Koreografja italiane Liliana Cosi: Rrënjët e luftës? Është agresiviteti që njeriu ka brenda vetes

0
119

Intervistoi: Violeta Murati

Koreografja italiane Liliana Cosi2Ajo rri e zhytur në sallën e errët, përballë skenës, në një nga stolat e vjetruar tashmë të Teatrit të Operas dhe Baletit. Mjedisi është i ngrohtë, ndihen të ndezur kondicionerët dhe për Liliana Cosin, koreografen italiane kjo godinë nuk i lë përshtypje, madje as nuk ja ka hedhur sytë. Siç thotë në gjithë udhëtimet e saj, ture në Amerikë apo në Evropë ajo ka vetëm dy itinerare: teatrin dhe hotelin. Për të realizuar një shfaqje baleti për publikun shqiptar nga repertori i kompanisë së tyre, për arsye kaq të thjeshtë ndodhet në Tiranë. Vepra është: “Risveglio Dell’Umanita”, balet me dy akte, me koreografi të Marinel Stefanescu, me muzikë të Igor Stravinksit, “Sagra della Primavera”, pjesën nga Bedrich Smetana “La Moldava” dhe Adrian Enescu, “Dialogo con l’Infinito”.

Solistë janë: Gerd Vaso, Endri Shkoza, Odeta Dishnica, Ledia Sulaj, Ervis Nallbani, Adela Muçollari, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Jonida Onuzi, Loreta Bala, Etleva Ostreni.

“Risveglio Dell’Umanita” është pjesë e repertorit të Kompanisë “Balletto Classico” Cosi – Stefanescu. Premierën e ka pasur në vitin 1986 duke korrur më pas sukses të madh edhe nëpër turne në Itali dhe jashtë saj, nga Evropa deri në Kinë e nga Libani deri në Japoni.

Kjo epokë është e mbushur me dhimbje, ndarje e tragjedi. Çdo vend pëson kriza të ndryshme por të gjitha janë të rënda dhe kërcënojnë vetë mbijetesën në tokë. Megjithëse shenjat e një “rizgjimi” po shfaqen…gati si një cikël që mbyllet: që shprehet në formën e dëshirës për bashkim dhe paqe. Ky është edhe mesazhi që kjo shfaqje përcjell.

Personazhi kryesor është “Njeriu” i cili do të sjellë ndryshimin për llojin e vet. (Ndryshimet më të mëdha në histori janë shpesh vepra të një njeriu të vetëm, i aftë të tërheqë shumë të tjerë).

“Kam zgjedhur ‘Sagra della Primavera” të Stravinski-t, e vendosur në një ambient gati përrallor të lidhur ngushtë me natyrën. Është një udhëtim në të kaluarën në zanafillën e njeriut, duke e dashur atë, ashtu si ka qenë, i brishtë në ashpërsinë e jetës primitive, por i lidhur përjetësisht me të gjithë elementet e natyrës”, është shprehur Marinel Stefanescu. Këtë koreograf, kolegja e tij italiane, e përshkruan në Tiranë një natyre agresive, edhe pse është ëndërrimtar e kërkon harmoninë. Në këtë kontrast të dy, si Cosi dhe Stefanescu kanë bërë kërkimet duke sjellë edhe për publikun shqiptar këtë vepër impresionuese mbi Njeriun.

 

Si erdhi bashkëpunimi me teatrin e Operas, pse kjo pjesë?

 Ideja ishte kur u vendos për herë të parë baleti nga Kledi Kadiu së bashku me balerinën Anbeta Toromanin. Këta ishin solistët, ku pjesë e grupit ishin dhe balerinë të tjerë shqiptarë, të cilët drejtoheshin nga koreografi Marinel Stefanesku. Në këtë moment ne diskutuam së bashku me drejtorin Ilir Kerni se çfarë mund të bënim diçka të përbashkët. Prej kësaj ishte nxitja. Më pas, kur u kthyem, vendosëm të bashkëpunonim duke parë se çfarë mund të bënim diçka për operan shqiptare, duke përzgjedhur nga repertori i kësaj kompanie.

 

 Pse u përzgjodh kjo vepër, ka domethënie, apo arsye personale?

Nuk ishte tamam zgjedhja jonë. Ishte Dorian Grori, balerini shqiptar që punon prej 12 vitesh në kompaninë tonë, ai zgjodhi këtë pjesë, të cilën e pëlqente shumë.

 

Ju i përkisni një brezi që në Itali ka pasur një disiplinë klasike, të fortë. Si e shikoni punën me trupën shqiptare?

Baleti është gjithmonë njëlloj, nuk ndryshon. Disiplina duhet gjithmonë në balet. S’ka rëndësi në është kontemporane apo klasik. Trupi i njeriut është kompleks por është elastik, por pavarësisht kësaj ka nevojë për disiplinë, për t’ju përgjigjur gjitha impulseve të brendshme të artistit. Është njësoj me tastierën e pianos, i cili duhet ta njohë mirë pianon dhe sigurisht prej kësaj varet interpretimi. Nuk ka rëndësi cilin kompozitor luan; ose je profesionist ose nuk je.

 

 Kjo është nxitja që morët për të ardhur në Shqipëri, për t’i qëndruar kësaj ideje?

Shtysa për të ardhur në Shqipëri ishte dëshira për rezultat. Doja t’i sillja publikut shqiptar një vepër që e kam shumë përzemër, dhe mendoj se ka shumë vlerë. Për mua i rëndësishëm është publike.

 

 Meqë jemi tek vepra, i përket vitit 1986, kur u krijua. Tek, ne, ka qenë izolim total, kultura ishte totalisht e atrofizuar në këtë drejtim, nga ideologjia. Çfarë po ndodhte në Itali në këtë moment, që mendoni se i përgjigjet koherencës së sotme në Tiranë?

Artistët janë njerëz të lirë. Ata kanë intuitë universale. Nuk i përkasin një momenti të caktuar. Ne vlerësojmë Stravinskin, edhe simfoninë e Bethovenit akoma na bën mishin kokërr. Artistët nuk janë për momentin, ato kanë vlera universale. Në vitin 1986 në botë ka pasur shumë luftëra, në Afrikë kudo, siç është edhe tani. Marinel Stefanesku atëherë e pa si artist, dhe thoshte çfarë mund të bëj? Ai pyeste: Cila është rrënja e luftës?Ajo ishte agresiviteti që njeriu ka brenda. Atëhere ai shkoi në rrënjët e botës primitive dhe kjo pjesa e parë, Sagra dela primavera, kjo muzikë të çon në zanafillën e botës. Atëherë pa njeriun e ashpër, dhe naiv nga ana tjetër. Por, që ka këtë agresivitet të fortë brenda. Sagra dela primavera, përfundon me vrasjen e viktimës, është një rit antik, për të bërë fli natyrës. Stefanesku donte një jepte një mesazh ndryshe: jo, njeriu primitiv rebelohet dhe vendos të mos e vrasë viktimën. Aq më tepër që në baletin tonë viktima nuk është virgjëresha, por është simbol i natyrës. Qysh në vitet ’80-të ishte mendimi se, njeriu kishte filluar ta vriste natyrën. Ai nuk pa viktimë vajzën por natyrën. Dhe ai do ta shpëtojë, po si do t’ja arrijë. Rrezikon, dhe projektoi një botë që ai nuk e njeh, një botë ndryshe. Vazhdon Sagra dela primaverës, me muzikë tjetër, me La Moldava, në të cilën krijon një raport me të gjithë elementet e natyrës, ajri, zjarri, toka, deti. Dhe akti i parë përfundon me njeriun, i cili gjunjëzohet para këtyre elementeve të natyrës. Në pjesën e dytë protagonist është njeriu, jo primitiv por modern, por njësoj është! (qesh)

Marinel Stefanesku vetë si tip, është agresiv, por ëndërron harmoninë, bukurinë. Pikërisht baleti i tij flet për bukurinë e harmoninë që ai vetë nuk i ka. Njeriu duhet të bëjë vetë zgjedhjen të jetë agresiv apo paqtor, fajin apo meritën e ka vetë njeriu. Çdo gjë varet nga personi, individi.

Pjesa e dytë, është një muzikë e cila është krijuar Adrian koleg i Marinelit, ka krijuar nënte pjesë të cilat janë shuam të ndryshme nga njëra tjetra. Kjo tregon këtë eksperiencë të njeriut që rrethohet nga lufta, zjarri. Janë momente të ndryshme, kur tërhiqet nga bukuria dhe harmonia e paqes, por nga ana tjetër tërhiqet pak edhe nga tërheqje nga dhuna. Sepse njeriu në vetvete kur është i dhunshëm, është i ndjeshëm i kënaqur pasi i jep jetë një bote të brendshme. Ndërkohë që në fund e shoqëron një muzikë shumë e bukur, vetëm një flaut i vetëm. Në fund të baletit shfaqet paqja. Dhe njeriu kur kujtohet nga ç’ka bërë më parë, ngadalë vendos të zgjedhë paqen si shoqëruese. Kjo shoqërohet nga skena masive prej trupës së baletit, kur herë janë në harmoni dhe më pas në lëvizje.

 

Ju vetë jeni ëndërrimtare, apo ju është dashur të luftoni së brendshmi për zanatin tuaj? Ka diçka personale që të shkakton reflektim në këtë shfaqje?

Brenda meje sigurisht është agresiviteti. Isha shumë e lumtur kur doja të bëja aktin e tretë, të Mjellmës së zezë, më pëlqente shumë ai rol. E rëndësishme është të kanalizojmë këto forca negative, kështu personazhi i mjellmës së zezë shkonte aty ku duhej.

Sigurisht unë dua të ndërtoj harmonin dhe paqen, e rëndësishme nuk ka rëndësi raporti me veten time, por me të tjerët. Çështje është se arrita të punoj me Stefanesku për 30 vjet, pasi pashë tek ai sinqeritetin. Sigurisht ai nuk është bashkëshorti im.

 

Në këto vite është shumë e dukshme fluksi i balerinëve shqiptarë drejt Italisë, integruar me botën artistike atje. Si e konsideroni këtë integritet, keqardhje pse nuk gjejnë akses tregu këtu apo jo?

Ata janë integruar dhe kanë qenë të suksesshëm pasi mendoj se, shkolla shqiptare është e mirë. Kjo është e vërtetë. Kështu po ndodh me gjithë botën me balerinët rusë. Edhe ata janë përhapur në gjithë botën, vetëm se Rusia është e madhe. Nuk ka ndonjë gjë pasi një copë Shqipëri është në Itali. Tani nuk ka më ndarje, ata zgjedhin një model.

 

Në këto ditë që jeni në Shqipëri, në pak fjalë, gjithmonë njeriu krijon një impresion. Në këtë rast çfarë ju ka tërhequr, ka krijuar kontrast tek ju?

Unë udhëtoj në gjithë botën në Amerikë e gjithë Evropën, ajo çfarë është e rëndësishme për mua janë dy: teatri dhe hoteli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency