Arrestimi/ Parandalohet një vrasje në Vlorë, sekuestrohet një arsenal armësh

0
174

Alma Çuka

Agjelo Fiqiri Sado, vjeç 34, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë dhe Elidon Ismail Selamaj 2 pistoleta sekuestruar silenciator makina (5)Arrestohen dy persona. Një prej poseduesve të armëve të sekuestruara para se të realizonte krimin është vetëplagosur. Policia nuk jep detaje lidhur me objektivin

Policia e Vlorës ka sekuestruar një arsenal armësh, ndërsa njofton se paralelisht më të ka mundr të parandalojë një vrasje. Burime nga efektivat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se ngjarja është parandaluar në orët e vona të së enjtes. Ndërsa mësohet se sinjalizimi i parë në sallën operative të policisë është dërguar nga Spitali Rajonal i këtij qyteti. Sipas të dhënëve mësohet se mjekët e spitalit rreth orës 23.30 të së enjtes kanë njoftuar se pranë urgjencës ishte paraqitur një person i plagosur. Kaq është dashur që më pas policia të mbërrinte në spital për të marrë të gjitha të dhënat e para. Ndërsa bëhet me dije se një grup special ka mbërritur tek adresa e dhënë nga mjekët e spitalit. Shtetasi i plagosur është identifikuar si Angjelo Fiqiri Sade  34 vjeç banues në Vlorë. Policia njoftoi se veprimi dhe ndërhyrja ka qenë e menjëhershme. Fillimisht është ndërhyrë pas marrjes së informacioneve në rrugë operative. Është bërë krehja e menjëhershme e  territorit në lagjen “Bashkimi”  dhe në katin e dytë të një pallati në ndërtim e sipër të gjenden është gjendur dhe sekuestrohen një arsenal armësh.

 

Sekuestrimi

Policia e Vlorës njofton se pas ndërhyrjes së menjëhershme sekuestroi n 1 pistoletë TT, 1 pistoletë Gold, 2 selenciatorë,  1 automatik M-56, me dy krëhëra me fishekë, 1 maskë, 1 xhup i zi, 30 copë fishekë m-54, për TT, 1 telefon celular,  2 gëzhoja, 1 palë targa automjeti AA477BL, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në qytetin e Fierit dhe 1 automjet tip Golf, ngjyrë e zezë  me targë AA311ER i dyshuar si i vjedhur të cilit i janë fshirë  numrat shasisë, 1 pistoletë paralizuese, sasi lënde narkotike kanabis sativa. Pas këtij operacioni të menjëhershëm policia ka bërë të mundur edhe marrjen në pyetje të personit të vetplagosur. Nga të dhënat e para rezulton se së bashku dhe me persona të tjerë, i dëmtuari kishte planifikuar vrasje në qytetin e Vlorës.

 

Identifikimi

Gjithashtu në vijimësi të veprimeve hetimore është bërë e mundur që brenda një kohe të shkurtër të  identifikohen edhe poseduesit e dyshuar  të armëve të mësipërme si dhe kapja dhe prangosja e tyre. Bëhet e ditur se në prangat e policisë kanë rëndë shtetasit Agjelo Fiqiri Sado, vjeç 34, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë dhe Elidon Ismail Selamaj, vjeç 30, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë. Nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor dyshohet se të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar për të kryer krim dhe gjatë momentit  të ekzekutimit  të planit të tyre kriminal,  njëri prej tyre dhe pikërisht shtetasi Angjelo Sade, është vetplagosur në këmbë me armën e zjarrit tip automatik mod 56. Në momentin e sekuestrimit të armëve të zjarrit të gjitha kanë qenë të mbushura dhe gati për tu përdorur nga personat e mësipërm. Në lidhje me këtë rast në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po kryhen hetime të mëtejshme për të përcaktuar objektin e sulmit kriminal.

 

Durrës/ Arrestohet në flagrancë, Gjykata jep pafajësi për kryeinspektorin e Mjedisit

Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm ish-kryeinspektorin e mjedisit në këtë qytet, Genci Balla, i akuzuar për “korrupsion pasiv”. Balla u arrestua në flagrancë së bashku me inspektorin Eduart Bejko, duke ndarë paratë që i kishin marrë një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private që operonte në Durrës. Prokuroria bën me dije se pavarësisht  se  rrethana e arrestimit në flagrancë ishin të njëjta, duke ndarë paratë, inspektori Bejko, ndryshe nga eprori i tij, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv”. Po ashtu, është shpallur fajtore edhe Dorina Nikolla, e cila u dënua me 7 muaj burgim, por që do të kalojë në shërbim prove, e akuzuar për “Ushtrim ndikimi të paligjshëm” tek dy zyrtarët Balla dhe Bejko. Për Prokurorinë e Durrësit, vendimi i treshes gjykuese të kryesuar nga gjyqtarja Anita Mici dhe anëtarë Tritan Hamitaj e Petraq Curri, konsiderohet tërësisht i pabazuar në ligj dhe në prova dhe, sapo të zbardhet, do të dorëzojë ankimin pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Në konkluzionet e saj gjatë këtij procesi gjyqësor, Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin me nga 4 vjet e gjysëm burgim  për dy drejtues të Inspektoratit të Mjedisit në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe 1 vit e 6 muaj për shtetasen Dorina Nikolla. Nga hetimi rezulton se dy punonjësit publikë merrin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mosushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.

 

Elbasan/ Falsifikonte paratë, ndalohet një femër 27 -vjeçare

Një femër është ndaluar nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në qytetin e Elbsanit. Burime të  policisë  bëjnë me dije se  e ndaluara, 28 vjeçarja,  Mavlina Zalli, është banuese në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Durrës, ku ka vendosur ndalimin e Zallit për kryerjen e veprës penale të “Falsifikim të monedhave” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Fier/ Aksidentohet për vdekje 60-vjeçarja, arrestohet autori

Një grua e moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit, pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në këtë qytet. Burime nga blutë e Fierit bëjnë me dije se viktima është Shpresa Mehmetaj. Në komisariatin e policisë është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa AA 673 JE, 32 vjeçari, Ervin Mehmeti. Aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur “Bar Vjosa”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency