Rita zhvishet për Krishtlindje

0
184

rita-1_1551Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka vazhduar të provokojë publikun dhe fansat e saj. Ajo ka publikuar në “Instagram” fotografi interesante ku shihet e zhveshur, duke treguar trupin e saj. Natyrisht nuk mungon as kapela e Baba Dimrit dhe shikimi tejet seksi i shqiptares. “Zonjusha Baba Dimër”, ka shkruar Rita Ora në Instagram teksa po i feston Krishtlindjet. Rita besohet se është në prag të lansimit të albumit të ri.

 

Johansson: E teproj me fitnes

johansson-e-teproj-me-fitnes_hdAktorja Scarlett Johansson ishte njëra prej femrave më të suksesshme në Hollivud për vitin 2014. Sivjet ajo lindi fëmijën e saj të parë Rosen, por ka thënë se pas shtatzënisë nuk i është dashur shumë kohë që të rikthejë formën e trupit të saj. Në një intervistë për revistën “People”, ylli i filmit “Lucy” ka theksuar se para festave të fundvitit ushtron shumë fitnes që të jetë më në formë. “Përkujdesem që të shkoj në palestër para festave të fundvitit, – ka thënë Johansson. – Ushtrimet para bukës më bëjnë të ndihem mirë. Pastaj nuk brengosem nëse e teproj duke ngrënë ushqim”.

 

Aktorja Hayden Panettiere dhe boksieri prezantojnë vajzën e tyre

aktorja familjePas sjelljes në jetë të vajzës në datën 9 dhjetor, aktorja Hayden Panettiere së bashku me bashkëshortin kanë sjellë foton e parë familjare. Aktorja është rrëfyer për ndryshimet që ka pësuar pas ardhjes në jetë të vajzës, duke shtuar se asgjë nuk do jetë më si më parë. Hayden Panettiere dhe Vladimir Klitschko kanë publikuar foton e parë të vajzës së tyre që ka lindur pak ditë më parë. Ajo dhe boksieri shihen të buzëqeshur pranë vogëlushes me emrin Kaya Evdokia, në foton që kampioni i peshave të rënda ka publikuar në “Instagram”. Për revistën “People” aktorja ka thënë: “Ende po përpiqem të kuptoj ndryshimin që ka pësuar trupi im. Ndihem si një 80-vjeçare kur zbres shkallët dhe e di që disa gjëra nuk do të jenë më kurrë si më parë”.

 

Larg tradicionales, ja pema e Rihannas

pema_rihanaNdryshe nga pemët tradicionale Rihanna ka bërë një përjashtim, duke ndërtuar një pemë të çuditshme. Në një postim në “Instagram”, Rihanna e ka quajtur pemën e saj “Black Ice”. Pema të jep përshtypjen e diamanteve në qiell.

 

 Nikki Stanley, karateistja më e bukur në planet

nikki 2Në shikim të parë, Nikki Stanley duket të jetë prej vajzave të zakonshme dhe të buta, por aftësitë e saj fizike dhe akrobacionet që ajo bën, femrat e tjera vetëm mund t’i imagjinojnë, ndërsa shumica e meshkujve nëse provojnë ta imitojnë, do të lëndohen keq.

 

Jay Z feston ditëlindjen në Islandë me Beyoncen

jay 1Reperi legjendar, Jay Z, ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të me bashkëshorten e tij, Beyoncen. Dy superyjet kanë udhëtuar drejt Islandës për të shijuar dashurinë e tyre në borë në temperatura tepër të ulëta. Ata kanë shëtitur nëpër Islandë me helikopterin e tyre privat, teksa edhe kanë festuar duke pirë shampanjë. Beyonce është parë gjithnjë e buzëqeshur, teksa edhe e befasoi bashkëshortin e saj me një tortë gjatë darkës. Nga Islanda çifti është zhvendosur drejt Phuket të Tailandës për pushime.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency