CR7 maskohet si lypës, ndihmon fëmijët në nevojë

0
131

CR7 maskohet si lypës, ndihmon fëmijët në nevojëE akuzojnë shpeshherë për arrogancë, por është e disata herë që ai tregon të kundërtën. “Topi i Artë 2014”, Kristiano Ronaldo, është maskuar si lypës, duke vendosur paruke dhe mustaqe, me qëllim që t’i binte një surprizë një fëmije. Ngjarja e papritur ka ndodhur në qendër të Madridit dhe kur kalimtarët panë që bëhej fjalë për yllin e futbollit, mbetën gojëhapur. CR7 përqafoi djaloshin dhe më pas i dha një autograf mbi topin që mbante në duar.

 

 Miss Spanja, e lidhur me djalin e Hierros

Këtë javë nis faza finale e “Miss Univers 2015”. Evenimenti i bukurisë që nis të dielën do të ketë në përbërje 88 bukuroshe nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa Spanja prezantohet me Desire Kordero, e cila është edhe e dashura e djalit të zv.trajnerit të Realit të Madridit Fernando Hierro, Alvaro Ruiz. 21-vjeçarja andaluziane, e lindur në Sevilje, është një prej favoriteve kryesore për të fituar kurorën e më të bukurës së universit bashkë me Miss SHBA-në, Kolumbinë dhe Venezuelën.

 

 Ndahet Kristiano me Irinën, boom fotomontazhesh

Ndarja e Kristiano Ronaldos me Irina Shayk, pas një lidhjeje disavjeçare që pritej të kurorëzohej në martesë, vazhdon të jetë kryetemë në botën e futbollit dhe gossip-it. Prej disa ditësh ylli i Realit të Madridit ka qenë në faqet e para të gazetave dhe revistave rozë, ndërsa në Spanjë kanë plasur edhe fotomontazhet. Tifozë të shumtë kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi humoristike ku përfshijnë edhe kapitenin e Çelsit, Xhon Terri, i njohur për historitë e tij të dashurisë, kryesisht me partneret e futbollistëve.

 

 “Old Traford”, shtëpia e minjve

Mançester Junajtid ka një problem serioz me stadiumin “Old Traffod”. “Teatri i ëndrrave” nuk vuan nga tapeti i keq apo kushtet në ambientet e tij, por nga një “mysafir” që po bëhet gjithmonë e më tepër një problem serioz. Sipas një hulumtimi të “Daily Mail”, drejtuesit e stadiumit të “djajve të kuq” po punojnë për zhdukjen e minjve nga ambientet e stadiumit, kryesisht në pjesën veriore dhe jugore të tij. Prania e minjve në zonën e stadiumit të quajtur “Stretford End” është sinjalizuar në një raport të vitit 2012, ndërsa në vitin 2010 u bë një foto ku shihej një mi teksa lëvizte në tapetin e “Old Trafford” gjatë ndeshjes Mançester Junajtid-Uest Hem. Po të shkosh më pas në kohë, sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, edhe në vitin 2006, në ndeshjen e FA Cup kundër Barton Albion është parë një tjetër mi në fushën e lojës. Së fundmi Mançester Junajtid ka urdhëruar “masa rigoroze për të garantuar nivel të lartë higjiene në vendet ku shërbehet ushqim.

 

 Talenti norvegjez: I lumtur te Reali

Talenti 16-vjeçar norvegjez Martin Odegard, i shumëkërkuar në merkaton e fundit, është prezantuar te gjigantët e Realit të Madridit. Gjatë konferencës së parë për shtyp në “Ciudad Real Madrid”, norvegjezi u shpreh shumë i lumtur që u bashkohet madrilenëve, që sipas tij janë klubi më i madh në botë. “Te Reali i Madridit më bëjnë të ndihem si në shtëpi. Është një ëndërr për mua të jem këtu pasi është klubi më i madh në botë. Është një nder për mua”, – ka thënë 16-vjeçari. Reali i Madridit i ka paguar klubit norvegjez rreth tre milionë euro për Odegardin, ndërsa ky i fundit pritet të përfitojë mbi 100 mijë euro në javë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency