Kompania koncesionare/ Pas Zharrëzës, Bankers Petroleum shqetëson edhe banorët e Kozarës

0
111

tregu i naftesKompania koncesionare e naftës, Bankers Petroleum, pritet të zgjerojë aktivitetin në puset e naftës të fshatit Kozarë, çka i ka shqetësuar banorët e këtij fshati se mund t’u dëmtojë shtëpitë, gjë që prej vitesh po ndodh në zonën tjetër naftëmbajtëse në Zharrëz. 35 puse nafte të shpuar në vitet 75, aktualisht në shfrytëzim nga Albpetrol, do të kalojnë në shfrytëzim të Bankersit, sipas një marrëveshjeje të re hidrokarbure. Gjithashtu sipas planeve të kompanisë, Bankers do të shpojë dhe 4 puse të reja. Një pjesë e puseve janë vetëm 100-150 metra larg shtëpive. Në disa prej tyre aplikohet metoda e shpimit horizontal. Banorët janë të shqetësuar se Kozara do të pësojë të njëjtin fat si Zharrëza, ku shtëpitë janë dëmtuar nga tërmetet e vazhdueshme që sipas tyre janë shkaktuar nga aktivitetet e Bankersit në zonë.

Banorët e Kozarës propozojnë që, përpara se të nisë shfrytëzimi i puseve nga Bankers, të bëhet një inventarizim me foto i gjendjes aktuale të ndërtesave të rrezikuara. Në rast dëmtimi të ndërtesave, fotot do të përdoreshin për vlerësimin e dëmeve. Por kjo ide e banorëve nuk ka gjetur mbështetjen e Bankersit dhe as atë të kryetarit të komunës.

Ndotja nga puset e naftës ndikon në jetën e përditshme të banorëve, por zona nuk përfiton asgjë nga taksat e aktivitetit naftënxjerrës.

Disa studime kanë treguar se zakonisht shkak për tërmetet është uji i injektuar nën tokë nga kompanitë naftënxjerrëse. Presioni i ujit të injektuar dëmton vijat e thyerjeve tektonike duke shkaktuar lëkundje sizmike. Autoritetet mbikëqyrëse në SHBA kanë shtuar monitorimin e vëllimeve të ujit të injektuar në ato zona ku ka pasur tërmete, dhe me raste kanë pezulluar këtë aktivitet ose kanë vendosur kufizime në vëllimet e ujit të injektuar.

Ndërkohë në Shqipëri, protestat e banorëve të Zharrëzës kanë rënë në vesh të shurdhër. Megjithëse u vendos një aparatmatës sizmik për të identifikuar burimin e tërmeteve, nuk ka dalë asnjë konkluzion nga grupi i punës që punon me aparatin.

Banorët e Kozarës kërkojnë të parandalojnë me çdo kusht dëmtimin e shtëpive të tyre dhe kërkojnë mbështetjen e shtetit shqiptar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency