Nuk ka alternativë tjetër përveç një islami evropian

0
174

Nga Loay Mudhoon

 

feja islame duke u falurQë nga sulmet e Parisit diskutohet në lidhje me afinitetin e mundshëm të islamit me dhunën. Kjo lë në harresë suksesin e natyralizimit të islamit në këtë vend, mendon Loay Mudhoon.

 

 

Është e kuptueshme se sulmet e pabesa në Paris shtrojnë pyetje të vjetra, themelore: a është feja islame në thelb një fe, që përbuz njeriun dhe e dhunshme? E mund të nxirret nga shkrimet qendrore të kësaj feje botërore një formulë legjitimimi për orgjitë e dhunës të xhihadistëve të shfrenuar? Dhe akoma më e rëndësishme: a ka dështuar integrimi i myslimanëve në Gjermani?

Sigurisht që pyetjet janë të justifikuara. Megjithatë ato anashkalojnë thelbin e problematikës, çështjen e përputhshmërisë së fesë islame me arritjet e modernizmit dhe vlerat e shoqërive liberal-demokratike.

Që nuk ka një “Islam” statik, të pandryshueshëm, duhet të jetë e njohur. As myslimanët nuk krijojnë një bllok monolit – askund në botë.

Në çdo vend, ku sundon feja islame, propagandohet dhe praktikohet faktikisht një tjetër islamizëm. Botë i ndajnë Arabinë Saudite me rregulla të rrepta vahabiste nga islamizmi shtetëror shiit, që sundon në Iranin e sotëm. Dhe në shumë vende islame me ekonomi të suksesshme si Malajzia dhe Turqia ka kohë që është krijuar një qendër pragmatike-konservatore islame.

Kjo e vërtetë specifike për islamin bën të qartë: Myslimanët në fund të fundit vendosin vetë, se çfarë përkufizojnë ata si “islamike”, në pavarësi të plotë se ku dhe kur jetojnë. Islami sunit shumicë nuk është i konceptuar në mënyrë hierarkike dhe nuk njeh një autoritet përfundimtar si papa në kishën katolike. Dhe kjo nga çon pashmangshmërisht në pyetjen themelore, që duhet të shtrojmë pas sulmit në Paris: Çfarë islami dëshirojmë të kemi në fakt në Evropë?

 

Suksese në natyralizimin e islamit

Për shkak të debatit të zhvilluar në mënyrë emocionale dhe kontroverse ne kemi rrezik të lemë në harresë sukseset e shënuara vitet e fundit. Sepse me konstituimin e Konferencës Islame gjermane (DIK) në vitin 2005 dhe me nisjen e procesit të natyralizimit të islamit në rendin tonë të lirë demokratik ka ndodhur një ndryshim epokal në kuptimin e shtetit gjerman.

Me gjithë pengesat dhe debatet ky proces i dialogut të hapur ndërmjet shtetit dhe myslimanëve të tij ka ndryshuar rrënjësisht ndërgjegjësimin reciprok dhe vizibilitetin e islamit në vend. Edhe nëse “Islami” përdoret nga forcat populiste si një sferë e projektimit të frikërave dhe gjithnjë e më shpesh keqpërdoret, sukseset e politikës aktive të integrimit nuk mund të mohohen.

Ndërkohë ne kemi bërë përparime me futjen e mësimit të fesë islame në shkollat shtetërore në nivel vendi. Edhe krijimi relativisht i suksesshëm i katedrave të teologjisë islame në universitetet e këtushme është shumë premtues dhe do të japë me siguri një kontribut të rëndësishëm, që në Gjermani dhe Evropë të zhvillohet një islam i vërtetë evropian, në pajtim me demokracinë, duke nxjerrë jashtë mode interpretimet “e importuara” të islamit.

Meqenëse feja islame ka qenë gjithmonë një fëmijë i epokës së vet dhe teologjia islamike është një produkt i pushtetit politik, shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka, që europianizimi i islamit të shpejtohet. Që nuk ka tjetër alternativë, e treguan sulmet e tmerrshme terroriste në Francë në mënyrë brutale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency