Cili është ai përkrah Gentës?

0
146

gentaGenta Ismajli së fundmi është kapluar nga një valë spekulimesh për një lidhje të mundshme me Kastro Zizon pas fotografive që e shihnin atë duke e puthur këngëtarin. Por, një fotografi tjetër e publikuar nga këngëtarja e shfaq atë me një tjetër mashkull. Kjo ka nxitur konfuzion te njerëzit të cilët as vet nuk dinë se me kë mund të jetë e lidhur këngëtarja.

 

Geti dhe Flori me një bashkëpunim?

geti-dhe-floriDuket se një hit i ri po vjen në tregun tonë muzikor. Kështu së paku kanë paralajmëruar hip-hop artisti, Getoar Selimi, i njohur më mirë si Geti dhe këngëtari i njohur për hite, Flori Mumajesi. Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shihet Flori duke punuar në studion e tij “Threedots” së bashku me Getin. Sipas komenteve, Geti, ka paralajmëruar se së shpejti në tregut muzikor do të lançohet një “high” këngë. Kujtojmë se së fundi Ghetto Geasy ka korrur suksese me këngën “MMV”, të cilën e lançoi në bashkëpunim me Tunën.

 

Afërdita Dreshaj shndërron makinën në studio

dreshaj-1_7674Kështu i shkruan një fans pas fotove të fundit të postuara nga këngëtarja e modelja Afërdita Dreshaj. Ajo ka kohë që nuk ka bërë, nuk ka realizuar ndonjë këngë a klip të ri. Ajo në botën e showbizit sjell vetëm fotografi të realizuara kryesisht në makinë. Me sa duket, modelja e ka shndërruar makinën në studio të fotografimit. Pse jo, interesante.

 

 

Ja ftesa që “çmendi” Aurelën

aurela hoxhaAurela Hoxha, destinacionin e radhës ka patur Italinë dhe kjo jo vetëm për hir të pushimeve të saj.  Bëhet fjalë për vëllezërit e markës prestigjioze të modës DSQUARED2, Dean dhe Dan Caten, të cilët kanë ftuar Aurelën të jetë e pranishme në festën e 20 vjetorit të krijimit të biznesit të tyre. Ftesën ajo nuk e ka mbajtur sekret, por e ka postuar në Instagram.

 

 

Xhensila me një look të ri

xhensilaShpesh femrat janë më të predispozuara që të ndryshojnë me look-un. Personazhet e show-biz-it shqiptar janë ata të cilët marrin një vëmëndje më të madhe në këtë drejtim, e ndërsa një prej tyre ka ndarë gëzimin e ndryshimit të flokëve me fansat në Instagram. Instagrami i këngëtares Xhensila Myrtezaj është ‘pushtuar’ nga komentet, ndërsa ajo duket se kishte nevojë për ndryshime rrënjësore. “Një ditë dëshira për flokë më të shkurtra do më pushtonte edhe mua!”, ka shkruar ajo në foton në fjalë.

 

“A ka kuptim?” për Flaka Krelanin

flakaFlaka Krelani ka lançuar klipin më të ri të këngës “A ka kuptim” që do ta rikthej këngëtaren pas këngës “Zjarm”, e realizuar gjatë vitit 2014. Teksti dhe muzika janë realizuar nga producenti i këngës Xhimi On da Beat, emri i vërtetë i të cilit është Qëndrim Krelani. Përveç nga Flaka, kënga po ashtu interpretohet edhe përmes gjuhës së shenjave nga Zana Preniqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency