Lokalet e 21 qershorit/ Nis përgatitja e zgjedhjeve vendore, blihen 1 mijë kuti të reja për votimin

0
125

Erneta Shevroja

KQZKQZ ka miratuar disa projektvendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore që janë caktuar të zhvillohen më datë 21 qershor. Kështu, ditën e djeshme, KQZ ka pasur mbledhjen e parë në kuadër të zgjedhjeve vendore, ku janë miratuar disa vendime me vetëm 4 anëtarë. Komisioni i Zgjedhjeve ka vendosur ka miratuar disa projektvendime që kanë të bëjnë më mbarëvajtjen e procesit zgjedhor; për kutitië e votimit, për ngjyrën që do të përdoret, për përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorimin për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit etj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka vendosur që të blejë edhe 1 mijë kuti të tjera votimi, nga 11 150 kuti që i ka aktualisht. Ndërkaq, pika ku gjithmonë ka diskutime, ishte ajo që ka të bëjë me spotet publicitare për edukimin dhe informimin e zgjedhësve para datës 21 qershor dhe ditën e votimit. Në mbledhjen e djeshme, lidhur me këtë pikë u vendos që KQZ në këto zgjedhje të mos përdorë autobus urbanë të veshur me informacione për votuesit.

 

Projektvendimet

“Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-së, KQV-së dhe GN (grupeve të numërimit) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, 21 qershor 2015”.

“Për caktimin e njësive administrative ku do të jenë ambjentet e punës të Zyrave Rajonale Zgjedhore, që do të ngrihen për zgjedhjet e datës 21.6.2015”.

“Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2015”.

“Për caktimin e partive poltike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-ve, për organet e qeverisjes vendore të datës 21.6.2015”.

“Për miratimin e llojit dhe specifikimeve të bojës timbruese që do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.

“Për miratimin e modelit të kutisë së votimit që do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.6.2015”.

“Për miratimin e modelit të kutisë së materialeve zgjedhore, që do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.6.2015”.

“Për miratimin e strukturës organikës dhe strukturës së pagave për personel shtesë, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të datës 21.6.2015”.

“Për miratimin e modelit të Regjistrit të Ankimeve Zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”.

“Për miratimin e modelit të kërkesës ankimore për ankimin në rrugë administrative të vendimeve në KQZ, të KZAZ-së dhe KQZ-së, sipas nenit 123 të Kodit Zgjedhor, i ndryshuar”.

“Për miratimin e Strategjisë për edukimin zgjedhorë të shtetasve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.6.2015”.

“Për miratimin e Strategjisë së trajnimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.6.2015”.

 

Njësimi i tarifave celulare, kreu i AKEP: Nuk tërhiqemi nga vendimi i marrë, në mars hyn 4G

Njësimi i tarifave celulare, që duhet të kishte filluar zbatimin nisur nga 1 janari, do të jetë një masë që do të zbatohet në vijim me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Kështu lajmëroi kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Pirro Xhixho, gjatë një seance dëgjimore në komisionin e veprimtarisë prodhuese, ku ky i fundit ka aplikuar të qenë anëtarë i bordit drejtues i AKEP-it. “Aktualisht po shqyrtohen ankesat e kompanive në lidhje me njësimin e tarifave, por nuk jemi tërhequr nga vendimi i marrë”, – tha z. Xhixho. “Padyshim ne do të bëjmë harmonizimin e dy elementeve, sepse janë dy elementet që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Është asimetria në treg dhe diskriminimi, që kërkohet të mos jetë më. Ne do të ecim paralelisht, të mbrohet konsumatori, do të mbrojmë dhe industrinë po aq sa kemi vullnetin ta bëjmë. Të gjithë janë në hesap të vetë por ne do të gjejmë pika që t’i përputhim; të zbatohen standardet në radhë të parë, por dhe disa instrumente të tjerë të mbrojmë konkurrencën e ndershme dhe barazinë në treg”, – vijoi kryetari i AKEP. Xhixho po ashtu njoftoi se më 2 mars të këtij viti do të çelet tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë. “Jemi në bisedime me qeverinë për të hapur 4 G. më dy mars ne kemi për të hapur brezin 4G. kjo është një nga sfidat e ardhshme”, – tha kreu aktual i AKEP-it, Pirro Xhixho. Ndërkohë, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi dje seancën dëgjimore me kandidatët e propozuar për Këshillin Drejtues të AKEP-it duke iu referuar projektvendimit “Për propozimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për emërimin e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)”. Ajo që u vu re, ishte fakti që janë 3 kandidate femra për të anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kandidatët e propozuar për këshillin drejtues të AKEP, ishin znj. Anila Denaj, z. Pirro Xhixho, znj. Ketrin Topçiu dhe znj. Klarina Abazaj.

 

Vizita në Shkup/ Meta me liderët shqiptarë: Mbështesim përpjekjet e faktorit shqiptar për forcimin e stabilitetit në Maqedoni

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqeodni, kreu i Kuvendit, Ilir Meta u takua me liderët e partive politike shqiptare. Filllimisht kreu i Kuvendit u takua me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rreth përpjekjeve që duhen bërë për të avancuar më tej realizimet e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. “Duhet të theksoj se ne mbështesim të gjitha përpjekjet e faktorit shqiptar për të forcuar stabilitetin në Maqedoni dhe në mënyrë të veçantë për integrimin e tyre në të gjitha institucionet, për realizimin e plotë dhe të përshpejtuar të Marrëveshjes së Ohrit, dhe njëkohësisht për të shtuar mbështetjen për Maqedoninë Perëndimore si në drejtim të buxhetit, si në drejtim të investimeve të huaja, pasi dihet që problemet sociale, veçanërisht ai i papunësisë, është një problem mjaft i mprehtë për të rinjtë”. Kryetari i Kuvendit, Meta, i bëri edhe një vizitë kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në mjediset e spitalit të Tetovës, ku i uroi shërim të shpejtë pas atij aksidenti automobilistik që pësoi gjatë ditës së mërkurë. Ashtu sikurse dihet që pikëpamjet tona me z. Ahmeti janë në sintoni të plotë sa i takon situatës në Maqedoni, perspektivës së Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, për proceset integruese, por dhe angazhimit të BDI-së dhe të faktorit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency