Ben Blushi: Nëse Rama më ofron post ministri? Nuk joshem me kaq pak

0
124

-ben_blushi“Mbas Charlie Hebdo feja Islame ka marrë një damkë shumë të madhë në sytë e botës”

“Islami është në rrugën e emancipimit kulturor dhe dyshoj që mund të jetë kështu përjetësisht”

Ish-ministri në disa kabinete të qeverive socialiste, deputeti i PS-së Ben Blushi deklaroi dje nëse do ti vijë ndonjë ftesë nga kryeministri Rama për tu bërë pjesë e ekzekutivit aktual nuk do ta pranojë. I ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, në intervistën me gazetarin Alban Dudushi, Blushi tha se pjesëmarrja në qeveri përbën një eksperiencë të kaluar për të që nuk e josh më. “Duhet të kem motiv shumë të fortë për tu rikthyer”, u shpreh ai. Po ashtu në këtë intervistë Blushi foli gjerë lidhur me ngarjen e ndodhur  në Charlie Hebdo, duke komentuar edhe idetë e tij për islamizmin.

 

Duke mbetur pak në kontekstin e Charlie Hebdo, thatë qe është shenjë e qartë e atij që mendon ndryshe, prandaj u asgjesua një redaksi e tërë si ajo e Charlie Hebdo, por në shkrimin që botuat të nesërmen e ngjarjes thuhet dicka më tepër që duket provokative, kemi të bëjmë me një Islam –Europian , jo një islam të importuar nga vendet e tjera, që vjen për shkak të ndarjes, për shkak të padrejtësisë,  për shkak të mënjanimit të cuarjes në cep të njerëzve që përfaqwsojnë islamin.

Është e vërtetë, që e besoj ketë gjë.Ditët e fundit jam munduar të mendoj gjatë. Sepse ne jemi mësuar që dikush që e lexon në mënyrë të deformuar fenë e vetë, në këtë rast Islamin, jeton në Pakistan apo Afganistan apo Palestinë dhe bëhet kamikaz. Për këtë arsye ai kthehet në terrorist edhe vret njerëz të pafajshëm duke i manipuluar me dogmën e vetë fetare, pavarësisht se ai mund ta besojë… Deri diku është e kuptueshme pasi në këtë pjesë të botës ka më pak kanale lirie, ka më pak informacion, më shumë homogjenizëm dhe një trysni dogmatike fetare dhe mediatike të caktuar. Ndoshta është më e lehtë të kthehesh në një kamikaz po them, s’po them terrorist në çdo rast. Në rastin e Charlie Hebdo, dhe në raste ne Francë, në Angli dhe në Belgjikë, rezulton që nuk është kështu. Këta ekstremist nuk janë mbartur- kanë lindur aty. Kanë lindur aty se gjyshërit apo prindërit e tyre kanë emigruar. Para 30-40-50 vjetësh dhe keta fëmijë me origjinë algjeriane apo marokene apo siriane, apo iraniane nuk ka rëndësi, kanë lindur dhe janë me nënshtetësi franceze, si lind sot një shqiptar që i kanë shkuar prindërit në vitet 90 në Greqi, ka lindur atje jeton me grekët, flet greqisht është shtetas grek, apo italian apo gjerman. Si ka mundesi që ky njeri pas 20 vjetësh i kthehet këtyre lirive pjesë e të cilës ai është vetë? Për shkak të këtyre lirive ai është aty, se nëse europa do të kishte qënë një kontinent i mbyllur sdo kishin mundësi prindërit e këtyre dy vëllezërve të jetonin në francë. Nëse Franca do i përjashtontë të huajt, atëherë ata nuk do kishin mundësi të jetonin në Paris. Pra ata janë përfitues të parë të asaj lirie që kanë sulmuar para 2-3 ditësh. Se cfarë kanë bërë? Duke sulmuar i kanë dhënë mundësi gjithë francezëve dhe europianëve të bëjnë një pyetje: a duhet ti hapim dyert për ekstra komunitarët? Dhe dua të them që ky lloj Islami- pavarësisht se ky është një deformuar- ky lloj Islami është një deivijm i ushqyer nga dy drejtime them, e para nga vendet e tyre të origjinës dhe e dyta nga kriza në europë. Se këta përvece ishin besimtarë në llojin e vet- për mua nuk ishin- ishin pjesë e margjinalizuar e shoqërisë franceze, që nuk u integruan dot …

 

Në Francë mund të jenë dhe polaket dhe ruset dhe shqiptaret mund të përmendim shumë..

E vertetë është fatkeqe që ta mendosh…dhe duhet ta them, bota nuk pret sot që të reformohet feja islame dhe të ndryshojë Kurani apo të ndryshojë Muhamedi, se janë gjëra që nuk ndryshojnë dhe nuk kanë mundësi të ndryshojnë..por ata që e interpretojnë, ata kanë arsye të reformohen. Pra interpretuesët dhe lëxuesit e dogmës dhe normës fetare kanë arsye të reformohen. Nuk presim që Kurani te rishkruhet- nuk ka pse- apo që Muhamedi të ndryshojë-që është në thelb të këtij debati-, ai është një gjurmë e historisë dhe është atje nuk mund të ndryshojë. Por ata që e lexojnë atë, kanë arsye të ndryshojnë- dhe është e domosdoshme. Kështu ka ndodhur me të gjitha fetë. Ka qëne shumë më fanatike evropa e krishterë. Ka qenë dhe evropa dikur në këtë fazë por njerzimi ndryshon. Ndryshon koncepti që ke për fenë dhe besoj që islami..sidomos mbas Charlie Hebdo, se nëse ka një fe që është goditur më shumë, është feja Islame. Ka marrë një damkë shumë të madhë në sytë e botës. E gjtihë bota po pret që ajo të ndryshojë dhe të mos ti krijojë botës kaq shumë tension dhe kaq shumë konflikte të panevojshme

 

Kam ndjekur me vëmendje të gjitha ndodhitë e atyre ditëve që ndodhi tragjedia e Charlie Hebdo. Një nga të parët që doli dhe  e dënoi ishte vetë Imami i Parisit dhe një pjesë e mirë e kominitetit mtysliman në Francë, por nga ana tjetër ka dhe zëra që nga gjeneza e vet Isalmi nuk është një fe e pajtueshme me vlerat e europës dhe me atë që europa sot predikon

Ka shumë njerëz që e pretendojnë këtë, duke menduar që islami, duke mos garantuar barazinë gjinore, se kjo është thelbi kësaj në fakt- sjell deformimet që ne i njohim dhe nuk është shumë kompatibël, shumë i përputhshëm me demokracinë, sepse të gjithë njerëzit që e bëjnë këtë i kanë këto pikëpyetje në kokë, shkojnë një për një tek vendet ku dominon islami dhe gjejnë që demokracia aty nuk është shumë e zhvilluar- përfshi dhe Turqinë po të duash. Është vendi më demokratik i kësaj bote po themi, po prapë nuk është shumë demokratike, se themi Turqia dhe Zvicra nuk kanë të njëjtën cilësi demokracie. Po prapë unë them ky është një process emancipimi, pra nëse shikojmë historinë e feve të tjera, hebreje dhe krishtere, fetë monoteiste,  sidomos kanë pasur dhe ato ciklet e veta, feja krishtere ka vrarë me dhjetra shkrimtarë, gjatë kohës së inkuizicionit apo më pas, apo artistë apo shkenctarë, po të ishin kursyer ndoshta do kishim më shpejt evolucion, mund të kishim pasur Steve Jobs para 100 vjetësh- nëse në kohën e inkuizicionit nuk do kishim vrarë kaq shumë mendje të ndritura…ja pra të gjitha fetë kanë kaluar në një proces emancipimi kulturor. Edhe islami kam përshtypjen është në këtë rrugë dhe dyshoj që mund të jetë kështu përjetësisht. Pra dyshoj që përjetësisht islami nuk mund të jetë kompatibël si doktrinë hyjnore dhe fetare me nevojën e njërezve për të qënë praktik. Se cfarë po bën sot dogma? Po pengon qytetarët e vet ata të cilëve u shërben të jenë më praktik dhe më të pajtueshëm me pjesën tjetër të botës. Unë nuk besoj kështu. Besoj se dhe ngjarjet e Charlie Hebdo është një pikë kthese që islami mund ta shfrytëzojë më mirë se kushdo tjetër.

 

Duke u kthyer prapë tek librat dhe duke mbetur në këtë kontekst bisede, tek “Hëna e Shqipërisë”  ju flisni dhe për rrezikun e një ekstremizmi fetar, madje dhe bashkëjetesën fetare ju nuk e shihni si një vlerë të përhershme por si një vlerë në rrezik…

E kam thënë nuk mund të parashikoj kush do të jetë portieri i kombëtares pas 30 vitesh apo si do të dalë ndeshja Gjermani Shqipëri në vitin 2015, por jam marrë me fenomenet, pra me raportin të pasur, të varfër dhe me polarizmin dhe se ku mund të na çojë kjo, në raportet e Shqipërisë me Kosovën. Në këtë kuptim kam thënë, në një të ardhme nuk përjashtohet fakti që të kemi organizime me karakter fetar, si në Kosovë. Në Kosovë janë dy parti,të regjistruara në zgjedhje me nuance totalisht fetare.Në Turqi e kemi në pushtet prej gati 10 vitesh, në Evropë po bëhet ky debat masivisht por nuk ka gjasa të ndodhi. Por ne si vend me predominance fetare me kete humbje besimi ndaj shtetit nuk e përjashtoj që mund të ketë parti me nuance fetare dhe që pastaj do futet në tregun normal të partive, duke bërë aleancë me njërën apo me tjetrën. Por duke pasur nuanca, ndoshta ky mund të jetë avantazhi i tyre, pavarësisht se unë nuk e uroj.

 

Pyetja e fundit dhe e pashmangshme është për politikën e ditës. Cilat janë marwdhëniet e tua tani me kryeministrin Rama dhe qeverinë ose qëndrimi yt ndaj tyre

Sot është ditë e dielë dhe bota ka më shumë probleme se ca kam unë me qeverinë shqiptare. Me shaka e them, por ia vlen të flasim për to. Dhe ky ishte pakti që unë erdha sot, që nuk duhet të flasim për politikë. Mund të më ftosh në emisionin tënd të darkës që mund të jetë më i përshtatshëm në politikë

 

Do ta bëj këtë pyetje dhe e vazhdojmë në Top Show. Në ndryshime të pritshme në qeveri një post ministror nga zoti Rama, do e mirëprisje?

Nuk e mendoj fare, por nuk më thotë ndonjë gjë të madhe, janë faza të kapërcyera në jetën time…Duhet të kem motiv shumë të fortë për tu rikthyer. Nëse e kam këtë ofertë, një gjë që e kam bërë…Jeta ka më shumë magnet se kaq pak, dhe unë kam filluar të gjej arsye të tjera për të jetuar më mirë, që janë letërsia është leximi dalja në natyrë, njohja e botës në përgjithësi, nuk besoj të kem arsye të joshem nga kaq pak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency