Udhëzimi / Taksat për makinat, detyrim për mjetet që dalin nga qarkullimi

0

ImagesJa gjobat që mund t’ju heqin patentën

Loading...

Pagesa e detyrimeve të prapambetura do të jetë kusht për çdo drejtues mjeti që deklaron se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht, ose që do të dalin përfundimisht nga qarkullimi. Në një udhëzim të ministrisë së Financave mbi ligjin “Për taksat kombëtare” përcaktohet se, personat, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht vetëm njëherë brenda një viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit, duhet që më parë të kenë paguar detyrime të prapambetura, nëse kanë. Në këto detyrime, sipas ministrisë së Financave, përfshihen edhe pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara, për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar dhe pagesat e taksës së mjeteve të vërtetuara si të vjedhura nga organet e prokurorisë. Pak ditë më parë ka hyrë në fuqi edhe Kodi i ri Rrugor, me anë te të cilit forcohen gjobat ndaj shkelësve. Së shpejti në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor do të publikohet edhe regjistri elektronik për 740 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

 

Gjobat

Ka hyrë në fuqi sistemi me pikë për patentat. Drejtuesit e mjeteve duhet të përballen me heqjen e pikëve për çdo gjobë që do të marrin. Ja disa nga gjobat më të rënda: Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron lejedrejtimin prej më shumë se 3 vjetësh që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë i hiqen 10 pikë. Kur drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti i hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar i hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është ndarë në disa karrexhata të veçanta i hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj i hiqen 5 pikë, Drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj i hiqen 8 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a tramvajit duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit, pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj i hiqen 8 pikë.

Kundërvajtjet

Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose policit e ndalojnë këtë lëvizje i hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel, nuk tregon kujdesin maksimal me qëllim mënjanimin e aksidentit i hiqen 6 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj i hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme pa marrë autorizimin përkatës i hiqen 6 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada në rrugë interurbane kryesore dhe rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimit të trafikndarësit edhe aty ku ai mungon i hiqen 10 pikë

 

 

Paralajmërimi

Sigurimet e papaguara, afat deri më 15 shkurt

 

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ftoi edhe një herë institucionet buxhetore dhe kompanitë private për të paguar debitë e prapambetura të sigurimeve shoqërore. 15 shkurti është limiti për shlyerjen e të paktën principalit të sigurimeve. “Ndërsa për gjobat dhe kamatëvonesat”, informoi ministri, “mund të zbatohet një skemë e njëjtë me atë që u përdor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike”. Deklaratat Veliaj i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Ministrisë së tij dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Debia e institucioneve buxhetore ka qenë sa një e pesta e debisë totale. Ndërsa pjesa tjetër janë borxhe të rreth 50 kompanive të mëdha, të mesme e të vogla me sigurimet e punonjësve.

 

 

Bllokimi nga rrëshqitja e dherave

Rihapet rruga Tiranë – Elbasan

 

Rihapet segmenti rrugor Tiranë – Elbasan pas bllokimit për 10 orë nga ana e firmës që kryen punimet dhe Policisë së Shtetit. Rruga u bllokua mëngjesin e djeshëm në të dyja kahet lëvizëse në fshatin Ibë, pasi firma që po merret me ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan bëri largimin e masivit të dheut që kishte rrëshqitur në ditët e fundit të dhjetorit. Aksi rrugor ishte i kalueshëm, por për arsye sigurie u bë bllokimi i saj. Urdhri për bllokimin e rrugës që u publikua ditën e djeshme parashikonte punimet deri në orën 20:00 të ditës së sotme. Por firma ka punuar me ritme të shpejta dhe duke qenë se nuk ka hasur në probleme të tjera, ka bërë pastrimin e rrugës në pak orë. Sipas policisë rruga nuk do të bllokohet më në të dy segmentet, duke qenë se tashmë dherat që kishin rrëshqitur janë hequr përfundimisht.

Loading...