Standard.al

Paris/ Nisin homazhet për 3 nga viktimat e akteve terroriste

Homazhet-300x168Rreth orës 11 në Paris ka nisur ceremonia e homazheve për 3 nga viktimat e akteve terroriste të javës shkuar. Ata janë 2 oficerët e policisë që humbën jetën më 7 janar gjatë sulmit në redaksinë e revistës Sharli Hebdo, të vrarë nga vëllezërit Kuashi. Viktima e tretë është policja bashkiake e Parisit, që humbi jetën një ditë më pas në periferi të kryeqytetit gjatë sulmit të Amedi Kulibali. Në të gjithë vendin masat e sigurisë janë të larta, me 10 mijë ushtrarë shtesë që do të dislokohen në pikat nevralgjike në orët në vijim. Autoritetet besojne se 6 terroristë janë aktivë në vend.

Comments are closed.