Bizneset, të thuash “jo” pa dëmtuar marrëdhëniet

0
144

negociation2Shumë udhëheqës dëshirojnë të jenë të gjindshëm për të gjithë. Për fat të keq, kjo nuk mund të bëhet pa rrezikuar mendjen e shëndoshë tuajën dhe mirëqenien e organizatës suaj. Ndonjëherë një lider ka nevojë të thotë thjesht ‘jo’. Disa njerëz e kanë të vështirë diçka të tillë, ata mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë dhe të gjenden kudo. Herë të tjera udhëheqësit thjesht nuk duan të zhgënjejnë askënd. Dhe më pas ka disa që përballen me presionin e madh për të kryer detyrat edhe kur skedula e tyre nuk e mundëson këtë. Si lider është e rëndësishme të dini se kur dhe si të themi ‘jo’ pa dëmtuar marrëdhëniet e biznesit. Së pari, vendosni kufijtë dhe përmbahuni atyre. Deklaroni në mënyrë të qartë kufijtë tuaj që nga fillimi. Bëni të ditur njerëzve brenda organizatës suaj, se kur jeni në dispozicion dhe kur është e pranueshme t;ju telefonojnë apo t’ju takojnë. Kjo do të zvogëlojë sasinë e kërkesave gjatë orëve të ngarkuara kur ju keni më shumë gjasa për të marrë një vendim impulsiv. Megjithatë, ju duhet ti përmbaheni rregullave tuaja. Së dyti, dëgjoni instinktet tuaja përpara se të përgjigjeni. Truri dhe trupi regjistrojnë informacion më të saktë se përgjigjet e shpejta emocionale. Analizoni intuitën tuaj përpara se të përgjigjeni, nëse ajo me të vërtetë nuk e ndjeni si diçka që mund ta bëni realisht, atëherë ndoshta vërtet nuk është diçka për t’u bërë. Ju do të dëmtoni reputacionin tuaj nëse thoni ‘po’ dhe më pas shmangeni.

 

Situatat

Ndërsa gjendeni në një situatë ku dëshironi të thoni ‘jo’ dhe nuk jeni të sigurt sit a bëni pa kumbuar i vrazhdë thjesht thoni ‘Më lejoni të kontrolloj oraret e mi.’ Personi që bën kërkesën nuk do të ndihet i lënduar nëse duket se ju me të vërtetë doni ta nderoni kërkesën e tyre, por nuk mundeni, për shkak të kufizimeve kohore. Ju gjithashtu mund të provoni të ‘peshoni’ të mirat dhe të këqijat e një ‘po’ ose ‘jo’ si përgjigje ndaj punonjësit ose bashkëpunëtorit. Shprehja e arsyeve tuaja me zë të lartë do ju ndihmojë të arrini vendimin e duhur dhe do t’ju kursejë kohë. Gjithashtu, konsideroni mundësinë e një favori reciprok. Në qoftë se ju thoni ‘po’ për një kërkese bëni të ditur për personin se kërkoni që këtë nder t’jua kthejë më vonë. Në disa raste kërkuesi mund ta ri-marrë në konsideratë çka kërkoi. Nëse jo, kjo është ende një situatë e favorshme për të dy palët, personi merr atë që dëshironte dhe ju do të keni një nder për t’iu kthyer disi më vonë. Diçka tjetër që mund të provoni është të shpjegoni se pse keni thënë ‘jo.’ Njerëzit që bëjnë kërkesë mund të mos i kuptojnë kufizimet tuaja kohore apo buxhetore. Jepni atyre një përgjigje të thjeshtë koncize. Kjo do ju ndalojë të dukeni sikur thjesht nuk dëshironi ta bëni dhe kërkuesi do të sigurojë një kuptim më të mirë të situatës suaj pa u ndjerë keq. Kjo mund të zvogëlojë kërkesa të ngjashme në të ardhmen. Mos harroni, ndërsa të shpjegoni arsyetimin tuaj për ‘jo’; sigurohuni që shpjegimi juaj të jetë i shkurtër dhe i saktë. Ndonjëherë një përgjigje e tejzgjatur mund të duket si ‘po’. Artikuloni me qartësi procesin e të menduarit.

 

Aftësitë

Një tjetër mënyrë e mirë për të thënë ‘jo’ është të thoni ‘po’ për personin dhe ‘jo’ për detyrën. Sigurohuni që personi të kuptojë se ky nuk është një sulm personal kundër tij, ju thjesht nuk mund të përmbushni detyrën e tij në këtë kohë.

Së fundi, kërkoni mundësinë të diskutoni kërkesën e tyre në një kohë kur jut ë mundeni ti përkushtoheni plotësisht. Mos harroni të jeni i vetëdijshëm për gjuhën tuaj të trupit dhe tonin në mënyrë që të mos duket se ‘po i përcillni’. Shembulli i një udhëheqësi të mirë nuk është dikush që thotë ‘po’ gjatë gjithë kohës. Askush nuk pret që ju të jeni në gjendje të bëni gjithçka. Udhëheqësit më të mirë kanë gjetur thjesht një mënyrë për të thënë ‘jo’ pa i dëmtuar marrëdhëniet e biznesit.

 

 CV-të e veçanta që u duhen paraqitur punëdhënësve

Pavarësisht nga mirënjohja dhe shpërblimet që keni marrë nga vendi I punës aktual në të kaluarën, ata ka të ngjarë të mos e kuptojnë se pse ju jeni një kandidat perfekt për pozitë tjetër, ndoshta më prestigjioze. CV-ja juaj duhet të jetë shumë e qartë rreth arritjeve aktuale dhe të kaluara që ju kane përgatitur për këtë punë që dëshironi. Kjo është një kërkesë për çdo CV, por shpesh njerëzit që aplikojnë për një punë në kompaninë aktuale supozojnë se aftësitë e tyre, arritjet dhe eksperienca janë të njohura; ato ka gjasa që personat të mos i dinë ose ka të ngjarë që të mos vlerësohen plotësisht deri ne momentin që theksohen qartë në CV. Nëse po aplikoni për një pozitë në bordin e një kompanie apo pa fitime, sigurohuni që CV juaj të vërë në dukje jo vetëm kualifikimet tuaja profesionale, por interesin tuaj në këtë bord të veçantë dhe aftësitë që ju do i sillni atij. Eksperienca përpara bordit dhe përvoja vullnetare është e rëndësishme. Ju mund të dëshironi gjithashtu të përfshini një letër mbuluese ku deklaroni objektivat tuaja si anëtar i bordit. Lidershipi, certifikata e sigurisë, dhe aftësia për të komunikuar në të gjitha nivelet janë të gjitha aftësi të rëndësishme të transferueshme. Përveç kësaj, shumë ushtarakë kanë pasur përvojë të vlefshme me buxhetet, mësimdhënien, dhe jetesën në vende të huaja, si dhe përvojë të veçantë që mund të dëshmohet e vlefshme në sektorët e linjave ajrore, navigacionit, anijeve, ndërtimit, prodhimit dhe qeverisë. Këto tre CV të veçanta- për pozicionet e bordit, për një pozicion në kompaninë tuaj aktuale, dhe për tranzicionin nga ushtria drejt punësimit civil -kërkojnë një shkrues profesionist, i cili është i vetëdijshëm për pritshmëritë e anëtarëve të bordit, menaxherët e punësimit, dhe rekrutuesit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency