Rrathë të çuditshmë rreth piramidave

0
150

piramidatDisa dite me pare, ne vazhden e studimeve hartografike sistematike, te realizuar nga satelite te sofistikuar mbi vendet simbol te qyteterimit egjiptian, jane lajmeruar ca unaza te cuditshme me forme persosmerisht rrethore dhe te pambyllura ne nje hapesire prej peseqind metrash 1 kilometer ne jug te rrafshines se Gizes. Pak qindra metra nga Sfinksi, dhe ne linje me te simbas nje vertikaleje veri jug, jane zbuluar nje duzine figurash rrethore nga telekamerat e fuqishme te satelitit vezhgues: mbi terren ato shfaqen te mezidallueshme, te molisura nga kalimi i shekujve dhe nga veprimi i pareshtur i eres, e cila ka niveluar shkretetiren kompakte por te therrmueshme. Megjithate s’eshte e veshtire te besohet se, ne zanafillen e vet, duhej te kene ekzistuar hulli me te qarta, me te mirepercaktuara dhe me te shquajtshme me sy te lire edhe ne nivelin e rrafshines se shkelur. Perballe nje zbulimi te tille, te pazakonte, ende deri me tash nuk jane bere interpretime qe mund t’i konsiderosh te padyshimta, por megjithate as Egiptologjia zyrtare nuk eshte deklaruar ende. Zahi Haeass, Drejtori i Keshillit te Pergjithshem te Antikitetit ne Kajro dhe dhe nismetar i studimit hartografik satelitor te vendeve arkeologjike (me mbeshtetjen e nevojshme edhe nga National Geographic), nuk ka deklaruar ende ndonje shpjegim bindes ne lidhje me kete fenomen. Gjithsesi, shkencetaret hulumtues te Keshillit te Pergjithshem te Antikitetit te Kajros ngulmojne se nuk ka arsye per te mos besuar se ky zbulim ka lidhje me boten e larmishme mitologjike dhe religjioze te Egjiptit Antik, ndaj dhe duhet shpjeguar me elemente qe perfshihen ne boten e faraoneve. Ka nga ata qe pranine e rratheve do te donin ta lidhnin me Sfinksin, i cili, me gjase, nepermjet figurash te tilla te thjeshta do mund te pasurohej dhe legjitimohej ne funksionin e tij si ruajtes I mjedisit te shenjte te varreve te rrafshines se Gizes. Rrathet e zbuluar tash se fundmi lidhen me kete statuje gjysmenjeri gjysmeluan (ne vazhden e dhjete viteve reastaurim jane zbuluar kater tunele ne trupin e sfinksit, te gjithe te shpjeguar si funksionale per strukturen).

 

Teknologjia e priamidave

Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t’i përkthyer. Dr. Ruth Reyna, i këtij universiteti, deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore. “Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit “anti-gravitacional” dhe ishte e bazuar në një system analog e “laghimas”, fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, “një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale”. Duke iu akorduar Yogës Hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi. Dr. Reyna, tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur “Astras”, në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet-duke i’u akorduar dokumentit, i cili mendohet të jetë mijëra vjet i vjetër. Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të “antimas”, “mbulesës së padukshme” dhe “garimës”, si dhe “si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi”. Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin. Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin. Dorëshkrimet nuk thonë përfundimisht nëse udhëtimet ndërplanetare u realizuan apo jo ndonjëherë, por përmend planifikimin e një udhëtimi në Hënë, megjithëse nuk është e qartë nëse ky udhëtim u krye apo jo. Që të kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet të shkohet shumë prapa në kohë. E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet më parë në ndarjen kontinentale, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë perëndimore dhe atë veriore. Rama ekzistonte paralel me qytetërimin Atlantas, qytetërim i cili drejtohej nga “udhëheqësit shpirtërorë të dritës”, të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet Hindu si “Shtatë qytetet Rishi”. Duke i’u akorduar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura Vimana.

 

Brenda 15 viteve do të zbulohet një planet si Toka

“Ne do të gjejmë një kopje të Tokës brenda 15 vite”. Kështu ka thënë gjuetari i planetëve të NASA, i cili beson se zbulimi për këtë gjë është shumë afër – por për të shkuar atje njerëzit duhet të kenë një automjet që udhëton më shpejt se me shpejtësinë e dritës. Dr John Mather nga qendra për Hulumtime Hapësinore të NASA në Maryland ka thënë se teleskopi i madh James Webb është në gjendje që të zbulojë planetë të banueshme sikurse toka. Teleskopi i madh sa një fushë tenisi është shumë i mirë për këtë gjë dhe po bën hulumtime shumë të nevojshme për universin, thotë ai.  Andaj ky është edhe qëllimi i ndërtimit të tij për të vëzhguar sistemet e ndryshme në hapësirë që ngjasojnë me planetin tonë, M’u për këtë Mather thotë se shumë shpejt njerëzimi do të jetë në gjendje që të zbulojë planetë me oqeane. Por shkencëtari ka vetëm një brengë   se si do të mund të udhëtojmë atje   pasi që për të bërë këtë duhet një   mjet që udhëton më shpejt se me   shpejtësinë e dritës, pra një teori që   e mposht atë të Einsteinit.  Kjo do të thotë që duhet të gjendet   një mënyrë për të udhëtuar shumë   më shpejt. Në fillim të kësaj jave shumë   astronom lajmëruan se kanë zbuluar   tetë planet të banueshëm që janë     sikurse planeti Tokë. Lajmi i astronautëve mori dhënë   derisa përveç këtyre tetë planetëve që thuhet se janë të ngjashëm me Tokën teleskopi hapësinor Kepler ka zbuluar edhe 1000 planet të tjerë, Mirëpo, ajo që duhet të thuhet në këtë rast është se askush nuk mund ti shikojë mirë këto planete, në detale më të mëdha, qoftë me teleskop apo duke i vizituar ata në të ardhmen? Sipas njërit prej gjuetarëve më të njohur të Nasa’s, njerëzimi do të jetë në gjendje që të gjej një planet sikurse Toka me oqeane në 15 vitet e ardhshme – por për ta vizituar atë do të duhet një lidh i ri i relativitetit që do ta mposhte ligjin e Einsteinit. “Mendoj që kjo do të ndodh brenda 10 apo 15 viteve të ardhshme nga tani. Por ne deri në këtë periudhë do të jemi në gjendje që të shohim këta yje si duken por do të jetë sfidë për të udhëtuar atje. Madje do të na duhen mjete udhëtimi që ecin me një shpejtësi më të madhe se drita, andaj për këtë duhet shumë studime”, ka thënë shkencëtari i njohur. Por, a do të jetë në gjendje që brenda këtyre viteve njerëzit të zbulojnë një planet. Mather beson se po dhe se sigurisht një pyetje të këtillë atij do ja bëjnë edhe pas 15 viteve.

 

Asteroidi me diametër 1 km kalon pranë Tokës më 26 janar20 herë më i madh nga asteroidi “çelebinjski” , asteroidi potencialisht i rrezikshëm do t’i afrohet Tokës sonë më 26 janar Meteori i cili në vitin 2013 shpërtheu mbi qytetin rus Çelabjinski ka apsur diametër 17 metra dhe ka liruar energji me forcë 440 do 500 kilotonë. Asteroid 2004 BL86, me diametër të vlerësuat nga 440 deri në 1.000 metra do të kalojë afër Tokës 1,2 milion kilometra, që është tri herë më larg se sa që është Toka nga Hëna. 2004 BL86 është zbuluar më 30 janar të vitit 2004 e është vërejtur falë projektit LINEAR i cili është zbulues i shumicës së asteroideve, kometave dhe meteorëve që nga 1998 deri në vitin 2005. LINEAR (Lincoln Near-Earth Asteroid Research) nga dhjetori i vitit 1998 deri në shtatorin e vitit 2011, ka zbuluar 231.082 trupa qiellorë nga të cilët janë të paktën 2.423 asteroide dhe 279 komete. Çdo objekt gjithësie që i afrohet Tokës me së paku 19,5 njësi hënore (largësia e Tokës nga Hëna) dhe i cili ka diametër më të madh se sa 100 – 150 metra, konsiderohet potencialisht i rrezikshëm. Megjithatë, astronomët pohojnë se trupi qiellor nuk bën rrezik të drejtpërdrejt e lëvizjen e tij po e përcjell observatoriumi i Kalifornisë Goldstone.

 

Misteri i Femijes se Yjeve

Misteri i te ashtuquajtures Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne nje shpelle nga nje vajze e re. Ne ate shpelle dergjej skeleti i nje femre pjeserisht i fshehur nen dhe, vetem nje pjese e dores dale perjashta dhe mbeshtetur mbas krahut tjeter. Vajza e re filloi te germonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e nje qenie te vogel qe sipas pershkrimeve te saj ishte i vendosur aty teresisht pa rregull. Skeleti nga i cili ka mbetur vetem kafka i ka futur ne mendime shkenctaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me keto tipare kafkore qe sjane aspak njerezore? Qe ketu buroi dhe termi Femija e Yjeve ose Starchild. Lloyd Pye i cili eshte autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se jane bere studime kolosale duke shfletuar cdo liber te mundshem mjeksor ose anatomie qe flet per deformime te njeriut dhe eshte e pamundur te gjehet ndonje ngjashmeri me ate te kafkes. Plus kesaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkes kane provuar qe cdo gje ishte simetrike dhe aspak rezultat i nje deformimi natyral. Antropologet e kane te pamundur ta klasifiojne ne ndonje grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nepermjet karbonit per moshen e kafkes qe rezultoi te ishte 900-vjecare ndersa testi tjeter ne lidhje me ADN e kockave nuk eshte bere pasi kushton shume, shprehet Pye.

 

Njeriu i epokës së akullnajave

Ai dergjej ne varrin e tij te akullt ne nje akullnaje ne Alpet e Italise per 5300 vjet me rradhe, I ruajtur ne menyre perfekte si bir i denje i Epokes se Gurit duke patur ende ne trup veshjen e gezofte dhe perbri harkun me shigjetat. Por qe mbas zbulimit te tij para 14 vjetesh, 5 nga njerezit qe kane qene ne kontakt te afert me Oetzi (Njeriun e Epokes se Akullnajave) kane vdekur duke shkaktuar pyetjen e pashmangshme: A eshte e mallkuar mumja e ketij njeriu? Konrad Spindler, kreu i grupit studimor mbi Njeriun e Akullnajave ne Universitetin e Innsbruck vdiq te henen (lajmi eshte i 20 prillit 2004) nga komplikacioni qe vinin si rezultat i sklerozes. Por kjo nuk ndaloi njerezit te vazhdonin te lidhnin vdekjen e tij me vdekjet e meparshme, te cilat te gjitha kane lidhje me mumjen. Ai kishte shpenuar vite te tera duke studiuar mbetjet e luftetarit te ngrire i cili u zbulua ne akullnajen qe po shkrihej te Similaun ne kufirin midis Italise dhe Austrise ne vitin 1991. Shkenctari 66-vjecar ka qene ne dijeni per teorite qe qarkullojne ne lidhje me mallkimin qe ishin ngritur per rastin e luftetarit qe mund te ishte “zemeruar” qe e kishin shqetesuar mbas 53 shekujsh dhe shpesh tallej duke thene: “Viktima tjeter e rradhes do jem une”. Viktima te tjera te mallkimit perfshijne ekspertin ligjor Dr Rainer Henn, i cili e vendosi kufomen ne nje thes plastik me duart e tij (pa mbrojtje) dhe qe vdiq ne nje aksident automobilistik ndersa shkonte ne nje konference per te paraqitur punen e tij. Udhrrefyesi i Alpeve Kurt Fritz i cili transportoi trupin me helikopter u vra nga nje ortek ne nje zone qe ai e njihte shume mire. Me pas ishte gazetari Rainer Hoelz i cili filmoi mumjen e luftetarit dhe qe vdiq nga nje tumor ne koke. Personi i katert qe vdiq ishte turisti gjerman Helmut Simon i cili zbuloi mumjen ne vitin 1991. Ai ishte shume i zemeruar qe nuk kishte marre ndonje kompesim nga shteti per zbulimin e bere. Viktima tjeter eshte Dieter Warnecke i cili mori pjese ne nxjerrjen e trupit te njeriut te Epokes se Akullnajave. Te gjitha keto vdekje duken se jane nga shkaqe te pranueshme dhe natyrale por ajo qe vazhdojne te insistojne perkrahesit e teorise se mallkimit eshte qe probabilititeti i vdekjeve te tilla te nje grupi te caktuar njerezish te lidhur ngushte me te njejten ngjarje, eshte 1 ne 1 milion.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency