Lista/ Emrat e ish-pronarëve që kompesohen, marrin 4 këste

0
266

Kërkesat për ish-pronarët e tjerë do të pranohen deri në 5 shkurt

Tokat shtetërore Agjensia për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ka publikuar emrat e pronarëve që përfitojnë kompesimin. AKKP përmend se 18 ish-pronarë përfitojnë katër këste të kompesimit me vlerë totale prej 57% të miratuar më Vendim të Këshillit të Ministrave.  “Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004. “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”. të ndryshuar, të pikës 11, të VK.M nr.256,  datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të  Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi  b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë  private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 18, kërkesave të subjekteve, me objekt  kompensimin apo shpërblimin e  pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, urdhëroj:Publikimin e listës për 18 kërkesa të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensim në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale”, – thuhet në urdhërin e AKKP-s.

 

Kompesimi

Pak ditë më parë Agjjensia për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave bëri të ditur se ka filluar procesi i pranimit dhe regjistrimit të kërkesave për kompensimin në të holla, nga fondi në të holla për vitin 2014, për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim. Përfitojnë kompensim, subjektet e shpronësuara që disponojnë një vendim përfundimtar dhe të ekzekutueshëm për kompensimin e pronës tokë truall, referuar radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit me të cilin aplikohet. Nga fondi i vitit 2014 nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, të cilët janë trajtuar më parë me kompensim për vendimin me të cilin aplikojnë.
Kompensimi bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës miratuar me VKM. nr. 514 datë 30.07.2014 “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë” sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit është 200 (dyqind) m² e sipërfaqes truall të caktuar për kompensim në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës të miratuar me VKM – në e mësipërme. Aplikuesit apo përfaqësuesit me prokurë kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në të cilën në rast përfitimi do të depozitohet shuma që përfitohet. Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:
– Kërkesën dhe deklaratën tip, që i bashkëlidhet VKM-së së mësipërme, të plotësuara sipas rubrikave. (për plotësimin e këtyre akteve aplikuesve do t’u ofrohet konsulencë nga punonjësit e AKKP-së të ngarkuar për pranimin e dokumentacionit);
– Titullin për njohjen dhe kompensimin e pronës, që sipas rastit, mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit apo Kompensimit të Pronave, si dhe vendim i gjykatës në rastet kur vendimet e sipërcituara janë ndryshuar në rrugë gjyqësore;
– Planvendosjen e vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim. Plani i rilevimit duhet të pasqyrojë konturin (kufirin) e pronës së vjetër duke përcaktuar qartë sipërfaqen e njohur, të kthyer dhe atë të njohur për kompensim;
– Dëshminë e trashëgimisë
– Prokurë, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
– Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare;
– Fotokopjen e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit me prokurë;
– Mandat pagesën për shumën 2 000 (dymijë) lekë.
Subjektet që kanë aplikuar për kompensim në të holla në vitet 2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2013 duhet të paraqesin pranë AKKP-së dokumentacionin e mëposhtëm:
– Kërkesën dhe deklaratën tip, që i bashkëlidhet VKM së mësipërme, të plotësuara sipas rubrikave. (për plotësimin e këtyre akteve aplikuesve do t’u ofrohet konsulencë nga punonjësit e AKKP-së të ngarkuar për pranimin e dokumentacionit);
– Dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashëgimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil.
– Prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008, 2009, 2011,2012 dhe 2013 ka kufizim në kohë për tagrin e përfaqësimit, tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar. Në rast se aplikimi kryhet për vendime të tjera, të ndryshme nga ai me të cilin është aplikuar në vitet 2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2013 subjektet duhet të plotësojnë dhe paraqesin pranë AKKP-së dokumentacionin e plotë (që përcaktohet më sipër) në përputhje me pikën 4 të VKM nr. 889 datë 17.12.2014.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency