Ngjarja e Matit/ Dhunohej nga bashkëshorti, gruaja zbulon arsenalin e armëve në banesë

0
144

 Alma Çuka

armete sekuestruara ne mamurras155298_1Hazbi Kutagja  armet arsenali kallashnikov automatik  bomba (1)Hazbi Kutagja, pas arrestimit, rezultoi se ishte dhe debitor i energjisë. I gjendet linjë e dytë për energjinë. Prej muajsh ishte nën dhunën fizike dhe presionin psikologjik të bashkëshortit.

Dhunohej prej kohësh nga bashkëshorti dhe për të shpëtuar gjen një zgjidhje. Pas një grindjeje, e cila përfundon me dhunë fizike, një grua me banim në rrethin e Matit merr guximin për t’i telefonuar policisë. Jeta e saj ishte bërë ferr dhe në këto kushte ajo iu drejtua komisariatit te policisë. Telefonata ishte e menduar. Përveç dhunës, gruaja e frikësuar nga bashkëshorti, i cili zotëronte një arsenal armësh në banesë, i rrëfeu policisë gjithçka. Rrëfeu për keqtrajtimin fizik, armët e fshehura, kërcënimin me armë dhe më pas ftoi efektivët të kontrollonin banesën dhe vendet e fshehta ku bashkëshorti mbante arsenalin e armëve. Biseda është zhvilluar në fshehtësi të plotë dhe vajta e policisë në banesën e të pandehurit Kutagja, ishte një befasi.

 

Arrestimi

Denoncimi i një gruaje se personi me të cilin ajo bashkëjeton ushtronte dhunë ndaj saj, ka çuar jo vetëm në arrestimin e 42-vjeçarit Hazbi Kutagja nga Mati, por dhe zbulimin e një arsenali armësh në banesë. Gjatë kontrolli policia zbuloi ndër të tjera, se Kutagja vidhte edhe energjinë elektrike përmes një lidhje të paligjshme. Bashkëjetuesja telefonoi policinë dhe tha: Kutagja më dhunon. Policia e Matit arrestoi në flagrancë 42-vjeçarin Hazbi Kutagja me akuzën e dhunimit të bashkëjetueses, banues në Komunën Suç të rrethit Mat. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Kanë qenëpikërisht orëte vona të mbrëmjes së mërkurë, kur Policia e Matit mori një telefonatë për dhunë në familje nga shtetasja me inicialet I. K., bashkëjetuese e të arrestuarit Hazbi Kutagja. Gjatë arrestimit në flagrancë të Hazbi Kutagjajt dhe kontrollit të kryer në banesën e tij, policia ka gjetur edhe një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh luftarake të cilat më pas janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

 

Kutagja debitor

Veç akuzave për dhunë në familje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, i arrestuari Hazbi Kutagja do të ndiqet penalisht edhe për veprën penale ”Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal, pasi gjatë kontrollit në banesë të ushtruar nga policia, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike nga ana e këtij të fundit. Materialet procedurale dhe hetimore në ngarkim të Hazbi Kutagja, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme. Pas arrestimit i pandehuri i është nënshtruar gjatë paradites së djeshme një seance të gjatë pyetjesh. Ndërkohë në dosjen e organit të Prokurorisë është administruar edhe kallëzimi penal i bërë nga bashkëshortja e tij. Vetëm kur ka qenë në qelinë e paraburgimit, i pandehuri është ndeshur me kallëzimin që ka bërë gruaja dhe të dhënat e sakta që ajo ka rrëfyer për arsenalin e armëve dhe gjithçka tjetër. Tashmë i pandehuri do të përballet edhe me një dëshmi kundërshtuese të bashkëshortes, e cila në polici është shprehur se ka qenë e detyruar të duroj dhunën për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga Kutagja. Ky i fundit nga të dhënat e para të marra në Policinë e Matit, mësohet se ka kundërshtuar kallëzimin për dhunë fizike. Në deklarimin e tij është shprehur se ka qenë një zënkë e vogël mes tyre dhe më pas gruaja i është drejtuar policisë nga frika se gjithçka mund të shkonte në acarim.

 

Armët dhe municionet e gjetura në banesën e Hazbi Kutagjës

 1-Automatik model 56 copë 1 (një)

2-Pushkë model 56 copë 1 (një)

3-Pushkë model 63 copë 1 (një)

4-Fishekë model 56 copë 111 (njëqind e njëmbëdhjetë)

5-Fishekë model 54 copë 68 (gjashtëdhjetë e tetë

6-Fishekë arme gjahu copë 11 (njëmbëdhjetë)

7-Granata dore copë 2 (dy)

8-Ndezës granatash copë 6 (gjashtë)

9-Kapsolle elektrike copë 125 (njëqind e njëzet e pesë)

10-Kallëpe lënde plasëse copë 10 (dhjetë)

11-Fitil zjarrpërcjellës 20 metër

 

Lezhë/ Kërkon të sqarohet me gruan, e dhunon në shtëpinë e vjehrrit

Një i ri i moshës 30-vjeçare është shpallur në kërkim nën akuzën e dhunës në familje dhe shkatërrim prone. Astrit Prenga me banim në Ishull-Lezhë gjatë mesnatës së lënë pas ka hyrë me forcë në banesën e vjehrrës së tij në Ishull duke dëmtuar dritaret dhe dyert e banesës dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij shtetasen S. Gj. Nga të dhënat e para mësohet se Prenga me të shoqen ishin në proces divorci por se ky i fundit nuk pranonte ndarjen prej saj, ndaj kishte shkuar në banesën e vjehrrës për të tentuar të bashkohej me gruan. Përballë refuzimit të saj, Prenga ka humbur kontrollin, ka dëmtuar banesën e vjehrrës dhe ka ngritur dorë mbi të shoqen. Ishte e reja S. Gj. rreth moshës 27-vjeçare ajo që bëri denoncimin në polici, duke bërë që Astrit Prenga të shpallet në kërkim. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Dhunim i banesës”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

 

Vlorë/ Vjedhja e energjisë, pranga punonjësit të OSHEE-së, në kërkim dhjetëra persona

Policia e Vlorës në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik, njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur arrestimin e një punonjësi të OSHEE Vlorë, për “Shpërdorim detyre”. Në njoftimin e saj zyrtar policia bën me dije se arrestoi shtetasin Idriz Duro, vjeç 44, banues në Vlorë, me detyrë lexues i matësve në lagjet “Pavarësia”, “24 Maji”, dhe “1 Maji”. Arrestimi i tij u krye pasi nga kontrollet e kryera nga Task-Forcë e OSHEE Tiranë dhe Vlorë, në lagjet e mësipërme janë konstatuar matës të dëmtuar të cilët regjistronin humbje energjie dhe që nuk janë raportuar nga punonjësi i OSHEE. Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale. Po dje Policia e Vlorës njofton se ka kryer operacionin e Koduar “24 orë”, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri, kapjen e automjeteve të vjedhura si dhe ka vijuar plani operacional kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i këtij operacioni në Vlorë dhe Sarandë janë arrestuar 4 persona për narkotike dhe armëmbajtje, janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura, janë proceduar penalisht 3 persona si dhe janë shoqëruar 7 persona në polici në kuadër të hetimeve për ngjarje të vjetra kriminale. Në Vlorë u bë arrestimi në flagrancë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në ngarkim të shtetasit, Dasho Shehaj, vjeç 50, banues në fshatin Vranisht Vlorë. Arrestimi i tij u krye pasi këtij shtetasi rreth orës 01.00 të natës i është kapur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë mod 56 si dhe një sasi prej 5 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të marijuanës e vendosur në një thes. Në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” i shtetasve Enton Kristo Vasili, vjeç 39, Ervin Petro Paguni, vjeç 28, të dy banues në lagjen Nr. 4, Sarandë. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga kontrolli i kryer rreth orës 20:00 në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në total një sasi prej 77 gr. lëndë narkotike e llojit marijuanë të cilën këta shtetas e tregtonin në qytetin e Sarandës.

 

 Ballsh/ Ishin përjashtuar nga shkolla, përplasen me thika dy të rinj

Dy nxënës në Ballsh u përplasen me thikë brenda ambientet e shkollës. Për pasojë njëri prej tyre përfundoi në spital me tre plagë në trup. Një nxënës i shkollës së mesme “Dervish Hekali” në Ballsh u sulmua me thikë pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij. Konflikti banal nisi brenda ambienteve të shkollës dhe më pas jashtë saj. Policia arrestoi 16-vjeçarin Rushit Xhemali, kurse i plagosuri u dërgua në spital. Sipas njoftimit të policisë, të dy nxënësit ishin përjashtuar më parë nga ky gjimnaz, por ata vazhdonin të qëndronin brenda murit rrethues të shkollës. Prindërit e djalit të plagosur nuk e pranuan këtë gjë, duke sqaruar se djali i tyre po transferohej në një tjetër shkollë.

 

Banka e Shqipërisë/ Të pandehurit kërkojnë pafajësi, Gjykata merr kohë për vendimin

Shkon drejt fundit procesi gjyqësor kundër 10 të pandehurve ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Gjatë seancës së djeshme e cila ishte e parafundit, avokatët mbrojtës kërkuan nga Gjykata pafajësi, duke argumentuar në fjalën e tyre të fundit se pala akuzuese nuk ka prova që i implikon ata si bashkëpunëtor në vjedhjen e bankës dhe aq më shumë për faktin se kanë shpërdoruar detyrën. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, të 10 të pandehurit dhe avokatët e tyre pretenduan se nuk kanë konsumuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për shkak se nuk kishte një rregullore që tregonte se çfarë pune duhet të bënin. Të gjithë këta të pandehur, kërkuan nga gjykata të lirohen nga akuza dhe të shpallen të pafajshëm. Gjykata, pasi dëgjoi avokatët dhe të pandehurit u tërhoq për vendim, që pritet të jepet pas 2 jave.

Ndërkohë, prokuroria seancën e kaluar kërkoi dënimin e tyre me burg, ku për 6 të pandehur u kërkua dënimi me nga 6 vjet burg dhe 4 të tjerë me nga 5 vjet heqje lirie.

Prokuroria thotë se duke mos respektuar detyrën, të pandehurit kanë lënë hapësire për vjedhjen nga kolegu i tyre Ardian Bitraj të shumës prej 713 mln lekëve.

 

 Banda e tritolit/ Shtyhet seanca, mungonin dëshmitarët e akuzës

Gjykata e Krimeve të rënda shtynë seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve si “banda e tritolit”, për shkak të mungesës së dëshmitarëve. Seanca gjyqësore ka vazhduar me dyer të mbyllura por nuk ka zgjatur shumë për shkak se dëshmitarët e thirrur nga gjykata nuk ishin paraqitur, mes tyre edhe ish-drejtori i ALUZNI-t, Ardian Kollozi. Këtij të fundit në qershorin e 2013, Julian Sinanaj pasi ishte paguar nga kushërinjtë Mëhillaj i kishte vendosur një sasi tritoli në derën e apartamentit. Si pasojë e shpërthimit nuk kishte të lënduar. Ndërkohë në sallë ndodheshin dy të penduarit e bandës, Sinanaj dhe Gjokona që kanë kërkuar të ballafaqohen me dëshmitarët për të provuar akuzat ndaj bandës së tyre

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency