Kreu i shoqatës antikomuniste/ Miraka: Lustracioni s’ndërpret mandat, kjo në varësi të institucionit. Pse duhet dekomunistizimi

0
117

Simon-MirakaIsh-bashkëpunëtorë të sigurimit ka sot në Shërbimin Sekret, në Gjykatën Kushtetuese, tek gjykata  e lartë në prokurori, në administratë.

Ndërsa ish-kreu i Institutit të të Përndjekurve ,SimonMiraka,  aktualisht kryetari i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik, thotë se është i nevojshëm një ligj lustracioni. Ligji i lustracionit sipas tij nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të atyre personave për të cilët del informacioni se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Pse ai mendon se sot janë krijuar të gjithë kushtet për hapjen e dosjeve pa asnjë problem shoqëror, çfarë kërkon një ish- i përndekur nga ky proces dhe pse deri tani ka dështuar?! Më poshtë përgjigjet e ish-kreut të Insisutit të tëPërndkurve Politik, SimonMiraka.

 

Ka pasur dy propozime, që vetëm njëri mori mbështetjen, një nga shoqëria dhe një nga qeveria, që ndjek modelin gjerman. Sipas jush kush do të ishte projektligji më i mirë për t’u ndjekur?

Sipas mendimit, unë mendoj që drafti i paraqitur nga shoqëria civile i shërben më shumë shoqërisë shqiptare. Këtë e them sepse është e shkëputur nga politika. Politika ka interesat e veta politike dhe kështu që nuk është fortë i besueshëm drafti i paraqitur nga qeveria. Ndërsa shoqëria civile është më  e pavarur politikisht dhe unë mendoj që drafti i saj është më i drejtë. Megjithatë, unë mendoj që ky draft i paraqitur nga shoqëria civile, dhe i mbështetur nga opozita, ky draft mund të shqyrtohet nga ekspertët ligjor, pra në komisionin e ligjeve dhe pastaj nëse ka defekte, mund të  korrigjohen, në mënyrë që të dalë një draft më i përshtatshëm për shoqërinë tonë. Mendimi im tjetër është që çdo ligj që aprovohet, pavarësisht se mazhoranca i ka numrat e nevojshëm për të aprovuar, mendoj që për të pasur një qëndrueshmëri duhet të ketë një konsensus mes dy palëve politike. Thuhet që edhe qeveria ka paraqitur draftin e vet, sipas modelit gjerman, edhe drafti i paraqitur nga shoqëria civile, edhe ai është i mbështetur tek eksperienca gjermane, dhe nëse ballafaqohen të dy besoj se kanë ngjashmëri njëri me tjetrin. Edhe drafti i paraqitur nga shoqëria civile, në rastin e ligjit të lustracionint nuk është se ua ndërpret mandatin këtyre njerëzve që janë implikuar me të kaluarën por dihen, dhe pastaj është në vrasi të institucionit i cili e ka propozuar, të vendos nëse do ta vazhdojë mandatin apo do ti ndërpritet. Pra , nuk bie ndesh me Kushtetutën. Unë mendoj që ky ligj duhet çuar deri në fund sepse është një gangrenë që peshon mbi hapësirën shqiptare dhe them që duhet ti jepet fund  këtij lloj diskutimi për dosjet.  Dosjet janë për gjetjen e njerëzve që janë djegur nga sigurimi i shtetit dhe për bashkëpunëtorët që i kanë shërbyer, ndërsa ligji i lustracionit  është për pastrimin e administratës dhe institucioneve kushtetuese, politikbërëse nga njerëz që janë inkriminuar, qoftë direkt apo indirekt.

 

Sipas jush, cili duhet bërë më parë, hapja e dosjeve apo ligji i lustracionit?

Unë jam që të dyja mbështesin njëra-tjetrën. Nuk jam që të hapen dosjet dhe më pas të veprojë ligji i lustracioit. Mua më kujtohet një skeç, i aktorit Luftar Paja, ku luan rolin e një personi që i kishin vjedhur lopën. Dhe tani gjithë katundarët e fshatit i turren këtij  se pse nuk e ruajti lopën. Aktori del dhe thotë “po ai që më vodhi lopën nuk ka faj?”. Kështu që hapja e dosjeve, shumica e këtyre njerëzve janë bërë nëpërmjet dhunës. Pra, nëse ky ka firmosur, ky ka firmosur në shumicën e rasteve nga dhuna. Po ky që e ka detyruar të firmos, nuk ka faj, ai duhet të përgjigjet. Unë nuk përjashtojë nga përgjegjësia edhe atë që ka bashkëpunuar, por përgjegjësinë më të madhe e ka ai që ka ushtruar dhunë.

 

Besoni që tani pas një procesi i hapjes së dosjeve do të marrë fund?

Kjo ka ndodhur sepse ka ndërhyrë politika në këtë mes.

 

Për çfarë arsyesh ka ndërhyrë politika?

Ka interesa pulitke. Nëpërmjet kësaj i imponohet sipas urdhrave, “hesht sepse unë ndryshe të paraqes dosjen që ke.” Pra njerëz që tërhiqen prej hunde, kur i thonë. Ka pasur përpjekje gjatë gjithë viteve, por asnjë herë nuk u shkua deri në fund. U bë në mënyrë selektive. Në këtë rast besoj se ky proces do të marrë fund , në rast se të dyja palët politike bien dakord.

 

Çfarë kërkon një i përndjekur nga ky proces ose projektligj dhe çfarë do ti propozonit ju qeverisë?

Problemi sipas diskutimeve është se qeveria këmbëngul tek hapja e dosjeve. Pra, gjetjen e njerëzve të cilët janë djegur nga Sigurimi i Shtetit edhe bashkëpunëtorët e tyre. Ne themi që plotësisht dakord por kemi edhe ligjin e lustracionit, që ka për qëllim dekomunistizimin e  shoqërisë shqiptare. Pra, nëse ne duam të bëjmë dekoministizimin, duhet të aprovohet ligji i lustracionit, ndryshe nuk bëhet dekoministizimi. Dhe dekoministizmi bëhet me bashkëpunim. Ne duhet të ulemi në tryeze, të shohim çfarë bie e çfarë nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe të aprovohet në parlament ligji një herë e përgjithmonë. Unë besoj se edhe atyre njerëzve, bashkëpunëtoreve i jepet dinjitet, nuk janë më nën presionin e të shkuarës së tyre. Marrim rastin e të përndjekurve. Momenti i hakmarrjes ishte kur dolën nga kampet e përqendrimit.  Nuk kemi dëgjuar që të ketë ndodhur një hakmarrje gjatë gjithë këtyre viteve. Secili doli nga burgu, nga kampet dhe secili u mundua të krijojë jetën sipas kushteve dhe mundësive dhe absolutisht asnjë lloj hakmarrje. Në shumicën e rasteve të burgosurit i bien njerëzve që kanë dalë dëshmitar nëpër gjyqe dhe asnjëri nuk është hakmarrë kundër dëshmitarit apo atyre njerëzve që kanë dalë nga burgu sepse secili njeh kushtet e njëri tjetrit. Ne njohim mirë kushtet e njëri-tjetrit. Shumica e tyre nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, po ti shohësh origjinën e tyre , pra janë bërë bashkëpunëtor nëpërmjet një dhunë që asnjë nuk mund ta kuptojë veçse ne njëri-tjetrit, se çfarë dhunë është ushtruar nga këta dhe pikërisht, atëherë dalim tek ligji i lustracioit.  Kështu, që vetëm në këtë rast do të kemi një ligj të qëndrueshëm, do të kemi një administratë të pastruar nga ideologjia komuniste dhe nga njerëz që i kanë shërbyer me hir apo me pahirë atit sistemi.

 

Ka bashkëpunëtor në gjykata dhe adminsitratë

“Mendoni se sot ka njerëz, bashkëpunëtor të sigurimit, që punojnë në administratë? Sigurisht që ka.  Ka në Shërbimin Sekret, në Gjykatën Kushtetuese, tek Gjykata  e Lartë në prokurori, në administratë. E këtu nuk bëhet fjalë të hapen dosjet e njerëzve në masë. Këtu bëhet fjalë të hapen dosjet e atyre që duan të marrin pjesë në administratë, në politikbërje. Dhe unë mendoj se në Evropë duhet të shkohet me dinjitet. Ne e pamë së çfarë ka ndodhur në disa fesat zyrtare. Kur ke një ligj, gjërat ndryshojnë” thotë Miraka.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency