Kadare nderohet me Çmimin prestigjioz të Jeruzalemit

0
134

Kadare nderohet me Çmimin prestigjioz të JeruzalemitShkrimtarit të shquar Ismail Kadare do t’i jepet Çmimi i Jeruzalemit për Lirinë e Individit në Shoqëri, njofton shtypi izraelit. Ky çmim letrar u jepet çdo dy vjet shkrimtarëve që trajtojnë në veprat e tyre temat e lirisë njerëzore në shoqëri.

Në të kaluarën, fitues të tij kanë qenë shkrimtarë që më vonë janë nderuar me “Nobelin” e letërsisë, si Bertrand Russell, Octavio Paz, V. S. Naipaul, John Maxwell Coetzee (Koc-zi) dhe Mario Vargas Llosa. Çmimi do t’i jepet Kadaresë më 8 shkurt nga kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Barkat, në hapje të panairit ndërkombëtar të librit. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Presidenti izraelit, Reuven Rivlin.

Në motivacionin e jurisë thuhet mes të tjerash se “ndonëse Kadareja trajton tema dhe personazhe nga vendi i tij, kuptimi dhe rëndësia e tyre janë padyshim universale”. Çmimi i Jeruzalemit shoqërohet me një shumë simbolike prej 10 mijë dollarësh.

Disa nga librat e Kadaresë, duke përfshirë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, janë botuar edhe në hebraisht.

Sipas gazetës Haaretz, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij. Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jeruzalemit:

“Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale”.

 

Ja lista e laureatëve të mëparshëm:

1963: Bertrand Russell

1965: Max Frisch

1967: Andre Schwarz-Bart

1969: Ignazio Silone

1971: Jorge Luis Borges

1973: Eugène Ionesco

1975: Simone de Beauvoir

1977: Octavio Paz

1979: Isaiah Berlin

1981: Graham Greene

1983: V. S. Naipaul

1985: Milan Kundera

1987: J. M. Coetzee

1989: Ernesto Sábato

1991: Zbigniew Herbert

1993: Stefan Heym

1995: Mario Vargas Llosa

1997: Jorge Semprún

1999: Don DeLillo

2001: Susan Sontag

2003: Arthur Miller

2005: Antonio Lobo Antunes

2007: Leszek Kolakowski

2009: Haruki Murakami

2011: Ian McEwan

2013: Antonio Muñoz Molina

 

“Provokacioni”, 11 tregime të Kadaresë në Spanjë

iç njofton revista spanjolle “El Cultural”, këto ditë shtëpia botuese “Alianza”, ka nxjerrë një vëllim me 11 tregime të Kadaresë me titullin “Provokacioni”. Tregimet janë përkthyer mjeshtërisht nga gjuha shqipe prej çiftit të bashkëshortëve Maria Roces dhe Ramon Sánchez Lizarralde.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency