Deklarata/ Nishani: Shqiptarët do jenë gjithnjë përkrah Francës

0
131

Bujar NishaniPresidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka lënë mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve të ambasadës franceze në vendin tonë pas sulmeve terroriste të ditëve të fundit në revistën satrike ‘Charlie Hebdo’, por edhe në një supermarket të Parisit.

Në fjalën e tij, menjëherë pasi ngushëlloi popullin francez, kreu i Shtetit i cilësoi akt barbar, sulmet terroriste, ndërsa shtoi se me marshimin e paqes, ky popull mposhti frikën dhe vërtetoi edhe njëherë se demokracia e liria mbetën të papërkulura.

“Ngushëllime dhe solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, shpreh simpatinë e madhe me popullin dhe autoritetet pas aktit barbar që ndodhi në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo’ në supermarkete dhe rrugë ku ekstremizmi dhe ligësia ndaj lirive dhe të drejtave u shfaq më e egër së kurrë, në qendrën e lirisë dhe demokracisë, Parisin. Ai ishte një sulm i dhimbshëm që s’ka të bëjë me fatalitetin e frikëm. Ku ka frikë nuk ekziston liria. Ku ka liri nuk ka frikë, Parisi tregoi që liria e mposht frikën. Marshimi i paqes ku morën pjesë drejtues nga mbarë bota tregoi se pavarësisht rreziqeve që ka liria dhe paqja kohezioni i demokracisë ekziston në planetin tonë.

“Garantoj popullin francez se shqiptarët do jenë gjithnjë përkrah Francës dhe aleancës së të drejtave dhe lirive, për ti çuar përpara dhe për ti mbrojtur ato. Liria e mbetet e rrezikuar dhe e kërcënuar, por ajo është e papërkulur”, tha më tej Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency