Për pension maksimal/ Të moshuarit që dalin në pension pas 2015-ës, sa kontribute duhen

0
149

Driçim Çaka

Të moshuarit që dalin në pension pas 2015-ës2Në rastet kur si vjetërsi pune kërkohet të njihet edhe vjetërsia si ish-anëtar i kooperativës bujqësore dhe data e fillimit të pensionit është nga data 1.1.2015 e në vazhdim, masa e pensionit llogaritet me formulën e re

Hyrja në fuqi e skemës së re të pensioneve ka sjellë edhe rritjen e moshës dhe viteve të kontributeve që duhen për të përfituar pensionin sipas tri kategorive. I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 60% të viteve të sigurimit. I siguruari që ka plotësuar vitet e sigurimit, sipas tabelës së mëposhtme, nga të cilat jo më pak se gjysmat ka punuar në nëntokë, ka të drejtë të marrë pension në kushtet e kategorisë së parë. Në rastet kur si vjetërsi pune, sipas tabelës, kërkohet të njihet edhe vjetërsia si ish-anëtar i kooperativës bujqësore, dhe data e fillimit të pensionit është nga data 1.1.2015 e në vazhdim, masa e pensionit llogaritet me formulën e re. Të vetëpunësuarve në bujqësi, që plotësojnë kushtet për pension, mund t’u njihen periudhat e së kaluarës, si periudha sigurimi kundrejt pagesës së kontributeve, sipas masës së kontributeve të përcaktuara për vitin kur kryhet pagesa, por jo për periudhat para datës 1.10.1993. Për personat, të cilëve e drejta për përfitim u lind në datën 1.1.2015 e në vijim dhe kanë periudha sigurimi në ish-kooperativat bujqësore, si dhe periudha të tjera në marrëdhënie pune me shtetin, apo periudha sigurimi pas vitit 1994, për llogaritjen e pensioneve të pleqërisë do të zbatohet formula e re.

 

Baza

Me ndryshimet në ligj baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtari kooperativave bujqësore përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 1.1.1994. Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency