimi i tij është kryer në flagrancë duke ndarë paratë me inspektorin Eduart Bejko, ky i shpallur fajtor dhe i dënuar me pak muaj burg. Paratë thotë akuza drejtuesi dhe vartësi ia kishin marrë një shtetasi kinez i cili operonte në Shqipëri. Për Prokurorinë e Durrësit, vendimi që e shpall të pafajshëm kryeinspektorin Balla është alogjik, për faktin se për të njëjtin fakt, inspektori Bejko është shpallur fajtor. Po ashtu, Prokuroria kërkon nga gjykata e Apelit edhe dënimin sipas kërkesës së saj për shtetasit Bejko, si edhe për bashkëpunëtoren e tyre, Dorina Nikolla, për të cilët gjykata e shkallës së parë dha një dënim dukshëm më të ulët nga ajo që kërkoi prokuroria.

 

Analiza e fakteve

Më datë 30.5.2014 në ambiente e kompanisë ”Dava Internatinal Trade” sh.p.k, ka shkuar një shtetas i cili më vonë është prezantuar se quhej Genci Balla dhe ishte me detyrën e shefit të Inspektoratit të Mjedisit të Rrethit Durrës. Ky shtetas ka qenë i shoqëruar me shtetasin Eduart Bejko, i cili ishte me detyrë Inspektor pranë Inspektoratit të Mjedisit Durrës. Pasi kanë marrë kontakt me një punonjës është përgjigjur që është shefi i Inspektoratit të Mjedisit dhe me fjalë fyese i ka thënë që i thuaj shefit tënd që do t’i çjerr ….. dhe më pas është larguar. Në çastin që është larguar ka telefonuar, shtetasin Agim Maksuti, i cili së bashku me Ilir Agalliu dhe Besmir Capa, është urdhëruar që të shkonte për inspektim pranë kësaj shoqërie. Asnjëri nga inspektorët nuk e dinin se ku ishte kjo kompani por janë orientuar nga Genci Balla, i cili nuk kishte lëshuar ndonjë autorizim për të bërë inspektim por ka urdhëruar me gojë. Të tre inspektorët e mësipërm pasi kanë kryer inspektimin kanë përpiluar akt konstatimi me nr. 000436 datë 30.05.2014, duke përshkruar se ishin shkelur tre pika të lejes mjedisore. Subjektit i është lënë afat 10 ditë për t’i sistemuar, në të kundërt subjekti do t’i nënshtrohet sanksioneve ligjore me gjobë, që sipas atyre ishte në vlerën 5.000.000,00 deri në 10.000.000,00 lek të reja. Në këtë çast, e telefonuar nga administratori në ambientet e kompanisë ka shkuar Doriana Nikolla e cila kryente detyrën e kontabilistes së kompanisë. Kjo shtetase ka folur me Inspektorët dhe i ka thënë që kjo është kompania që kryen veprime financiare dhe se do të fliste me shefat e tyre. Ndërkohë ka komunikuar në telefon shtetasin Eduart Bejko, të cilin e njihte dhe i ka kërkuar që ta ndihmonte. Ky i fundit duke qenë se ishe i shoqëruar me Genci Ballën, ka komunikuar me inspektorët, të cilët më pas ata janë larguar. Pasi janë larguar inspektorët, shtetësia Doriana Nikolla, i ka propozuar administratorit (kallëzuesi) se ata duan ndonjë lekë që të mos e vendosnin gjobën. Si vlerë e propozuar për përfitim të paligjshëm ishin 200 000 lekë të reja, të cilat sipas saj ishin për kryeinspektorin Genci Balla. Kallëzuesi ka pranuar dhe i ka dhënë shumën prej 200 000 lekë të reja shtetases Doriana Nikolla, e cila më pas për shkak të njohjeve ka telefonuar dhe ja ka dorëzuar më vonë në shtetasit Eduart Bejko. Pas tre ditësh tek zyrat e Dorianës, ka shkuar shtetasi Eduart Bejko (të cili i thërrisnin Ari) dhe dhe i ka propozuar administratorit të shoqërisë (kallëzuesi) se kishte folur me Gencin (Kryeinspektorin) dhe ai kërkon nga 100 000 lekë çdo muaj, për të mos pasur probleme me kontrollet e mëtejshme dhe për të mos hyrë ndonjë person tjetër në këtë lloje biznesi. Kallëzuesi ka pranuar dhe për garanci të mëtejshme ka kërkuar që të takohej dhe bisedonte me Genci Ballën, për të qenë i sigurt që është ai personi për të cilin po paguhej përfitimi i paligjshëm, pra pagesa prej 100 000 lekë, çdo muaj.

 

Argumentimi i Gjykatës

Veprimet e kryera nga i pandehuri Genci Balla dhe Eduart Bejko më datë 30.5.2014, janë veprime në përmbushje të rregullt të detyrës. Nuk provohet që të ketë qenë në dijeni të faktit se shumat e kërkuara dhe të marra nga i pandehuri Eduart Bejko, të kenë qenë përfitim i paligjshëm.

Nuk ka një marrëveshje midis dy të pandehurve për përfitimet e paligjshme me datë 30.5.2014 (200.000 lekë), 23.7.2014 (100.000 lekë) dhe 29.9.2014 ( 200 000 lekë). Ky vendim thotë akuza është alogjik, i padrejtë dhe i pambështetur në ligj dhe në provat e administruara në lidhje me deklarimin e pafajshëm të pandehurit Genci Balla, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259-25 të Kodit Penal. Gjykata thotë ajo i ka marrë faktet e shkëputura. Pjesëmarrja e të pandehurit Genci Balla në kryerjen e veprës penale është tërësisht e provuar dhe roli i tij ka qenë tepër aktiv pavarësisht formës se si i interpreton Gjykata veprimet e kryer prej tij. Roli i të pandehurit Genci Balla ka qenë determinant në kryerjen e veprës penale dhe pa pjesëmarrjen e tij, nuk do të ishte realizuar kryerja e saj.

 

 Fier/ 15 vjeçarja “zhduket” me të dashurin, alarmohet policia

Duket se shkollat nuk janë të sigurta. Fëmijët mund të futen e dalin nga ora e mësimit sa herë të duan dhe kjo gjë nuk vihet re për orë të tëra nga mësuesit. Një situatë e tillë ka ndodhur në një shkollë të rrethit të Fierit. Një vajzë 15 vjeçe ka lënë orët e mësimit dhe është larguar me të dashurin e saj. Bëhet fjalë për një vajzë nga fshati Mbrostar Ura. Vajza sipas të dhënave nga Policia e Fierit i ka kërkuar leje mësuese për të dalë nga ora e mësimit, por pa dhënë arsyen. Vajza është vonuar dhe e detyruar mësuesja ka lajmëruar policinë e cila raporton e gjeti të miturën nën shoqërinë e të dashurit të saj. Ata janë shoqëruar në komisariat ku janë marrë në pyetje e më pas janë lënë të lirë.

 

Aksident/ Plagoset rëndë një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një person është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës. Burime të policisë bëjnë me dije se aksidenti është shkaktuar nga një furgon i cili drejtohen nga, 25 – vjeçari Fisnik Mefaja. Si pasojë e përplasjes nga furgoni me targë LA 53 32 A është aksidentuar rëndë shtetasi me inicialet K.M., 51 vjeç nga fshati German Mat. I plagosuri është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjeti që shkaktoi aksidentin dhe bëhet e ditur se materialet i kaluan organit të prokurorisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency