Operacioni / “Shkumbini” e “Miraka” në Elbasan, sekuestrohen fishekë e lëndë plasëse

0
145

fishekeAlma Çuka

Arrestohen disa të rinj. Ishin në mbikëqyrje të Policisë së Shtetit prej disa kohësh. Dyshohet për një organizatë të mirëfilltë, e cila trafikon lëndë plasëse dhe fishekë

 

Dy grupe të rinjsh, njëri në Elbasan dhe tjetri në Librazhd, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin trafikun e lëndëve plasëse dhe të fishekëve. Për këtë qëllim ata janë mbajtur nën vëzhgim për një periudhë kohore relativisht të gjatë. Policia e shtetit është vënë në dijeni për këtë qëllim dhe në bazë të një urdhri të veçantë ka udhëzuar Policinë e Qarkut Elbasan për veprime të mëtejshme. Burime nga Policia e Qarkut të Elbasanitbëjnë me dije se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe me një plan të hollësishëm për të neutralizuar dy grupet në fjalë dhe sekuestruar sasinë e lëndës plasëse dhe fishekëve që posedoheshin nga të rinjtë me qëllim trafiku. Operacionet e Policisë së Shtetit pritet të shtrihen në disa qytete të vendit. Kjo, për faktin se prej më shumë se një viti, trafiku i lëndëve plasëse ka shkaktuar ngjarje të rënda. Operacione të ngjashme me ato të Elbasanit janë kryer në qytetin e Vlorës dhe në Laç e Fushë-Krujë, ku dhe shpërthimet në ambiente private dhe publike kanë qenë më të shumta. Dyshohet se lënda plasëse e cila përdoret nga të rinjtë për të siguruar të ardhura, sigurohet nga depot e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa të dhëna të tjera bëjnë të ditur se një pjesë e tyre sigurohen nga firmat e ndërtimit të rrugëve.

 

Operacionet

Policia e Qarkut të Elbasanit ka finalizuar më sukses dy operacione, njërin të koduar “Shkumbini” të realizuar në qytetin e Elbasanit, ndërsa tjetri është realizuar në qytetin e Librazhdit i koduar “Miraka”. Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti, bëhet me dije se në Elbasan si pasojë e operacionit të zhvilluar në mënyrë të shpejtë është arrestuar 22-vjeçari O.Q., të cilit ju sekuestruan 83 copë kapsolla plasës detonatorë me fitila të gatshëm për të kryer plasje. Në listën e policisëdyshohet se janë edhe dy të rinj, për të cilët ka informacion se janë bashkëpunëtor në trafikun e lëndëve plasëse. Për këta të rinj policia nukjep hollësi të tjera, ndërsa shton se po punon për kapjen e tyre.

 

Operacioni në Librazhd

Policia e Qarkut të Elbasanit lajmëron se ka arrestuar më herët në Mirakë të Librazhdit, të dyshuarit Shefqet Allkja, 22 vjeç, Xhevit Hoxha, 36 vjeç, dhe Klajdi Hasani, 19 vjeç, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 93 kapsolla detonatorë, 800 fishekë si dhe 1.8 kilogramë lëndë helmuese merkur, e njohur ndryshe si zhivë. Dyshimet e policisë janë se të rinjtë do t’i shisnin materialet e sekuestruara dhe arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe eksplozivëve” dhe “Trafikim i lëndëve eksplozive e helmuese

 

 

Korçë

Krim në familje, nipi godet me sëpatë gjyshen

 

Një krim në familje ka ndodhur në Korçë, ku nipi ka goditur me sëpatë në kokë gjyshen e tij. Në lagjen nr.10 të Korçës, 21-vjeçari Pablo Hazizllari ka goditur gjyshen e tij nga nëna, 63-vjeçaren V.Çollaku, me sëpatë në kokë. Nga të dhënat e para, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të moshuarës, pas një konflikti mes saj dhe nipit. Nga hetimet e para mësohet se djali nga Maliqi i Korçës kishte shkuar në banesën e gjyshes dhe i kishte kërkuar para, por ka ndeshur në kundërshtinë e saj. Mësohet se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe përballë rezistencës së gjyshes, ka marrë sëpatën që ndodhej në banesë dhe e ka goditur. Gruaja është dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i riu, i cili u largua menjëherë pas plagosjes, u kap nga policia rreth një orë pas goditjes ndaj gjyshes.

 

 

Shkodër

Mori para nga studentët, u premtoi notë kaluese në provim

 

Një djalë i ri, student i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit.Sipas Policisë së Shkodrës, arrestimi i 23-vjeçarit Prel Peçi, lindur dhe banues në Lekbibajtë Tropojës, u krye ditën e djeshme. Burime zyrtare nga policia thanë se ndalimi i tij u bë pasi dy studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dega Gjuhë-Letërsi, Xh. P. dhe A. V., më 20 nëntor kanë bërë kallëzim ndaj tij se u ka marrë 750 euro dhe 25 000 lekë në këmbim të notës kaluese në disa lëndë. Peçi kishte premtuar se do të ndërhynte tek pedagogët për të mundësuar kalimin e tyre, por pas marrjes së parave ishte zhdukur. Hetimet ndaj tij zgjasnin prej disa kohësh, ndërsa vetëm ditën e djeshme u mundësua arrestimi pas informacioneve të marra në rrugë operative.

 

 

Lushnjë

Përfshihet nga flakët një ullishtë,shkrumbohenrreth 40 ha

 

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrën në fshatin Hajdaraj të Lushnjës, duke djegur ullinjtë e zonës si dhe pemët drufrutore. Burime të policisë dhe zjarrfikëses së këtij qyteti bëjnë me dije se flakët rrezikuan seriozisht banesat, të cilat ndodhen 500 metra larg vatrës kryesore. Për fikjen e tij u angazhuan tri mjete zjarrfikëse, dy nga Lushnja dhe një nga Fieri, si edhe forca të shumta të policisë së rendit, Policisë Bashkiake dhe banorë të zonës. Sipas të dhënave që policia dha nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se flakët u përhapën me shpejtësi të ndihmuar edhe nga era. Policia e ndihmuar dhe nga banorët bënë të mundur lokalizimin e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet lënia ndezur e ndonjë vatre për ngrohje nga pakujdesia e banorëve.

 

 

Tiranë

Aksidentohet për vdekje një kalimtare në Kombinat

 

Një grua ka humbur jetën, e përplasur nga një makinë në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Viktima rreth moshës 50-vjeçare ka qenë duke kapërcyer rrugën në momentin që është përplasur nga një automjet tip “Mercedes-Benz”. Mësohet se si pasojë e plagëve të marra, gruaja ndërroi jetë menjëherë pa mundur që bluzat e bardha ti vinin në ndihmë. Efektivët e policisë të sinjalizuar për aksidentin mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bën ndalimin e drejtuesit të mjetit me targa AA 755 FF. Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa vijojnë hetimet dhe po mblidhen dëshmitë e rastit.

 

 

Arrestimi  / Atentati ndaj Pajtim Serjanit, arrestohen dy të dyshuarit që paguan autorin Artur Baze

Arrestohen nga Policia e shtetit dy persona te dyshuar si porositës për atentatin ndaj shtetasit pajtim serjani mbrëmjen e datës 5 janar në rrugën e kavajës. Burime të Policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme arrestuan kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, si persona përgjegjës për kryerje e atentatit në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se personat e arrestuar rezultojnë të jenë me precedent të mëpërshëm penal. Sipas Policisë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, janë vënë në pranga në zonë ne Yzberishtit në kryeqytet, pasi uniformat blu kishin arritur të merrnin më parë informata në rrugë operative. Një tjetër veçori që del nga uniformat blu është fakti se gjatë arrestimit dy personat kanë paraqitur rrezikshmëri të lartë shoqërore, për shkak se në automjetin me të cilin ata udhëtonin, mbanin armë të kalibrit të rëndë. Dy të arrestuarit, dyshohet se kanë porositur shtetasin Artur Baze, për të vrarë në kryeqytet Pajtim Serjanin, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave vdekjeprurës. Serjani ndodhej në lokal i shoqëruar nga punonjësi I pulicisë, Roland Meta dhe me Denis Ramanin e Ditmir Reçin. Gjatë tentativës për të vrarë pajtim Serjanin, shtetasi Artur Baze u ekzekutua nga efektivi i policisë Roland Meta, i cili aktuakisht ndodhet në arrest me burg, me akuzën e vrasjes me dashje. Ndërkohë që edhe efektivi mbeti I plagosur nga dyluftimi me vrasësin e paguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency