Pas “stuhisë”, tre klasikë të vështirë në Opera

0
155

Intervistoi: Violeta Murati

Intervistë me drejtoren artistike të TKOB, Abigeila Voshtina

Intervistë me drejtoren artistike të TKOB, Abigeila VoshtinaËshtë hera e parë që në Opera drejtori artistik ka aq shumë “pushtet”, qoftë në vendimmarrje ashtu dhe në rolin e strategjisë artistike të institucionit. Bëhet fjalë për zgjedhjen e violinistes Abigeila Voshtina, e cila është përfolur jo pak për ambicien e saj për të vendosur “rregull” në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ndërkohë që sezoni ka nisur qysh më 8 janar, sonte në mbrëmje vijon me “Klasikët në Opera”, premierë në TKOB, me pjesë nga kompozitorët Domenico Cimarosa, Alessandro Rolla dhe Mozart. Nga Mozart është përzgjedhur Simfonia e Haffnerit, nga Domenico Cimarosa do të interpretohet uvertura e Operas së tij të famshme “Martesa e fshehtë” dhe nga Alessandro Rolla, do të interpretohet Koncerti në Sol Maxhor për violinë dhe Orkestër. Të tre këto pjesë vijnë premierë në TKOB të interpretuara nga Orkestra e TKOB, drejtuar nga Edmond Doko dhe Soliste Abigeila Voshtina (violinë). Në një kohë kur shumë punë duhen kryer në këtë institucion qoftë në infrastrukturë apo në vendosjen e veprave të repertorit, Voshtina pothuaj i ka dhënë TOB profilin e koncerteve instrumentale. Për këtë ajo ka një përgjigje.

 

 Tri premiera koncertore që nisin sezonin artistik në Opera për 2015-ën. Cimarosa, Mozart dhe Rolla –  janë tre kompozitorë që kërkojnë impenjim artistik, një prej të cilëve ju jeni në violinë soliste. Pse kjo zgjedhje?

Sezoni ka nisur me po aq premiera në datën 8 janar. Ishte i veçantë sepse u hap me Bach, koncerti Haydn sol maxhor, për violine solist Gezim Bulcari dhe Bachianas Brasileiras të Hietor Villa Lobos. Pra ky është thjesht vazhdimi i epokes muzikore. Dua që publiku të njihet me Mjeshtrin e operes Domenico Cimarosa dhe shkollen Italiane solistike te Alessandro Rolla-s.

Krahasimi i një kolosi si Mozart me ta, do të bëje të mendoje dhe të kuptojë, kompozimin melodioz të një epoke.

 

Si po shkojnë punët në Opera tani, pas asaj stuhie për kontratat dhe vendet e punës, ku si duket çdo gjer kërkon rrjedhën normale. Ndërsa ju u “përfolet” si drejtoresha artistike më e “pushtetshmja”, para jush s’ka pasur kaq kompetencë asnjë, çfarë po ndodh ndërkohë?

Nuk e di si ka qenë i strukturuar stafi nën drejtimin e paraardhësve dhe si ndaheshin detyrat. Koncepti dhe ndërtimi i organigrames nga ana e intendantit ka qenë ndarje në drejtori duke bashkëvepruar në harmoni të plotë, dhe unë sot jam e bindur për këtë forme, tashme dhe mendoj se, vështirë se do të kthehen me mënyrat e vjetra. Ndërkohë politika e hapjes “TOB shtëpia e të gjithë artistëve kudo ndodhur” ishte çelësi i suksesit për një të ardhme që vështirë se, do të prapësohet, dhe plotësisht e përqafova këtë politikë të drejtorit, që në ditët e para. Vështirë se mund të mohohet fakti që brenda 1 viti erdhën të gjithë balerinët,këngëtarët,instrumentistët gjë që ndikoi në pasurimin e jetës artistike por edhe për kushtet në të cilat ndodhemi mbetet kontribut i pa llogaritshëm. Pra ajo, që bëj është thjeshtë detyra më etike dhe pasion.

 

Si është gjendja në opera, sa i takon kushteve, mjediseve – dimë se këto janë probleme shqetësuese, çfarë perspektive kanë?

Preferoj të flas për anën artistike, por dua te them që kushtet e teatrit i jetoj gjithë ditën si vete trupat që performojnë.

 

Cili është strategjia juaj, në kontekstin artistik, për vëniet në skenë, do kemi vepra repertori?

Aksioma e Drejtorit të përgjithshëm është “Teatër repertori”! Asgjë të mos hidhet në kosh, çdo gjë të jetë në shërbim të publikut por dhe të mundësisë së rritjes së nivelit të artistëve duke performuar në vazhdimësi. Në këtë mënyrë kanë mundësi edhe të rinjtë të kenë shansin e tyre siç ndodhi me Bohemë.

Pse? Sepse pa repertor nuk ka memorie dhe traditë. Baleti ka më shume se 10 shfaqje këtë muaj por tituj të ndryshëm, Kjo është praktike e teatrove serioze nacionalë.

Artisti i mirëfilltë nuk përsëritet kurrë, çdo interpretim është i papërsëritshëm dhe ndihmon në rritje. Fakti është që performanca artistike është rritur mjaft. Mos harroni se, po krijohet repertor modern baleti, i cili i ka të gjitha mundësitë që të performojë jashtë Shqipërisë me emra si Preljocaj, por edhe mundësi për të zbuluar talente të tjera brenda trupës së baletit.

 

 Duke qenë violiniste, duket sikur është shmangur pak profili i TOB, duke u vënë në kalendar më shumë koncerte instrumentale, se sa opera, çfarë synimi keni me këtë?

Aspak, TKOB ngelet institucioni par ekselence i operës dhe baletit… Për diversitet në TOB është vetë drejtori, madje përveç instrumentistëve këngëtarëve dirigjenteve etj, me dëshirën e tij ka ardhur edhe kitaristi Petrit Ceku. Sezoni në fakt pati dy gala operistike dhe gjatë muajve në vijim kemi 5 tituj në 4 muaj. Për t’u theksuar është dhe koncerti i kompozitoreve të rinj ideuar nga drejtori, por në mirëkuptim dhe bashkëpunim me gjithë stafin artistik që do të jetë në vijim të ciklit simfonik. Sigurisht që përgatitja e Operes dhe Baletit kërkon më shumë kohe fizike atëherë përse mos përfitojmë të gjithë bashkë. Publiku ka një zhanër të ri plot sfumatura dhe opera hap krahët e saj ne 360 gradë. Përfitimi i dyte është ai i protagonizmit të orkestrës në skenë, nuk duhet harruar që orkestra është 60% i operës dhe baletit, pa të realizimi do ishte diçka tjetër, prandaj me bindje të plotë mendoj që me një orkestër që kërkon të rritet në mentalitet dhe kualitet do kemi shfaqje akoma më të bukura.

Për informacion, do t’ju them që një nga tingujt orkestralë më të bukur në Evropë është ajo e Filarmonisë së Vjenës, e pra protagonizmi i tyre na rrëqeth çdo Vit të ri, e kuptoni çfarë tapeti muzikal i jep një këngëtari në arien e tij!!

 

Të kthehemi te koncerti, ju do të luani në violinë pjesë nga A. Rolla. Çfarë përfaqëson për ju?

Është boshti kryesor i hovit që pati shkolla lombarde tek harqet, duke lënë gjurmë sinjifikative tek Instrumenti i violës por jo vetëm. Muzikaliteti i tij është i thjeshtë por frazat janë ato të bel cantos italiane. Kjo ndërthurje midis teknikës qelibare e njëjtë me atë të Mozartit, por paraardhëse e asaj të Paganinit, më bën ta adhuroj.

 

Keni qenë me këtë pjesë në filarmoninë e Sanremos, si ka qenë kjo përvojë për ju?

Ishte hera e parë që ky Koncert luhej përpara publikut dhe entuziazmi i tyre më bindi për intuitën time “do ishte mëkat që ky repertor të mbetet nëpër biblioteka”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency