Djali i Ronaldos, në lidhje me mësuesen 27-vjeçare

0
167

Djali i Ronaldos, në lidhje me mësuesen 27-vjeçareDjali i “fenomenit” brazilian të futbollit, Ronaldo, është vetëm 14 vjeç, por kur bëhet fjala për të zënë një dashur më të madhe, ai ka gënjyer paksa, duke u hequr si 18-vjeçar. Në grackën e tij ka rënë një 27-vjeçare, e quajtur Lu Bernardi. Vajza është mësuese në një kopsht fëmijësh. “Më ka mashtruar se ishte një i rritur. Është i gjatë 1.85 centimetra, si mund ta kuptoja që ishte 14 vjeç”, – tha mësuesja. Mësuesja më tej ka thënë se Ronald është i pjekur për moshën që ka, ndërkohë që fotot kanë bërë xhiro në web. Sakaq, vetë futbollisti Ronaldo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për “bëmën” e të birit.

 

Naigolanit i vjedhin kasetofonin e makinës

“Falënderoj aeroportin e Fiumiçionos për dhuratën e bukur të Krishtlindjeve!” Inati i Raxha Naingolanit publikohet në “Twitter”. Një surprizë e pakëndshme i ka ndodhur lojtarit të Romës, makina e të cilit ka rënë pre e disa hajdutëve brenda parkingut të aeroportit të kryeqytetit italian. Dy foto që dëshmojnë gjithçka, por më e rënda është fakti se fanellat që ishin në makinë ishin të destinuara si dhurata për fëmijët e sëmurë. Solidariteti me Naingolanin po bën xhiron e botës.

 

Roma me stadium të ri

Roma do të ketë një stadium të ri, tërësisht të vetin, me shumë mundësi duke nisur nga viti 2017. Punimet priten të nisin me fillimin e vitit të ri, ndërsa kapaciteti parashikohet të jetë 55-60 mijë vende. Pasi Juventusi ia doli, Roma nuk dyshon tek vetvetja, ndërsa në Itali janë të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha të largohen nga stadiumet e vjetër, aspak modernë të epokës bashkiake apo deri musoliniane, për të kapur trenin e Gjermanisë, Anglisë apo Spanjës. Kapiteni legjendar Françesko Totti do të mundohet të shtyjë “pensionin”, me qëllimin që të prekë të paktën një herë topin në impiantin e ri.

 

 Myler uron Krishtlindjet në shqip

Tomas Myler nuk është vetëm një futbollist i shkëlqyer, por ai është edhe një shembull në fushën e normave të mirësjelljes dhe përshëndetjes. Duke pasur fansa në të gjithë botën, sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka uruar për Krishtlindje në adresën e tij në “Facebook”. E veçanta është se ai uron edhe në gjuhën shqipe, të cilën e ka renditur si gjuhën e dytë më të rëndësishme. “Nesër është nata e shenjtë dhe jam i lumtur për këtë. Më në fund po shijojmë qetësinë dhe ndodhemi larg ndeshjeve, intervistave, por pranë familjes, ushqimit të mirë, qejfit dhe çlodhjes. U uroj fansave në gjithë botën ‘Gëzuar Krishtlindjet’!”, – shkruan Tomas Myler.

 

“Djajtë” e Mançesterit, dhurata për fëmijët në spital

Lojtarët e Mançester Junajtidit, përfshirë Robin van Persin, Angel di Marian dhe Huan Matën, vizituan “Royal Manchester Children’s Hospital” ku ndanë dhuratat e Krishtlindjeve për fëmijët e sëmurë. Treshes iu bashkuan edhe Ander Herrera, Fil Xhons, David de Gea dhe Markos Roho. Pacientët e vegjël u lumturuan nga vizita e heronjve të tyre dhe përveç dhuratave ata mundën të bënin edhe fotografi me “djajtë e kuq”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency