Kërcënimi / Basha: Skema e Ramës do dështojë, PD s’ka pasur dhe s’do ketë takim me frikën

0
117

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413

Erneta Shevroja

“Edi Rama me aleancën me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë”

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi edhe një herë në lidhje me kërcënimet me jetë, që pretendohet seka marrë nga EmiljanoShullazi, akt për të cilin demokratët bëjnë përgjegjës drejtpërdrejtKryeministrin Edi Rama. Në një reagim të dytë zyrtar, kryedemokratiBasha u shpreh se kërcënimet janë skema për të frikësuar opozitën, që kjo e fundit të heshtë për lidhjet e kreut të qeverisë me bandat kriminale. Sipas kreut të opozitës, “Edi Rama nuk po kupton se skema e tij është dështake, është skema e një furacaku të dëshpëruar, i cili pasi e ka zhytur vendin në krizë e pasi ka themeluar një normë korrupsioni të përbindshme në çdo zyrë publike, kërkon që përmes inkriminimit dhe lidhjeve me krimin, të mbajë mbyllur fjalën e lirë, tenton të heshtë opozitën, e vetmja shpresë sot për ta nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Edi Rama”.

 

Reagimi i dytë

Në reagimin e dytë zyrtar, pasi u bë i ditur fakti se kryedemokratiBashaështë kërcënuar me jetë nëpërmjet deputetes së PD-së, Voltana Ademi, vetë kreu i opozitës e përqendroi reagimin e djeshëm në qëllimin e këtyre veprimeve. Ai bëri përgjegjës direkt kreun e qeverisë, Edi Rama. Sipas Bashës, qëllimi i Kryeministrit është ta bëjë opozitën të heshtë për lidhjet e tij me bandat kriminale, por edhe për deputetët e majtë që kanë precedentë penalë për trafik droge dhe prostitucioni. “Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses.Eshtë e qartë se Edi Rama me aleancën me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë”, – tha lideri i demokratëve,LulzimBasha, duke vijuar se “kjo nuk ka për të ndodhur dhe Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë ditë të sajën takim me frikën. Dhe nuk do të ketë kurrë një takim të tillë”

 

Skenari

“Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si EmiljanoShullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si kryetar i Partisë Demokratike”, – bëri të ditur kryedemokrati. Sipas Bashës, kjo nuk është diçka e paplanifikuar, por është një skenar i mirëpërgatitur për ta bërë opozitën të heshtë. “Ky skenar i Ramës ka nisur herët, ka nisur që ditën e tij të parë në Parlament, ku bashkë me betimin kërcënoi se s’kishim parë asgjë akoma. Madje, ai pikërisht për këtë u betua, për të sulmuar e goditur opozitën, fjalën e lirë.Skenari i tij për mbytjen e kritikës, kundërshtimit dhe fjalës së lirë, vazhdoi me dhunimin fizik të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, përmes deputetëve të inkriminuar, të sjellë enkas prej tij në atë sallë, me këtë qëllim, goditjen e së vërtetës, goditjen e kundërshtimit, goditjen e fjalës së lirë. Kjo dhunë u shoqërua siç e dini edhe me kërcënime me jetë për deputetin dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike”, – tha Basha nga selia blu. “Do të dështojë me turp çdo skenar i Edi Ramës dhe xhahilëve të tij”, – vijoi Basha.

 

Basha për Ramën

Kryedemokrati, referuar gjithë çfarë përshkroi më sipër, e etiketoi Kryeministrin Rama “furacak i dëshpëruar”. “Edi Rama nuk po kupton se skema e tij është dështake, është skema e një furacaku të dëshpëruar, i cili pasi e ka zhytur vendin në krizë, e pasi ka themeluar një normë korrupsioni të përbindshme në çdo zyrë publike, kërkon që përmes inkriminimit dhe lidhjeve me krimin, të mbajë mbyllur fjalën e lirë, tenton të heshtë opozitën, e vetmja shpresë sot për ta nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Edi Rama”, – deklaroi kreu i PD-së.

 

Partia Demokratike

“Përkundër zhvillimeve të fundit, – tha Basha, -opozita do të vazhdojë në misionin esaj të nisur për dekriminalizimin e politikës dhe do t’u shërbejë interesave të qytetarëve. Unë u bëj sot me dije qytetarëve të vendit, demokratëve dhe të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, se ne do të jemi këtu çdo orë më të vendosur se kurrë për tu përballur me të keqen. Do të zhvillojmë betejën tonë me lidhjet kriminale dhe do të çojmë përpara dekriminalizimin e qeverisjes, politikës dhe sferës publike në tërësi. Do të dështojë pra me turp çdo skenar i Edi Ramës dhe xhahilëve të tij”, – deklaroi Basha. “Çdo ditë, Partia Demokratike, opozita dhe unë do të jemi në shërbim të interesit më të lartë publik, në shërbim të së vërtetës.Të vërteta të hidhura ka shumë për Edi Ramën. Të vërteta të hidhura po dalin ditë për ditë në dritë për qeverisjen e tij, por vendi s’ka për të mbetur peng i asnjë bande”, – e mbylli reagimin kryedemokrati. Para dy ditësh, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, bëri të ditur për publikun se kryetari i PD-së,LulzimBasha, është kërcënuar me jetë nga EmiljanoShullazi, disa orë pasi ai është liruar nga paraburgimi.Kërcënimi është bërë nëpërmjet një deputetes së PD-së, Voltana Ademi, e cila menjëherë ka bërë denoncimin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Këtë fakt e bëri të ditur edhe vetë kreu i opozitës, Basha, në një reagim zyrtar për mediat. Ndërsa përplasja mes dy partive dhe liderëve të tyre, Rama-Basha vijon për këtë çështja, Prokuroria do të jetë ajo që do të zbardhë dhe do të jap verdiktin përfundimtar. Ndërkohë, deri tani Kryeministria ka ngritur dy padi penale ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, dhe sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani, për shpifje. Paditë u ngritën këtë javë pas denoncimeve të PD-së për lidhje të kreut të qeverisë Rama me bandat kriminale të vendit dhe promovim të krimit në administratën publike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency