Udhëzimi i plotë/ Deklarimet për të punësuarit, ja si ndryshuan procedurat nga 1 janari

0
126

të punësuarit ne zyraTatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në formë elektronike në administratën tatimore të punësuarit (përfshirë dhe punonjësit e papaguar të familjes së personit fizik, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht), që fillojnë punë për herë të parë apo të punësuar rishtazi pranë tij.

Ky deklarim me të dhënat e kërkuara për secilin punonjës bëhet të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës së të punësuarve të rinj apo rishtazi. Personat juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në formë elektronike në organet tatimore të larguarit nga puna, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit.

Nëse ata nuk deklarojnë largimin brenda këtij afati, detyrimet e tyre për kontributet e sigurimeve llogariten për të gjitha periudhat tatimore deri në datën e deklarimit në organet tatimore të punonjësve të larguar nga puna. Në të dy rastet deklarimi bëhet vetëm në formë elektronike dhe ai përmban të dhënat e deklaratës “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe e të larguarve nga puna” sipas rubrikave të formularit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

4.2 Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në organet tatimore vetëm në formë elektronike të dhënat për kontributet në total dhe për çdo individ, brenda afateve të caktuara. Deklarimi në formë elektronike përmban të dhënat e deklaratës “Listëpagesa e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi” sipas rubrikave të formularit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

4.3 Afatet e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore përcaktohen bazuar ne statusin e regjistrimit të tatimpaguesve.

a)Deklarojnë dhe paguajnë çdo muaj, brenda datës 20 të muajit pasardhës:

-Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe për tatimin mbi fitimin.

-Tatimpaguesit organizata jofitimprurëse, ente publike kombëtare apo vendore, fondacione të ndryshme, organizata politike apo shoqërore, persona të tjerë juridikë të cilët nuk regjistrohen në QKR, përfaqësi dhe ambasada të huaja, njësi të zbatimit të projekteve të veçanta dhe persona të tjerë të ngjashëm.

  1. b) Deklarojnë dhe paguajnë çdo tre muaj, mbi baza mujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik:

-Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të regjistruar për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

-Tatimpaguesit persona fizikë të regjistruar si persona të vetëpunësuar në aktivitet tregtar apo shërbimi ambulant në kuptim të Vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

-Tatimpaguesit persona fizikë kryefamiljarë që punësojnë individë si punëtorë shtëpie në kuptim të Vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

Afatet e deklarimit dhe pagesës se kontributeve janë në varësi të statusit të personit që detyrohet të paguajë kontributet dhe përcaktohen në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për Mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Deklarimi në formë elektronike i të dhënave për kontributet, sipas përmbajtjes së rubrikave të deklaratës “Listëpagesa e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi” si dhe pagesa e tyre, sipas tatimpaguesve, kryhet në afatet e mëposhtme:

Personat juridikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin

Jo me vone se, data 20 e muajit pasardhës

Personat fizikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin

  1. a) Kontributet e të vetëpunësuarit për vete
  2. b) Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes
  3. c) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
  4. d) Kontributet e të vetëpunësuarit për punëmarrësit

Jo me vone se data 20 e muajit pasardhës

 

Entet publike kombëtare apo vendore, organizatat jo fitimprurëse, fondacionet e ndryshme, organizatat politike apo shoqërore, përfaqësi dhe ambasada të huaja, njësi të zbatimit të projekteve

  1. a) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
  2. b) Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësit Mujore

Jo me vone se data 20 e muajit pasardhës

Personat juridikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël

  1. a) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
  2. b) Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësit

Për çdo tremujor, mbi baza mujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik

Jo më vonë se datat:

20 prill;

20 korrik;

20 tetor;

20 janar.

 

Personat fizikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël

  1. a) Kontributet e të vetëpunësuarit për vete
  2. b) Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes
  3. c) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
  4. d) Kontributet e të vetëpunësuarit për punëmarrësit

Për çdo tremujor, mbi baza mujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik

Jo më vonë se datat:

20 prill;

20 korrik;

20 tetor;

20 janar.

Personat e vetëpunësuar në aktivitet, tregtar apo shërbimi, ambulant sipas kuptimit të VKM përkatës.

-Kontributet e të vetëpunësuarit për vete.

Për çdo tremujor, mbi baza mujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik

Jo më vonë se datat:

20 prill;

20 korrik;

20 tetor;

20 janar.

 

Kryefamiljarët, që punësojnë persona si punëtorë shtëpie sipas kuptimit të VKM përkatës.

Kontributet për të punësuarit si punëtorë shtëpie.

Për çdo tremujor, mbi baza mujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik

Jo me vone se datat:

20 prill;

20 korrik;

20 tetor;

20 janar.

 

Vijon inflacioni i ulët, çmimet u rritën vetëm 0.7% në dhjetor

Në muajin dhjetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0.7%, njfotoi Instituti i Statistikave. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9%. Krahasuar me muajin dhjetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7.1%, grupi “Komunikimi” me 3.9%, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.1%, etj. Çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 6.9%, pasuar nga nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 3.4%, nëngrupi “peshk” me 2.2%, etj. Çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyra” u ulën me 6.4%, pasuar nga nëngrupi “Kafe, çaj e kakao” me 3.2%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 2.7% etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5.6%, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,1 %.

Krahasuar me muajin nëntor 2014 çmimi i eurodiezelit u ul me 7.6% dhe çmimi i benzinës u ul me 5.9%, thekson INSTAT.

Inflacioni vijon të mbetet nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh. Kjo shpreh konsum të kufizuar nga qytetarët dhe bizneset.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency