Matura 2015, Udhëzimi/ Formula si do të llogariten pikët për në universitet

0
197

Driçim Çaka

 high school studentsTabela e 24 lëndëve me zgjedhje dhe kreditet e tyre

 Kandidatët e viteve të kaluara, si do të aplikojnë për në universitet

Nuk ndryshon Matura Shtetërore edhe për vitin 2015. Do të jenë 3 provime të detyruara, Matematikë, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë e huaj dhe 2 provime me zgjedhe. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit përcaktohen 24 lëndët me zgjedhje dhe kreditet për secilën prej tyre.

 

 Gjuha e huaj

“Testi i gjuhës së huaj (D3) do të hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si Gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor Bl. Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar D3, është: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Gjuha e huaj që do të jepet provim, do të pasqyrohet në Formularin A1/A1Z”, – thuhet në udhëzimin e MAS. Kandidatët e vitit të kaluar, që rezultuan mbetës në D3, janë të detyruar ta ri japin këtë provim. Kandidatët e tjerë, që aplikojnë me A1Z, nuk do ta ri- japin provimin e detyruar D3. Testi i provimit të detyruar D3 (gjuhë e huaj) hartohet nga AKP-ja. Ky provim zhvillohet, vlerësohet dhe administrohet nga DAR/ ZA-të. Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës Shtetërore, por nuk të ndikojë te pikët sipas formulës së mëposhtme. Testi i gjuhës së huaj me zgjedhje të hartohet në nivelin gjuhësor B2. Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit Al / A1Z.

 

 Programet orientuese

Programet orientuese të lëndëve të detyruara (Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj), për të gjithë maturantët/kandidatët, do të jenë në përshtatje me programet ekzistuese te shkollave të mesme. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje të jenë të njëjta për të gjithë maturantët. Programi orientues i një lënde të thelluar të përmbajë edhe programin e lëndës bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara). Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) të përmbajë edhe lëndën “Shkenca e tokës”.

 

 Lëndët me zgjedhje

Maturanti ka të drejtë të zgjedhë dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo ato, i janë ofruar ose jo nga shkolla në programin mësimor. Maturanti/kandidati do të zgjedhë lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve:

-Shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 dhe

-Numri i lëndëve te jetë 2.

Nga “Lista e lëndëve me zgjedhje”, maturanti i shkollave artistike, koreografike ka të drejtë të zgjedhë:

-Lëndën e parë, nga grupi i lëndëve “II. Vetëm për shkollat artistike”.

-Lëndën e dytë, nga grupi i lëndëve “I. Për të gjitha shkollat e mesme”.

Maturanti/kandidati, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj). Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me note të përshkallëzuar jo më të vogël se 4.50, (nota 5), u njihen ato provime.

Kandidatët, të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t’i japin ato në përputhje me këtë udhëzim.

 

 Kandidatët e viteve të kaluara

Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, ta mbartin atë dhe të japin një provim tjetër, në përputhje me këtë udhëzim. Kandidatët, që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhëne 3 provime me zgjedhje dhe:

-Kanë mbetur në dy provime, të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të mëposhtme.

-Rezultojnë kalues në dy prej tyre, pavarësisht nga shuma e krediteve, të pajisen me diplomën e maturës.

Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftese pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, t’u njihen dy nga provimet e detyruara që përputhen me D1 dhe D2, ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të.

 

 Formula për llogaritjen e pikëve

 -Shënohet me:

  • M, 1 ïl, D2, ZI dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.
  • K, FI dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

*

-Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën:

s={[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x(ZlxFl+Z2 x F2)}x5

 

Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2015 do të jenë:

Provime të detyruara:

-Gjuhë shqipe dhe letërsi Matematikë

-Gjuhë e huaj

 

Provimet me Zgjedhje

 Provimet me zgjedhje dhe kreditet

 

Nr Lënda Kredite
I. Për të gjitha shkollat e mesme
1. Gjuhë e huaj 10
2. Letërsi e thelluar 5
3. Matematikë e thelluar 5
4. Kimi bërthamë 4
5. Kimi e thelluar 6
6. Fizikë bërthamë 4
7. Fizikë e thelluar 6
8. Biologji bërthamë 4
9. Biologji e thelluar 6
10. Histori bërthamë 5
11. Histori e thelluar 9
12. Gjeografi bërthamë 5
13. Gjeografi e thelluar 7
14. Ekonomi bërthamë 2
15. Ekonomi e thelluar 4
16. Teknologji bërthamë 2
17. Teknologji e thelluar 4
18. Qytetari 3
19. Psikologji 2
20. Filozofi 2
21. Sociologji 2
II. Vetëm për shkollat artistike
22. Histori muzike 6
23. Histori arti 6
24. Histori baleti 3

 

 380 fituesit/ Specializimet në mjekësi, fituesit të detyruar të punojnë 3 vjet aty ku emërohen

Rinisin specializimet në mjekësi për 380 kandidatë, të cilët do të vijojnë studimet sipas degëve që vet kanë zgjedhur. Kandidatët fitues do të lidhin kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë, pasi të dyja palët kanë detyrime ndaj njëra-tjetrës. Në bazë të kësaj kontrate, Ministria e Shëndetësisë garanton arsimimin dhe kualifikimin e mjekut, por nga ana tjetër mjeku në specializim – pas studimeve – është i detyruar të shkojë të punojë për tre vjet, atje ku do të emërohet nga Ministria. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kjo mënyrë do të ndihmojë për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e mjekëve të specializuar në rrethe. Por, për mosrespektim të kësaj kontrate, ka penalizime deri në kthimin 5-fish të pagës, që mjeku ka marrë gjatë specializimit.

“Për tre vjet do të vazhdojnë të punojnë në vendin me të cilin kanë lidhur kontratën, e nëse e shkelin këtë periudhë do të kenë një detyrim financiar prej 2 milionë lekësh dhe e kanë të pamundur për 5 vitet e ardhshme, nga ky moment, të fillojnë punë në një institucion publik shëndetësor. Është një detyrim që besoj se në vitet e ardhshme do të na ndihmojë të plotësojmë boshllëqe që janë krijuar, por edhe të krijojmë vijimësi në kujdesin shëndetësor”, – deklaroi ministri Ilir Beqaj. Mjeku/mjekja ka këto të drejta dhe detyrime:

-Të ndjekë rregullisht procesin mësimor dhe të zbatojë me korrektësi të gjitha rregulloret, mbi të cilat funksionon institucioni i arsimit të lartë ku ai arsimohet, si dhe Shërbimi Spitalor universitar ku kryen praktikën mësimore

– Të përfundojë ciklin e studimit afatgjatë brenda periudhës së parashikuar për atë program specializimi.

– Në rast se mjeku specializant nuk arrin të përfundojë studimet brenda periudhës së parashikuar në kontratë, i nënshtrohet penaliteteve të parashikuara të kësaj kontrate.

– Brenda 30 ditëve pas përfundimit të studimeve, mjeku i specializuar paraqet në Ministrinë e Shëndetësisë dokumentacionin e plotë, për të filluar procedurën e emërimit të tij sipas kontratës.

– Pas përfundimit të specializimit, mjeku ka detyrimin të punojë në shërbimin shëndetësor publik për një periudhë kohore jo më pak se 3 vjet, sipas parashikimit në këtë kontratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency