Karburanti/PD: Qytetarë, protesta të hënën, ora 11:00, ‘Të fikim 5 minuta makinën’

0
138

voltanaPartia Demokratike përsëriti në një deklaratë të sotme se taksat e larta të qeverisë janë shkaktaret kryesore të cmimit të lartë të karburantit që po varfërojnë shqiptarët duke u rritur koston e jetesës. PD riparalajmëron se të hënën paradite në orën 11.00, nisi aksioni i parë qytetar në shenjë proteste ku për 5 minuta do të fiken makinat.

Deputetja Voltana Ademi u shpreh se qytetarët e vendit, janë sot të vendosur për të luftuar kundër tiranisë së çmimit të karburanteve.

“Nuk mund të pranohet që shqiptarët të jenë delja e zezë e Europës me cmimin më të lartë të naftës dhe benzinës në gjithë rajonin e në gjithë kontinetin, vetëm sepse kështu ka vendosur Edi Rama me taksat e tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency