Buxheti 2015/ Kreditë dhe banesat sociale që do të japë Bashkia e Tiranës

0

banesa-socialeProjektet strategjike do të jenë zgjatimi i bulevardit verior dhe rehabilitimi i lumit te Tiranës, ndërtimi i terminalit dhe projekti i linjës së tramit

Loading...

Për vitin 2015, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të japë kredi për bizneset e reja si dhe banesa sociale për shtresat në nevojë. Në buxhetin e miratuar dy ditë më parë, parashikohet që të ofrohet edhe bonusi i qirasë dhe shpërblime për nxënësit e shkëlqyer. “Transfertat për individët përbëhen nga transfertat për mbështetje sociale të shtresave në nevojë si bonusi i qirasë, stimuj ekselence, si ai për nxënësit e shkëlqyer dhe stimuj të tjerë si pagesa për bebet, të cilat do të vijojë të ofrohen nga Bashkia e Tiranës edhe për periudhën në vijim. Për vitin 2015 do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për mikrokredi ose kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj, në shumën 10,000,000 lekë. Për vitin 2015 do të vijojë të ofrohet nisma më e re e Bashkisë së Tiranës në kuadër të mbështetjes së biznesit dhe punësimit në shumën 40,000,000 lekë, fondi i projektit në mbështetje të SME-ve në bashkëpunim me AADF dhe NorFund. Ky projekt konsiston në formimin e partneritetit midis donatorëve për të krijuar një institucion financiar kredidhënës efikas dhe serioz. Qeveria norvegjeze ka rënë dakord që të mbulojë të gjitha kostot paraprake të start-up të bizneseve, ndërkohë që partnerët AADF dhe BT do t’i përdorin fondet e tyre totalisht për kapital kreditimi. Projekti do ti përgjigjet mungesës së financimeve të orientuar për sipërmarrjet/ bizneset MSME (micro, small, medium-sized enterprises) do të menaxhohet nga CFF Albania dhe do të mbikqyret nga bordi drejtues i përbërë nga donatorët e përfshirë”, – thuhet në buxhetin për vitin 2015.

 

Financimi nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve

Njësitë e qeverisjes vendore përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit nëpërmjet Fondit për Zhvillimin e Rajoneve. Ky fond përfitohet për financimin e projekteve për të cilat aplikojnë njësitë e qeverisjes vendore, në fushat e infrastrukturës rrugore vendore, arsimit, shëndetësisë, kulturës etj. Aplikimi për fonde bëhet pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për objektet e infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve publike dhe pranë Ministrive të linjës për fushat e tjera, si: arsimi, kultura etj. Projektet miratohen nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, mbi bazën e politikave dhe programeve të zhvillimit të rajoneve të Shqipërisë i cili përcakton edhe masën e kontributit/bashkëfinancimit nga njësitë e qeverisjes vendore. Komiteti merr vendime bazuar në raportet e sekretariateve teknike të ministrive të linjës, të cilat bëjnë vlerësimin tekniko-ekonomik dhe listimin e projekteve të propozuara nga njësitë e qeverisjes vendore, bazuar në VKM nr. 135, datë 3.2.2010 “Për përcaktimin e kritereve për ndarjen e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve”. Për vitin 2014, me vendimin nr. 4, datë 9.5.2014 “Për financimin e projekteve në zbatim të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve”, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve i ka akorduar Bashkisë së Tiranës për infrastrukturën rrugore shumën prej 50,637,960 lekësh për projektin “Rikualifikim urban, blloku i kufizuar mes rrugëve “D. Hima-Sh. A Pazari-Stadiumi “Qemal Stafa” si dhe për projektin “Rikonstruksion i rr. Shote Galica”, njësia bashkiake nr. 1, në shumën 48,179,036 lekë. Me vendimin nr. 6 date 10.6.2014 “Për financimin e projekteve në zbatim të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve”, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve i ka akorduar Bashkisë së Tiranës në fushën e arsimit parauniversitar shumën prej 189,978,998 lekë për objektet: “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare në zonën e ish-kombinatit tekstil”, shkolla qendër komunitare, terrene sportive në 4 shkolla, “Shkolla 7 Marsi”, “Shkolla e Kuqe”, “Servete Maci” dhe “Skënder Luarasi”, “Rikonstruksion i plotë dhe shtesë ambientesh në shkollën e mesme “Qemal Stafa”.

 

Donacione për tramin dhe lumin e Tiranës

Mbështetur në programin e ngritjes së fondeve dhe në procesin e bashkëpunimit dhe koordinimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe vendas që operojnë në Tiranë, Bashkia e Tiranës, në përputhje me prioritetet e vendosura për periudhën afatmesme dhe projektet që janë në vijimësi, parashikon të realizojë nëpërmjet projekteve me donatorë shumat si më poshtë: 3.225.000 USD, 46.273.181 euro dhe 24.716.930 lekë. Projektet me donatorë konsistojnë kryesisht në rritjen e kapaciteteve të stafit të Bashkisë së Tiranës dhe ofrimin e asistencës teknike. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka përfituar mbështetjen nga partnerë ndërkombëtarë për realizimin e projekteve strategjike siç janë zgjatimi i bulevardit verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i terminalit apo projekti i linjës së tramit. Për të gjitha këto projekte, Bashkia e Tiranës ka detyrimin e rimbursimit të vlerës së TVSH-së për subjektet zbatuese, pasi ky tatim nuk mbulohet nga fondet e donatorëve.

 

 

Tabela e investimeve 2015-2017 Në mijë lekë
Viti 2015 Viti 2016 Viti 2017
  Programi Shuma Pesha Shuma Pesha Shuma Pesha
1 Shërbimet Publike Vendore 921,144 27% 1,100,526 32% 998,342 29%
2 Menaxh. i Rrugëve dhe Transportit Publik 962,068 28% 682,605 20% 762,737 22%
3 Arsimi Parauniversitar dhe Edukimi 785,690 23% 853,117 25% 808,272 23%
4 Kujdesi Social 109,853 3% 29,725 1% 24,000 1%
5 Strehimi dhe Planifikimi i Territorit 504,190 15% 695,827 20% 814,863 23%
6 Zhvillimi Ekonomik dhe Punesimi 26,084 1% 50,200 1% 44,709 1%
7 Kultura dhe Turizmi 29,929 1% 37,000 1% 47,076 1%
8 Zhvillimi i Rinisë dhe Sportit 2,434 0% 1,000 0% 0 0%
9 Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi 33,154 1% 0 0% 0 0%
10 Rendi dhe mbrojtja civile 4,180 0% 0 0% 0 0%

TOTALI

3,378,726

100%

3,450,000

100%

3,500,000

100%

 

 

Pas buxhetit të Tiranës/ Miratohet buxheti i Bashkisë Kamëz për vitin 2015

Me shumicën e votave Këshilli Bashkiak i Kamzës ka miratuar buxhetin e vitit 2015. Gjatë prezantimit përpara anëtarëve të Këshillit, kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, tha se ashtu si vitet e mëparshme, investimet do të jenë përparësi në buxhetin e vitit 2015, i cili në pjesën më të madhe të tij bazohet në të ardhurat e vetë Bashkisë. “Kemi qenë koherentë lidhur me afatet ligjore për t’i zbatuar ato dhe për të miratuar buxhetin brenda këtij viti, çfarë do të thotë se buxheti do të jetë i gatshëm për t’u zbatuar që nga data 5 janar, kur fillon viti i ri ose më saktë dita e parë e punës”, – është shprehur Mziu. Kryebashkiaku i Kamzës tha se janë shfrytëzuar të gjitha resurset e mundshme, duke u bazuar në kuadrin ligjor, për të pasur të ardhura, të cilat do të konvertohen në investime dhe në shërbime ndaj qytetarëve. Kreu i Bashkisë ka bërë me dije se vlera e buxhetit për vitin 2015 është 715,6 milionë lekë, ndërkohë që buxheti i vitit 2014 ishte 683,5 milionë lekë. Nga 715,6 milionë lekë të buxhetit 2015, parashikohet që 504,5 milionë lekë të jenë të ardhurat nga vetë Bashkia, në bazë të paketës së re fiskale të hartuar për vitin 2015. Pra, ka një rritje të të ardhurave nga Bashkia. Ndërkaq, 211 milionë lekë janë të ardhurat nga granti i qeverisë, transferta e pakushtëzuar, të cilat janë 7-8% më pak sesa dy vite më parë, ndërkohë që nga viti 2007 deri në vitin 2013 granti i qeverisë pati njohur një rritje progresive. Përqindja e buxhetit që do të shkojë për investime, është 54% e tij. 20% e tij shkon për shpenzime operative (funksionimi), ku një pjesë të konsiderueshme e zënë shpenzimet për dy ndërmarrjet në varësi, një pjesë e këtyre shpenzimeve është edhe për sportin, kulturën, arsimin, kurse rreth 26% e buxhetit do të shkojë për paga dhe sigurime shoqërore. Ndër investimet publike më të rëndësishme që do të realizohen nga buxheti i vitit 2015 është ndërtimi i tetë rrugëve të reja në lagje të ndryshme të qytetit; ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në 10 rrugë; hapje e hapësirave publike; blerje e pemëve dekorative; investime në rrjetin e ujësjellësit; blerje makinerish për pastrimin dhe çeljen e hapësirave publike e të tjera investime që do të shkojnë në dobi të komunitetit dhe do të përfshijnë çdo lagje apo zonë të Kamzës. Ndërkaq, në këtë mbledhje është miratuar edhe paketa fiskale dhe struktura e Bashkisë për vitin 2015, të cilat, siç i quajti kryebashkiaku Mziu, janë tri dokumente tepër të rëndësishme dhe të lidhura me njëra-tjetrën.

 

 Festa/ Janullatos dhe Imzot Rrok Mirdita urojnë besimtarët për Krishtlindjet

“Rrëfimet e Ungjillorëve për Lindjen e Krishtit na theksojnë vështirësitë e mëdha që kaloi shpëtimtari i botës. Por njëkohësisht përcaktojnë shembullin për ata që na shohin me devocion. Jezui u përul duke theksuar vlerën e të përulurit. Lindi në vend të varfër duke treguar dinjitetin e të varfërve. U persekutua duke theksuar dinjitetin e atyre që ndiqen me të padrejtë. U mundua si fëmijë që të mos harrojmë të drejtën dhe nevojën e familjeve të devota. Por mesazhi më të thellë të festës na e zbulon ungjillori Joan, ai tha: Në fillim ishte Fjala dhe Perëndi ishte Fjala dhe Fjala u bë mish dhe qëndroi ndër ne. Mishërimi i fjalës mbështet sigurinë se atje ku do Perëndia, mposhtet rregulli i natyrës. Dhe kjo na fal mundësinë për të kapërcyer të pamundurat nga ana njerëzore. Le të kremtojmë Krishtlindjen duke marrë frymëzim, besim dhe shpresë për kapërcimin e problemeve tona personale e sociale. Krishtlindje të bekuara!”, – ishte urimi i Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Ndërsa Imzot Rrok Mirdita, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve, duke dhënë mesazhin e faljes, bujarisë dhe drejtësisë. “Të Krishterët përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit, birit të Hyjit në Betlehemin e Judesë. Çdo gjest dashurie e miqësie që shfaqet në jetën tonë është vezullimi i dritës që çon drejt Betlehemit. Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë. Festa e Krishtlindjes është festa e gëzimit. Për secilin nga ju, Hyji e ka ndezur një yll, për t’ju mbushur me gëzim e për t’u udhëhequr në takimin me Krishtin. Ai yll ndriçoftë sonte e përgjithmonë jetën tuaj në familjet tuaja. Për shumë vjet Krishtlindjet, të gëzuar e të lumtur Vitin e Ri 2015!”, – ka uruar kreu i Kishës Katolike të Shqipërisë.

 

 

Loading...