Standard.al

Legalizimet/ Shtyhet deri në 31 janar 2014 afati për vetëdeklarimin. Lame: Jo çdo gjë e ndërtuar do të marrë tapi

Gëzim Saliu

 zone informale 2“14 drejtoritë rajonale dhe të 11 sportelet shtesë të hapura prej nesh nëpër qytete do të jenë në dispozicion të qytetarëve për kryerjen e procedurave të vetëdeklarimit deri në 31 janar 2015”

Afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje shtyhet nga 31 dhjetori 2014 për në 31 janar 2015. Kështu bëri të ditur dje drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili, duke renditur disa nga arsyet kryesore që çuan në këtë vendim, tha se ndër të parat radhitet ajo që ka të bëjë me emigrantët. “E bëjmë këtë shtyrje për disa arsye: 1. Për t’u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimeve. 2. Ditët e fundit janë kthyer në atdhe në mënyrë masive mijëra emigrantë, një pjesë e të cilëve kanë problem me legalizimin. Nëpërmjet shtyrjes së këtij afati deri në 31 janar, u japim mundësi atyre që qetësisht të bëhen pjesë edhe ata të kësaj reforme. Dua të informoj emigrantët dhe familjarët e tyre këtu se ALUIZNI është duke hartuar një program për mundësimin e kryerjes së procedurave të vetëdeklarimit dhe të disa procedurave të tjera të legalizimit, direkt përmes konsullatave shqiptare në vendet kryesore të qëndrimit të tyre. 3. Shtyrja e afatit do të ulte presionin mbi sportelet tona, duke krijuar më tepër mundësi për një shërbim më cilësor për qytetarët. Dhe 4, do të dëshironim që këto ditë të fundvitit, më mirë t’i kalonin me përgatitjen e festave, sesa në radhët e ALUIZNI-t”, – u shpreh Lame.

 

Deklarata

Duke pohuar shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit, Lame bëri të ditur se të 14 drejtoritë rajonale dhe t11 sportelet shtesë të hapura prej ALUIZNI-t nëpër qytete do të jenë në dispozicion të qytetarëve për kryerjen e procedurave të vetëdeklarimit deri në 31 janar 2015. “Përfitoj nga rasti të sqaroj qytetarët që ata që kanë vetëdeklaruar një herë gjatë këtyre viteve, nuk duhet të vetëdeklarojnë rishtas, sepse është i vlefshëm dokumentacioni që kanë depozituar një herë. Gjithashtu, do t’i ftoja qytetarët që në këto ditë fundviti dhe në ditët e para të Vitit të Ri, t’u lënë mundësi më tepër emigrantëve të cilëve u duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Bashkërisht e kemi nisur këtë reformë dhe bashkërisht do ta përfundojmë me sukses”, – u shpreh Lame. Nga ana tjetër, kreu i ALUIZNI-t u kujtoi qytetarëve se qeveria ka marrë një sërë masash për disiplinimin e situatës urbane në vend, duke nënvizuar se në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Kodin Penal, midis të cilëve edhe ai që i kthen ndërtimet pa leje në vepër penale të dënueshme deri në 3 vjet. “Veç kësaj, pas kësaj thirrjeje të fundit askush nuk mund të ankohet se nuk ka pasur mundësi të kryejë procedura vetëdeklarimi dhe se nuk ka pasur mundësi të përfshihet në proces. Dhe nuk duhet harruar se jo çdo gjë e ndërtuar do të ketë mundësi të legalizohet, veçanërisht kur flasim për kushtet ligjore që duhet të plotësojë çdo objekt”, – tha ai, duke shtuar se fokusi i ALUIZNI-t do të jetë legalizimi i banesave dhe i zonave informale. Nga 10 shtatori 2014 deri më sot, në katër muaj, janë vetëdeklaruar 72.000 qytetarë të tjerë, që i shtohen shifrës prej 270 mijë të mëparshmëve, bërë në fushatat e nisura që nga viti 2005 deri në vitin 2013.

 

Comments are closed.